LIVE UPDATES
Politike

Balluku inspekton punimet në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”: Investime për t’ju përgjigjur fluksit në rritje të pasagjerëve

Investimi i përgjigjet rritjes së ndjeshme të numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve. Të dhënat e muajve të parë të këtij viti parashikojnë që viti 2024 të sjellë në Shqipëri një numër akoma edhe më të madh të pasagjerëve, krahasuar me vitin e kaluar.

12 Prill 2024, 19:28 Nga M.B
Balluku inspekton punimet në Aeroportin Ndërkombëtar
Rinas

RINAS- Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” po punohet paralelisht në disa fronte, me qëllim rritjen e kapaciteteve të këtij aeroporti. Punimet janë fokusuar në zgjerimin e terminalit, rehabilitimin e pistës, si dhe shtimin e vendqëndrimeve të avionëve. Investimi i përgjigjet rritjes së ndjeshme të numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve. Të dhënat e muajve të parë të këtij viti parashikojnë që viti 2024 të sjellë në Shqipëri një numër akoma edhe më të madh të pasagjerëve, krahasuar me vitin e kaluar.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj inspektuan nga afër ecurinë e punimeve, ku janë marrë të gjitha masat që ndërhyrjet që po realizohen të mos ndikojnë në operimin e aeroportit. Drejtori Et’hemaj tha se zgjerimi i terminalit rrit kapacitetet përpunuese të aeroportit, ndërsa tek pjesa e re që po ndërtohet do të shtohen edhe 3 Gate.

“Po ndërhyhet për të mbështetur rritjen e numrit të pasagjerëve. 15 mijë metër katrorë këtu akomodojnë 13 mijë pasagjerë. Në përfundim të fazës së tretë, aeroporti i Tiranës, në orën më të ngarkuar, akomodon 30 mijë pasagjerë. Ne jemi në gjendje të akomodojmë në një orë 30 mijë pasagjerë. Kjo është ekzakt çfarë duhet të bëhet. Investimi shkon së bashku me rritjen e pasagjerëve”, tha Et’hemaj.

Sa i takon pistës, zgjatimi i saj do të bëjë të mundur fluturimet transoqeanike. I gjithë investimi parashikohet të jetë gati verën e vitit të ardhshëm. Gjithashtu ndërtimi i rrugës lidhëse krijon lehtësira në menaxhimin e trafikut ajror.

Vitin e kaluar në tre mujorin e parë në aeroportin e Rinasit ka pasur 92 fluturime në ditë, ndërkohë që gjatë vitit 2024 janë 147 fluturime, një shifër që tregon rritjen e madhe të fluksit të pasagjerëve.

Ministrja Belinda Balluku theksoi se pikërisht kjo rritje shton ndjeshëm nevojën për investime, ndërsa solli në vëmendje të gjithë planin e Qeverisë Shqiptare për zhvillimin e sektori të avancionit civil.

“Është kënaqësi shumë e madhe që të shikojmë se si strategjia e Qeverisë Shqiptare për ngritjen e aviacionit civil në një shkallë tjetër ka filluar të implementohet dhe tashmë është e materializuar. E kemi nisur këtë proces në 2019, kur kemi shpallur një strategji të mirëstudiuar dhe të vendosur mbi baza, në bashkëpunim me partnerët tanë EUROCONTROL, IATA dhe të gjithë aktorët e tjerë ndërkombëtarë. Kemi bashkëpunuar me kompani të huaja të cilat kanë ekspertizën, duke qenë se Shqipëria vinte nga një proces le të themi shumë bazik i aviacionit civil deri në vitin 2019”, tha Balluku.

Ministrja Belinda Balluku shtoi më tej se rritja e trafikut ajror dhe zhvillimi që po merr aviacioni civil në Shqipëri kanë nevojë edhe për kapacitete të reja në burimet njerëzore.

E gjithë kjo strukturë e madhe aeroportuale, e ndërtuar nga veriu deri në jug do të ketë nevojë për kapitalin njerëzor, që është më i rëndësishmi. Por në aviacion, ndryshe nga fusha të tjera, që të ngresh një ekspert të navigimit, siç janë kontrollorët e navigimit ajror, apo të ngresh një ekspert të aeroporteve duhet punë. Nuk është një proces i lehtë dhe për më tepër duhen akademi të mirëfillta të cilat trajnojnë dhe certifikojnë. Më pas përmes proceseve të aviacionit civil ne japim licenca. Nuk është thjesht një certifikim. Licencojmë të gjithë këta ekspertë si në navigim apo aeroportual. Për këtë arsye ne kemi nisur punën për ngritjen e një akademie”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se një tjetër sektor që do të zhvillohet në Shqipëri, si në aeroportin e Vlorës ashtu edhe atë të Tiranës, është ai për mirëmbajtjen e avionëve. Një sektor që deri më tani ka munguar në vendin tonë dhe që do të kërkojë gjithashtu kapacitete shtesë njerëzore.

aeroporti nene tereza

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet