LIVE UPDATES
Politike

Balluku viziton shkollën e rikonstruktuar në Klos: Kushte e standarde më të mira për nxënësit

Tre shkolla në bashkinë e Klosit i janë nënshtruar një rikonstruksioni të plotë duke ofruar kushte shumë më të mira për të gjithë nxënësit

11 Shtator 2024, 17:32 Nga M.B
Balluku viziton shkollën e rikonstruktuar në Klos: Kushte e standarde
Belinda Balluku

KLOS- Tre shkolla në bashkinë e Klosit i janë nënshtruar një rikonstruksioni të plotë duke ofruar kushte shumë më të mira për të gjithë nxënësit. Ndërhyrja për rikonstruksionin e këtyre shkollave është realizuar duke përmbushur të gjitha parametrat e efiçencës së energjisë.

Shkolla e Mesme e Bashkuar në Xibër të Klosit është një prej tyre, e cila u vizitua edhe nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila u njoh nga afër me të gjithë ndërhyrjen e realizuar. Drejtori i Agjencisë së Efiçencës së Energjisë, Ani Hasa bëri të ditur detaje nga ky projekt me fokus reduktimin e konsumit të energjisë elektrike dhe rritjen e konfortit termik. Pjesë e projektit është edhe vendosja e kaldajës për ngrohjen qendrore të godinës, si dhe vendosja e paneleve fotovoltaike.

“Në Klos janë tre shkollat e para në mënyrë direkte të Agjencisë së Efiçencës së Energjisë. Ky është projekti i parë pilot, por Agjencia për Efiçencën e Energjisë në mënyrë indirekte ka qenë edhe pjesë e fondacioneve të huaja, kryesisht dhe për zonën e Dibrës. Gjithashtu në fokus kemi pasur edhe godinat shumëfamiljare, rezidenciale, duke qenë se dhe ato kanë një konsum të konsiderueshëm të energjisë elektrike”, bëri të ditur Hasa.

Zëvendëskryeministrja Balluku e vendosi theksin tek përmirësimi i kushteve në institucionet arsimore, ndërsa duke u ndalua tek shkolla në Xibër tha se janë më shumë se 100 nxënës të cilët tashmë kanë kushte shumë të mira. Balluku theksoi më tej se edhe me mbështetjen e partnerëve do të vijojë ndërhyrjet edhe në shkollat e tjera të vendit.

“Unë kam pasur një takim ditët e fundit me drejtoreshën rajonale të UNDP-së. Diçka që ata kanë nënvizuar dhe më kanë garantuar që do të vazhdojnë të na japin suport financiar me paketat e granteve është për pjesën e efiçencës së energjisë. Sigurisht duke pasur gjithmonë parimin që këto paketa duhet të shpenzohen në ndërtesa shtetërore, siç janë shkollat, kopshtet apo spitalet, që ne kemi ndërhyrë edhe në spitale, konvikte, siç është rasti i KFW-së për të gjitha konviktet që është duke bërë”, tha Balluku.

Ajo shtoi më tej se “këto janë punë të mira që i gëzojnë fëmijët, që janë grupi për të cilin ne kemi një fokus të veçantë, dhe në këtë fillim viti shkollor këto janë lajme të shkëlqyera për prindërit të cilët ndihen tashmë që fëmijët i dërgojnë në shkolla me kushte të sigurta, por edhe më kushte optimale, siç është rasti i ndërtesave ku aplikohet eficenca e energjisë”.

Kryebashkiakja e Klosit, Valbona Kola e cilësoi si të domosdoshëm ndërhyrjen e realizuar në shkollën e Xibërit, për shkak të amortizimit të godinës.

belinda balluku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet