Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Miratimi i këtyre vendimeve është marrë me propozim të ministrit të jashtëm, Igli Hasani.
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime, duke hequr vizat me shtetin e Nikaraguas dhe atë të Kirgizstanit. Miratimi i këtyre vendimeve është marrë me propozim të ministrit të jashtëm, Igli Hasani. Tashmë lëvizja në Nikaragua mund të bëhet pa viza për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit. Ndërsa në Kirgizstan mund të udhëtohet me pasaporta diplomatike dhe të shërbimit. Gjithashtu mësohet se këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë.
Vendimet:
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 11 shtator 2024:
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET
KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË NIKARAGUAS, PËR PËRJASHTIMIN E VIZAVE PËR PASAPORTAT E ZAKONSHME, DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Nikaraguas, për përjashtimin e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
MINISTRI PËR EVROPËN
DHE PUNËT E JASHTME
IGLI HASANI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KABINETIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË KIRGIZSTANIT, PËR PËRJASHTIMIN E KËRKESAVE PËR VIZË PËR MBAJTËSIT E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Republikës së Kirgizstanit, për përjashtimin e kërkesave për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
MINISTRI PËR EVROPËN
DHE PUNËT E JASHTME
IGLI HASANI
Belind Këlliçi TIRANA- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, tha sot se oferta e...
jamarber malltezi TIRANË- Jamarbër Malltezi ashtu si kreu i PD-së, Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për pri...
Eduart Ndreca TIRANË- Ditën e sotme Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka miratuar projektligjin e deputetit sociali...
jamarber malltezi TIRANË- Jamarbër Malltezi është paraqitur para pak minutash në SPAK ku pritet të njihet me akuzat p&eu...
agron gjekmarkaj TIRANË- Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit në SPAK, ku është njohur edhe me ak...
olta xhacka TIRANË- Kuvendi ka përfshirë në seancën plenare të së enjtes votimin e projektvendimit “Për d&eum...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas daljes nga ambientet e SPAK ku dhe është njohur me akuzën e ngri...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë para mediave menjëherë pasi u njoh vendimin...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kandidat për kryeministër do të jetë ai n&e...
Sali Berisha TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar sot akuzën kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Sipas SPAK,...