15 Prill 2023, 14:50
Nga k.m.
Bardh Spahia
TIRANË- Në hapjen e fushatës elektorale të kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Shkodrën, Bardh Spahia ka ftuar socialistët që ta votojnë. Në fjalën e tij, ai tha se Bashkia e Shkodrës është e vetmja që ka "mbijetuar" nga socialistët.
FJALA E KANDIDATIT TË KOALICIONIT ‘BASHKË FITOJMË’ PËR BASHKINË SHKODËR, BARDH SPAHIA
Të dashur demokratë dhe demokrate
Fort të dashur shkodranët e mi!
Të nderuar qytetarë shqiptarë që na jeni bashkuar në këtë vërshim madhështor në rrugën tonë drejt fitores! Kam nderin e jashtëzakonshëm t’ju sjell nga Shkodra atë që na duhet më shumë se kurrë në këto 30 ditë fushatë: mesazhin e qëndresës! Mos të përkulemi, por të qëndrojmë! Mos të ikim, por të qëndrojmë! Asnjë hap pas, por të qëndrojmë! Ta refuzojmë joshjen dhe shantazhin! Vetëm duke qëndruar të fortë, me kokën lart ne do t’ia dalim të fitojmë në 14 maj. Shikoni Shkodrën! Ne mundëm që me nder dhe dinjitet të jashtëzakonshëm të fitojmë mbi të keqen që sundon vendin prej një dekade. Ne nuk e humbëm besimin dhe fituam! Shkodra zgjodhi bashkimin, mbi përçarjen! Shkodra zgjodhi të vërtetën mbi manipulimet, mbi gënjeshtrat, mbi mashtrimin! Dhe ne fituam! Janë vetëm 30 ditë! Prandaj, nga sot puna jonë është vetëm me njerëzit dhe për njerëzit. Le te shkojmë në çdo derë shqiptari! Të trokasim pa u lodhur dhe me besimin se ne jemi më të mirët! Ne jemi alternativa më e mirë për Shqipërinë, sepse ne punojmë me dashurinë për familjen dhe dashurinë për vendin! Ne nuk i ndajmë njerëzit në ngjyra partiake, disa blu, disa të kuq e disa mavi. Për ne të gjithë janë shqiptarë që meritojnë të jetojnë në mirëqenie dhe me dinjitet! Nuk ka rast më të mirë se ky që të ftoj socialistët të bashkohen me ne në 14 maj! E di që ka shumë zhgënjim mes tyre! E di që janë braktisur nga qeveria e tyre. E di se është e vështirë ta pranojnë publikisht, por në 14 Maj, socialistë të zhgënjyer, qytetarë pa parti, votoni në Shkodër, në Tiranë, në Durrës, në Elbasan, në Lezhë, në Kurbin, në Kavajë, në Fier, në Korçë, në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë kandidatët e opozitës së vërtetë. Bashkë ne do të fitojmë! Bashkë ne do të ndryshojmë për mirë jetën tonë! Bashkë, ne do t’i hapim rrugë në 14 maj fitores së madhe të çlirimit të Shqipërisë nga qeveria më e korruptuar, më antikombëtare që ka patur Shqipëria në 3 dekada! 4 Maji është misioni më i vështirë, por është misioni ynë dhe ne do ta kthejmë në fitoren tonë! Përballë kemi qeverinë që po hedh dhjetëra miliona euro në fushatë për të ndryshuar vullnetin e shqiptarëve! Të dashur demokratë! Të dashur qytetarë! Mos e lejoni këtë radhë! Ne e dimë se sa herë Edi Rama ka blerë zgjedhjet, Shqipëria është bërë më keq! Sa herë Edi Rama ka blerë zgjedhjet, me mijëra të rinj janë larguar nga atdheu. Ky është një moment historik për t’i thënë stop të keqes duke qëndruar në këmbë! Ne nuk dorëzohemi! Ne do të luftojmë! Ne do të përballemi! Ne do të fitojmë! Ne do të punojmë bashkë me ju, me gjithë zemër, me besimin më të madh se shqiptarët nuk do ta humbasin rrugën! Ju jap fjalën se kësaj qëndrese do t’i prijë Shkodra! Në Shkodër ne do të fitojmë! Por duhet dhe do të fitojmë në të gjithë Shqipërinë! Prandaj me 14 Maj, ju bëj thirrje të gjithë shkodranëve që të votojnë nr. 1 koalicionin “Bashkë Fitojmë” për listën e këshillit bashkiak.
bardh spahia bf nis fushaten
Politike
15 Prill 2023, 14:02
k.m.
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliç...
Politike
15 Prill 2023, 13:23
k.m.
Floriana Garo
TIRANË- Zëdhënësja për shtyp e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka pasur një problem me takat teksa po ...
Politike
15 Prill 2023, 13:20
k.m.
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi ka...
Politike
15 Prill 2023, 13:06
k.m.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duket se ka pasur diçka për t'i thënë kolegut të tij, Ilir Metë...
Politike
15 Prill 2023, 12:50
k.m.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e stadiumit "Air Albania". Teksa takonte të gjithë...
Politike
15 Prill 2023, 12:49
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbërritur në stadiumin "Air Albania", aty ku koalicioni ku ai bën pjes&...
Politike
15 Prill 2023, 12:22
k.m.
Tomor Alizoti
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka komentuar fushatën elektorale të Partisë Socialiste dhe k&e...
Politike
15 Prill 2023, 12:10
k.m.
Pamje nga mbledhja
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar sot lidhur me përmbajtjen e fletës së votimit për Bash...
Politike
15 Prill 2023, 11:54
k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka komentuar fushatën e kandidatit të koalicionit o...
Politike
15 Prill 2023, 11:46
k.m.
Arlind Qori
TIRANË- Kreu i "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori ka denoncuar një "park" në zonën e Don Boskos. Ose të pakt&eum...