LIVE UPDATES
Politike

Bardhi: Po vlerësojmë çdo mundësi për të patur një bashkim të Partisë Demokratike

. Ai nuk dha një përgjigje direkte kur u pyet nëse do të njihte zotin Sali Berisha, si kryetar të PD, në rast bashkimi.

31 Janar 2024, 21:35 Nga Klementina Cenkollari
Bardhi: Po vlerësojmë çdo mundësi për të patur
Gazment Bardhi

TIRANA- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se po bëhen përpjekje për bashkim të kësaj force politike, pasi përçarja e deritanishme sipas tij, e ka bërë opozitën jo funksionale. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai tha se po vlerësohet çdo mundësi “për një projekt të përbashkët politik, një projekt të përbashkët të përballjes edhe jashtë parlamentit me qeverinë e korruptuar të Edi Ramës”. Ai nuk dha një përgjigje direkte kur u pyet nëse do të njihte zotin Sali Berisha, si kryetar të PD, në rast bashkimi. “Ka zero rëndësi fakti se kush njeh kë tashmë në Partinë Demokratike sa kohë çështja e legjitimitetit të institucioneve të Partisë Demokratike është një çështje që sot që flasim ndodhet në gjykatë”, u shpreh ai.

Bardhi tha se ai edhe deputetët që e përkrahnin do të vazhdojnë të kërkojnë ndryshimin e përbërjes së komisionit të reformës zgjedhore ndërsa kritikoi sërish shumicën për bllokim të ngritjes së komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita.

Zëri i Amerikës: Zoti Bardhi, deklarata e sotme të Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, dëshmojnë se hapësirat kohore për të ndërhyrë në aspekte të rëndësishme të Reformës zgjedhore, janë shumë të ngushta. Por ju nuk po lejoni zhvillimin normal të mbledhjeve të Komisionit të Posaçëm parlamentar, duke këmbëngulur në ndryshimin e përbërjes. A nuk do të ishte më mirë që të zgjidhnit mes jush këtë histori dhe të realizohej reforma?

Gazment Bardhi: Së pari, reforma nuk është bllokuar për shkak të problemeve të brendshme në Partinë Demokratike. Komisioni i Reformës Zgjedhore është ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë që në shkurt të vitit 2022 dhe po bën dy vjet nga momenti i krijimit të tij dhe jemi dëshmitar që ka zero produkt, zero mbledhje dhe zero punë për të cilën Kuvendi e ka ngarkuar saktësisht për shkak të bllokimit që i është bërë punës së komisionit. Deputetët e opozitës kanë kërkuar riformatimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ka një kërkesë tonën nga shtatori i vitit 2023, që këmbëngulim jo vetëm për ta bërë funksional Komisionin e Reformës Zgjedhore, por sigurisht për të mbajtur përgjegjës edhe cilindo anëtarë brenda grupit tonë parlamentar që nuk ka ushtruar përgjegjësin që grupi i ka ngarkuar si anëtar apo bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore. Unë ndaj tërësisht të njëjtën qëndrim me komisionerin Celibashi që reforma zgjedhore do të duhet përmbyllur me kohë. Pra, do të duhet të jetë e realizuar shumë kohë përpara zgjedhjeve. Por, mbi të gjitha do të duhet të jetë një reformë që adreson shqetësimet e OSBE-ODIHR-it, shqetësimet e Komisionit të Venecias, por sigurisht edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, përfshirë votën e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.


Zëri i Amerikës: Megjithatë, këmbëngulja juaj, kërkesat që ju keni depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, zoti Bardhi, nuk po marrin një përgjigje pozitive deri tani. Ju thoni se nuk do lëvizni nga qëndrimi juaj, nga ana tjetër kemi qeverinë e cila thotë se në fund fare mund ta realizojë reformën edhe në mënyra të tjera. Çfarë do të bëni? Ka një plan B, ka një mënyrë tjetër?

Gazment Bardhi: Së pari, detyra jonë është të bëjmë atë që është në interes të qytetarëve dhe në interes të qytetarëve është një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, konsensuale, që adreson realisht shqetësimet që ka Shqipëria sa i takon garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk na duhet një reformë zgjedhore që favorizon njërën palë pjesëmarrëse në zgjedhje apo palën tjetër pjesëmarrëse në zgjedhje. Do të duhet të caktojmë rregulla të një gare të barabartë mes palëve politike dhe të kemi mundësi që në vitin 2025 t’i japim popullit shqiptar zgjedhje të pakontestuara, të lira dhe të ndershme. Ky duhet të jetë qëllimi madhor i reformës zgjedhore. Ne për këtë po e bëjmë betejën në parlament dhe sigurisht që nuk jemi të gatshëm që të heqim dorë nga kjo betejë sa kohë që i shërben interesit publik.

Zëri i Amerikës: Të ndalemi pak tek beteja në Parlament. Zoti Bardhi, prej disa muajsh ju po pengoni zhvillimin normal të punës së parlamentit, ndërkohë shumica po i kalon për pak minuta të gjitha ligjet që ajo dëshiron. Çfarë po arrini ju me këtë lëvizje, se kështu ndodhi dhe me bojkotimin e parlamentit, pastaj të zgjedhjeve, dhe nuk arritët asgjë, dhe u detyruat të pranoni që kishit gabuar, duke marrë hapa të tilla.

Gazment Bardhi: Së pari ne nuk po e bojkotojmë Parlamentin. Pra, nuk po përdorim këtë mjet, i cili në të shkuarën ka rezultuar jo efikas, sa i takon aksioneve të opozitës. Por, jemi duke ndjekur të njëjtën rrugë që po ndjekë mazhoranca me opozitën. Nuk po pengojmë ne punën e parlamentit, është mazhoranca, është qeveria, që po pengon opozitën të ushtrojë ato përgjegjësi dhe ato detyra, atë mision që ia kanë ngarkuar qytetarët dhe që i garantohet nga kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Po zoti Bardhi. Por ligjet po miratohen në fund, edhe pse po bëni rezistencë aty?

Gazment Bardhi: Nuk mund të sillemi sikur ne jemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne jemi në Shqipëri dhe ne e dimë që një ligj i propozuar nga qeveria miratohet gjithmonë me votat e shumicës. Çdo ide racionale apo konstruktive e opozitës, kultura politike në vend ka qenë dhe vijon të mbetet për fat të keq edhe gjatë kësaj periudhe, që nëse e thotë kundërshtari im politik edhe nëse ideja është e mirë, e vlefshme ose një alternativë që i shërben më mirë interesit të qytetarëve, ajo nuk merret parasysh.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, zoti Bardhi ju jeni aty edhe për të përcjellur qëndrimin e opozitës.

Gazment Bardhi: E rëndësishme është që së pari kauza për të cilën ne po bëjmë betejën të jetë e drejtë, të jetë legjitime, ne nuk po bëjmë një betejë për veten tonë, po bëjmë një betejë që të kemi mundësi t’i shërbejmë qytetarëve dhe komisionet hetimore, pra kontrolli ndaj ekzekutivit është një shërbim ndaj qytetarëve, ne jemi mandatuar për ketë dhe do duhet ta ushtrojmë.

Zëri i Amerikës: Do e ndryshoni objektin e komisioneve hetimore?

Gazment Bardhi: Në ç’kuptim ta ndryshojmë?

Zëri i Amerikës: Ta riformuloni…

Gazment Bardhi: Kam qenë i gatshëm në çdo moment, që në nisje të këtij procesi, përpara se të refuzoheshin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste për t’u ulur në dialog dhe për të gjetur një formulim të objektit sipas vlerësimit që kishin kolegët. Kanë qenë kolegët e Partisë Socialiste që kanë refuzuar dhe unë sot nuk e di. Jam kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe nuk e di se çfarë shqetësimi ka me objektin e kërkesave tona për komision.

Zëri i Amerikës: Ata thonë se duhet të ndryshoni objektin…

Gazment Bardhi: Të na thonë se si duhet t’i ndryshojmë…

Zëri i Amerikës: Le të ndalemi pak në një argument tjetër zoti Bardhi. Në një deklaratë që ka dhënë Sekretari i Rithemelimit, Flamur Noka i cili ka deklaruar se mes tyre dhe grupimit tuaj, çështja e bashkimit, përtej aksionit në parlament, është çështje ditësh, madje pritet vetëm rikthimi juaj nga vizita e këtushme në Shtetet e Bashkuara. Konkretisht, për çfarë bashkimi bëhet fjalë konkretisht?

Gazment Bardhi: Së pari besoj se jeni të njohur me faktin që grupi parlamentar i Partisë Demokratike është bashkuar ne nje aksion tërësor kundër qeverisë në përmbushje të misionit të vet kushtetues dhe misionit që na kanë ngarkuar qytetarët. Kjo përsa i përket pjesës në jetën parlamentare. Sigurisht që Partia Demokratike përgjatë këtyre dy viteve, ka qenë e ndarë, ne kemi kuptuar dhe secili prej nesh është i ndërgjegjshëm që ndarja e Partisë Demokratike jo vetëm e ka dobësuar opozitën, por praktikisht e ka bërë atë jo funksionale, ndaj jemi duke vlerësuar çdo mundësi për të patur një bashkim të Partisë Demokratike përtej asaj që ka ndodhur deri më tani me grupin parlamentar, pra një projekt të përbashkët politik, një projekt të përbashkët të përballjes edhe jashtë parlamentit me qeverinë e korruptuar të Edi Ramës.

Zëri i Amerikës: Zoti Bardhi, Rithemelimi njeh zoti Berisha si kryetar të Partisë Demokratike, ju do e njihni atë si të tillë në rast bashkimi?

Gazment Bardhi: Ka zero rëndësi fakti se kush njeh kë tashmë në Partinë Demokratike sa kohë çështja e legjitimitetit të institucioneve të Partisë Demokratike është një çështje që sot që flasim ndodhet në gjykatë. Në këtë kuptim, sa të merremi me historinë nëse unë e njoh zotin Berisha apo zoti Berisha më njeh mua, apo ne të dy njohim dikë tjetër e me radhë, ne do duhet të fokusohemi te jo që ka nevojë sot Shqipëria. Shqipëria ka nevojë për një Parti Demokratike për sa kohë është partia më e madhe e opozitës që të jetë e bashkuar, që ka nevojë për një opozitë që përmbush misionin e saj dhe sigurisht ka nevojë për një opozitë që i prezanton qytetarëve një ekip dhe një alternativë për t’u bërë e besueshme.

Zëri i Amerikës: Si do e bëni këtë?

Gazment Bardhi: Janë të gjitha mundësitë nëse secili prej nesh kapërcen interesin personal, kapërcen veten dhe mendon se kush është më e mira për vendin, më e mira për Shqipërinë, më e mira për qytetarët shqiptarë./ VOA

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet