LIVE UPDATES
Politike

Balla rreshtore me vartësit, harron 'KRYEPOROSINË' e Ramës, asnjë fjalë për fatin e Ervis Martinajt

Kur po bëhet viti nga zhdukja e të ashtuquajturit "mbreti i lojrave të fatit", ende nuk ka asnjë të dhënë shtesë për fatin e Ervis Martinaj.

17 Korrik 2023, 10:49 Nga k.m.
Balla rreshtore me vartësit, harron 'KRYEPOROSINË' e
Taulant Balla dhe Ervis Martinaj

TIRANË- "Keni 100 ditë kohë, dua përgjigje se çfarë është bërë me Ervis Martinajn,"-kjo ishte porosia e kryeministrit Edi Rama më 7 shtator, ditë që postin e kryepolicit e mori Muhamet Rrumbullaku. Por po mbushet viti, e skandali në Shqipëri kap skandalin, e ende nuk ka asnjë përgjigje definitive.

"Si është e mundur që Policia e Shtetit ende nuk e ka një përgjigje për fatin e njërit prej figurave më të larta të krimit të organizuar në Shqipëri. Është e papranueshme që mediat çdo natë janë bërë si Big Brother, jo u vra, jo nuk u vra ai që ishte shumë i kërkuar nga policia. Lajme me luanë, me bamirësa, me oligarkë, si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit Shqipëri. Policia nuk di ende ta thotë ‘ore u vra apo nuk u vra’. Kush e ka penguar ta thotë? Kjo dilemë duhet të marrë fund sa më parë,”-kërkoi Rama atëherë, duke e lënë si një porosi të veçantë, që duket se u harrua. Për disa muaj me radhë, në çdo dalje publike, Rrumbullaku pyetej lidhur me hetimet, e theksonte se ishin "në rrugë të mbarë".

Por më shumë duket se paska qenë një rrugë pa fund. Kur po bëhet viti nga zhdukja e të ashtuquajturit "mbreti i lojrave të fatit", ende nuk ka asnjë të dhënë shtesë që mund të vërtetojë fjalët e Rrumbullakut.

Megjithatë duket se jo vetëm kryepolici, por edhe ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla ka "harruar" porosinë e kryeministrit. Sot në prezantimin e tij të parë që nga marrja e detyrës para strukturave, Balla u mor vetëm me çështjen e Rrajave, e shqetësime të tjera që duhet të ishin një kapitull i mbyllur për Policinë e Shtetit. Për Ervis Martinajn? Asnjë fjalë!

Sidomos tani që çështja e tij është rikthyer në media pas deklaratave të bujshme të këngëtares nga Kosova, Fjolla Morina që përmend emra që sipas saj kanë gisht në zhdukjen dhe më pas (sipas saj) vrasjen e biznesmenit. Ajo kërkon nga shteti që të arrestojnë Ramush Haradinajn, ish-partnerin e saj Fisnik Sylën, Morena Tarakun e mbi të gjithë Durim Keçin, të cilin e cilëson si personin që është në dijeni se ku ndodhet Ervis Martinaj. Megjithatë nuk është e vetmja që dyshon që Martinaj është vrarë.

Xhaxhai i tij, Faik Martinaj akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama si sponsor politik të rrëmbimit dhe zhdukjes së nipit të tij, duke u shprehur 100% i bindur për akuzat. Sipas tij zhdukja e Ervis Martinajt nuk ishte thjesht përplasje mes bandash, por një ekzekutim i organizuar nga nivelet e larta të politikës dhe të biznesit, në shërbim të të cilëve u vunë 6 banda. Në intervistën e tij të parë dhe të fundit, të paktën deri më tani, Faik Martinaj e quajti Edi Ramën “organizator”, “ideator” dhe “iniciator” të vrasjes së Ervis Martinajt.

“Ne e dinim, se ne na e ka dhanë mesazhin ky kryeministri i Shqipërisë, fatkeqësi kombëtare, kryekrimineli i kombit shqiptar, Edi Rama na e ka dhënë mesazhin që në fushatën e vitit të kaluar, që i ka thënë se “i them atij drejtorit të basteve” dmth që atëherë na ka kërcënu, se “ia dimë targën e makinës” e kështu dmth. Unë e di zhdukjen e nipit tim, është kryeministri, organizatori është kryeministri Edi Rama me bandat e tij edhe me gjithë oligarkët që i kanë interesat nga bregdeti i jugut. Kryesori, kryekrimineli i zhdukjes së nipit tim. Se hasmi të vret, nuk të zhduk kufomën. Nuk i intereson me e zbulu. Ky (Rama) ishte iniciatori. Ky ishte organizatori i zhdukjes. Shiko, hasmi të vret, nuk e zhduk kufomën. Këtë, vetëm shteti, një SpiroKolekë i dytë dmth i zhduk kufomat. Bandat e Edi Ramës, ata që kanë zaptu bregdetin e jugut, bandat e Edi Ramës, i din Edi Rama, e din, krimineli e din, kryekrimineli është Edi Rama.  Jo, jo, bandat janë të Edi Ramës. Të gjitha këto. Është iniciatori, është ideatori i të gjithave. Skenari është i Edvin Kristaq Rama, krimineli i kombit. Jo moj, ca është zhduk, e ka thënë Edi Rama që në zgjedhjet e kaluara…na ka thënë do t’ju eleminoj…”

Zhdukja e një nga personave më të kërkuar të Policisë së Shtetit është 'larë' me dënimin prej 2 vite e 10 muaj burg të Jeton Lamit, i cili akzuohet vetëm për shpërdorim detyre sepse shoqëronte biznesmenin Ervis Martinaj para zhdukjes së tij. Ish-agjenti i Operacioniales u arrestua në Gusht të 2022, vetëm disa ditë pasi familja e Ervis Martinajt kallëzoi humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin.

Jeton Lami rezultoi ndër personat e fundit që kishte patur kontakte me Martinajn, e vërtetuar dhe me pamje filmike në një hotel në Durrës. Por që nga gushti dhe deri më tani, Jeton Lami nuk ka pranuar që të flasë. Për Jeton Lamin, më 26 dhjetor, Prokuroria e Kurbinit zgjati edhe me 3 muaj të tjerë afatin e hetimit për Jeton Lamin, duke arsyetuar se do të kryejë veprime të tjera hetimore. Megjithatë ai nuk foli kurrë, përveç takimit të supozuar me ish-kryepolicin Gledis Nano. Por takimi nuk u pranua asnjëherë as nga Nano dhe as nga kryeministri Edi Rama. 

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. E me shumë gjasë, i tillë do të vazhdojë të jetë...

zhdukja e ervis martinajt taulant balla

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë