LIVE UPDATES
Politike

"Banda Rama-Dako-Sako"/ Cara: Me besimin në Zot, do ia dalim që Bashkia e Durrësit të kthehet në duart e qytetarëve!

Igli Cara tha gjatë fjalës së tij për hapjen e mitingut elektoral se më 14 maj do të jetë dita kur do të ndahen nga Rama-Dako-Sako.

15 Prill 2023, 14:50 Nga k.m.

"Banda Rama-Dako-Sako"/ Cara: Me besimin në Zot, do ia dalim

TIRANË- Igli Cara kandidat për bashkinë e Durrësit tha se 14 maj do jetë dita e ndryshimit të madh dhe rikthimin e Durrësit në polin më të rëndësishëm në vend. Në fjalën e tij, Cara tha gjatë fjalës së tij për hapjen e mitingut elektoral se më 14 maj do të jetë dita kur do të ndahen nga Rama-Dako-Sako.

"Ndryshimi në Bashkinë e Durrësit, ështe emergjencë lokale dhe kombëtare, Bashkia duhet t’i hiqet nga duart klanit Rama- Dako- Sako e t’i kthehet qytetarëve, sepse Bashkia në duart e qytetarit është dhe lajtmotivi ynë në këtë fushatë. Ndryshimi në Bashkinë e Durrësit dhe në të gjithë Shqipërinë duhet të ndodhë dhe që vatrat tona të mos mbeten bosh, që fëmijët tanë të shohin dhe kthejnë në oportunitet cdo mundësi që Durrësi krijon me pasurinë e vet natyrore, të trashëgimisë, kulturës, historisë dhe qytetarisë. Ndryshimi duhet të ndodhë në Durrës, për t’i dhënë fund arrogancës së pushtetit, klientelizmit, kriminalizimit të ekonomisë, patronazhistëve dhe një grushti njerëzish të kthyer në bandë qeverisje, që po shet sot dhe interesat më të mëdha të qytetit. Ndryshimi duhet të ndodhë që Durrësi dhe Porti të jenë në simbiozë me njëri – tjetrin, Porti ta identifikojë qytetin sic ka bërë në histori, të modernizohet e t’i shërbejë turizmit dhe zhvillimit të tij, por kjo pasuri kombëtare nuk mund të përçudnohet, grabitet me VKM dhe Vendim Këshilli Bashkiak, xhepat tonë dhe të qytetit të zbrazen, e miliarda euro të prodhojnë biznes për klanin Rama- Dako- Sako,"-tha ai.

FJALA E KANDIDATIT TË KOALICIONIT ‘BASHKË FITOJMË’ PËR BASHKINË DURRËS, IGLI CARA

I nderuar Kryetar i Partisë Demokratikë, Prof. Dr. Berisha
I nderuar Kryetar i Partisë së Lirisë, z. Meta
Të dashur demokratë dhe qytetarë

Jam sot i emocionuar që ne, të gjithë bashkë, dhe shumë e shumë të tjerë që na përkrahin e mbështesin, ja dolëm të mbajmë fort opozitarizmin në Shqipëri, dhe ja tek jemi sot, në këtë atmosferë të jashtëzakonshme duke hapur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit; Jam sot falenderues ndaj çdo demokrati e opozitari, që në këto vite të vështira të opozitarizmit në Shqipëri, besoi në të gjithë rrugëtimin tim në politikë, besoi dhe mbështeti kandidaturën time për kryetar të bashkisë së Durrësit dhe me besimin në Zot, do ja dalim që Bashkia e Durrësit të kthehet në duart e qytetarëve; Jam sot mirënjohës ndaj çdo qytetari të Durrësit, që beson në përmbysjen e regjimit, që beson fort në ndryshimin, dhe mbi të gjitha ka bindjen që së bashku do të fitojmë.

Të dashur miq, fort të dashur demokratë

Ndryshimi është kryefjala e këtyre zgjedhjeve lokale, ndryshim për të sotmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë; ndryshim për sipërmarrësin dhe profesionistin, mjekun dhe pedagogun, punëtorin dhe fermerin, studentin dhe gjimnazistin; ndryshim për të shpëtuar demokracinë dhe Shqipërinë. Ndryshimi në Bashkinë e Durrësit, ështe emergjencë lokale dhe kombëtare, Bashkia duhet t’i hiqet nga duart klanit Rama- Dako- Sako e t’i kthehet qytetarëve, sepse Bashkia në duart e qytetarit është dhe lajtmotivi ynë në këtë fushatë. Ndryshimi në Bashkinë e Durrësit dhe në të gjithë Shqipërinë duhet të ndodhë dhe që vatrat tona të mos mbeten bosh, që fëmijët tanë të shohin dhe kthejnë në oportunitet cdo mundësi që Durrësi krijon me pasurinë e vet natyrore, të trashëgimisë, kulturës, historisë dhe qytetarisë. Ndryshimi duhet të ndodhë në Durrës, për t’i dhënë fund arrogancës së pushtetit, klientelizmit, kriminalizimit të ekonomisë, patronazhistëve dhe një grushti njerëzish të kthyer në bandë qeverisje, që po shet sot dhe interesat më të mëdha të qytetit. Ndryshimi duhet të ndodhë që Durrësi dhe Porti të jenë në simbiozë me njëri – tjetrin, Porti ta identifikojë qytetin sic ka bërë në histori, të modernizohet e t’i shërbejë turizmit dhe zhvillimit të tij, por kjo pasuri kombëtare nuk mund të përçudnohet, grabitet me VKM dhe Vendim Këshilli Bashkiak, xhepat tonë dhe të qytetit të zbrazen, e miliarda euro të prodhojnë biznes për klanin Rama- Dako- Sako. Ndryshimi duhet të ndodhë që të marrë fund dhe batërdia urbane, t’i jepet frymëmarrje inisitivës së lirë, të mbrohet mjedisi, të mirëadministrojmë territorin e njësive administrative/komunave të Durrësit dhe shumë projekte që do t’i jepnin një faqe të re zhvillimit të integruar urban, por që mbi të gjitha do t’i shërbenin shëndetit e mirëqenies fizike e mendore të qytetarëve. Ndryshimi duhet të ndodhë që taksat e qytetarëve dhe bizneseve të përdoren me efektivitet në shërbimet jetike për qytetarët, Durrësi në duart tuaja nënkupton më shumë gjelbërim, më pak zhurmë e trafik, më shumë shërbime për të pamundurit e ata që kanë nevojë, më shumë punë dhe rezultat në drejtim të turizmit dhe projekteve për rininë, kulturën, artin dhe sportin.

Të nderuar demokratë e opozitarë, 14 Maji është beteja jonë e përbashkët për ndryshimin e madh, që nis nga Durrësi e me shpresë shpërndahet në të gjithë Shqipërinë. 14 Maji është dita nga nis zbatimi i projektit tonë për Durrësin, së bashku ne do të bëjmë gjithshka për ndryshimin, për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik; rikthimin e Durrësit në polin më të rëndësishëm të turizmit në vend, sepse bashkë fitojmë. 14 Maji është dita që ndan Bashkinë nga banda Rama- Dako- Sako dhe ja kthen qytetarëve. Do të bëjmë gjithshka për menaxhimin eficent të buxhetit të bashkisë; thjeshtëzimin e sistemit të taksave lokale, uljen e tyre, transparencën në mbledhje dhe kjo përmes administratës profesioniste e të përgjegjshme. 14 Maji është dita që na bashkon me çdo sipërmarrës të ndershëm të Durrësit që kontribuon çdo ditë për zhvillimin e ekonomisë dhe punësimin e qytetarëve; me të gjithë fermerët dhe peshkatarët që më shumë se kurrë kanë nevojë që Bashkia të kthejë kokën nga problemet e tyre; biznesin e turizmit e garantojmë që do të bëjmë gjithshka për të mbështetur sektorin, diversifikuar ofertën turistike, branduar Durrësin dhe marketuar atë, sepse bashkë fitojmë. 14 Maji, është dita që na bashkon për ta vlerësuar e trajtuar ndryshe trashëgiminë kulturore dhe historike të Durrësit, për të konceptuar e realizuar Parkun e Kujtesës, për të dedikuar një pjesë të burimeve financiare në funksion të projekteve të edukimit, kulturës, sportit, krijimit të qendrave shumëfunksionale dhe të ambjenteve të rekreacionit në njësitë administrative; ngritjes së Bordeve të të Urtëve me ekselencën durrsake anembanë botës; Qendrën e Aftësimit të të rinjve; sepse bashkë fitojmë! 14 Maji, do të jetë dita që do na bëjë bashkë dhe me shpresën tek Zoti do ndryshojë e përcaktojë shumë në jetët tona, me përgjegjesinë dhe dashamirësinë që na karakterizon, bashkë do fitojmë.

bf nis fushaten igli cara

Sondazh

Poll
Politike 15 Prill 2023, 12:50 k.m.

Berisha mbërrin në "Air Albania"

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e stadiumit "Air Albania". Teksa takonte të gjithë...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet