LIVE UPDATES
Politike

‘Investim i zgjuar’, BIRN: Familja e ish-ministrit Saimir Tahiri futet në sektorin e ndërtimit

Investimet e familjes Tahiri kanë tërhequr vëmendjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. BIRN ka mësuar se kjo e fundit ka filluar prej disa muajve një verifikim të gjithë pasurive të Tahirit, familjarëve dhe personave të lidhur me të për të konkluduar lidhur me ligjshmërinë e burimit të krijimit të tyre apo nëse ka fshehje pasurie.

31 Janar 2024, 18:18 Nga h.k
‘Investim i zgjuar’, BIRN: Familja e ish-ministrit Saimir Tahiri
Foto ilustruese

TIRANË-Eagle Residence' është një projekt ndërtimi me njësi tregtare dhe apartamente në rrugën Tahir Kadare, pranë ish-sheshit ‘Shqiponja' në Tiranë. Ky projekt nuk dallon në mënyrë të veçantë nga pallatet që po mbijnë në dy krahët e rrugës hyrëse të kryeqytetit, përveç faktit se është në pronësi të familjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Investimet e familjes Tahiri kanë tërhequr vëmendjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. BIRN ka mësuar se kjo e fundit ka filluar prej disa muajve një verifikim të gjithë pasurive të Tahirit, familjarëve dhe personave të lidhur me të për të konkluduar lidhur me ligjshmërinë e burimit të krijimit të tyre apo nëse ka fshehje pasurie.

Megjithatë, Tahiri insiston se sipërmarrjet e bashkëshortes janë transparente dhe ato janë mbështetur në prona të trashëguara nga prindërit dhe kredimarrje nga banka.

“Trualli ku po zhvillohet ndërtimi, është truall i trashëguar brez pas brezi i familjes së gruas time,” tha Tahiri në një përgjigje me shkrim për BIRN, ndërsa shtoi se vjehrri i tij kishte lindur në tokën ku po ndërtohej pallati.

Ai theksoi se prona ishte shtetëzuar gjatë periudhës së regjimit komunist dhe ishte kthyer gjatë viteve 1990' familjes së bashkëshortes – kohë nga e cila është shfrytëzuar për biznese shërbimi nga kunati.

“Gjatë komunizmit toka u shtetëzua dhe u rimor permes ligjit pas vitit 90,” tha ai.  “Që nga ajo kohë, kjo pronë është shfrytëzuar për biznesin e kunatit tim për më shumë se 20 vjet – dy restorante dhe bar, dhe gjithashtu e shfrytëzuar për biznese të tjera të familjes së bashkëshortes,” theksoi Tahiri.

Në lidhjet me hetimet e SPAK, ish-ministri i Brendshëm theksoi se nuk kishte asnjë deklaratë zyrtare por u shpreh i gatshëm “për të dhënë sqarime kur të jetë e nevojshme.”

SPAK nuk dha informacion deri në publikimin e këtij shkrimi, nëse është regjistruar hetim pasuror ndaj ish-ministrit të Brendshëm dhe familjarëve të tij.

Saimir Tahiri, me një karrierë të gjatë në Partinë Socialiste, i emëruar si ministrër i Brendshëm në qeverinë ‘Rama 1', u dënua me 3 vjet e 4 muaj për “shpërdorim detyre” pas një procesi të gjatë, ku u akuzua nga prokuroria për trafik të narkotikëve dhe grup i strukturuar kriminal.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit në shkurt të vitit 2022, ai u shoqërua për në ambjentet e paraburgimit të burgut ‘313' dhe në vijim në burgun e Fierit.

Pasi kreu rreth 16 muaj vuajtje dënimi, Tahiri u lirua nga qelia me vendim të gjyqtares së Elbasanit Matlida Fetahu, e cila pranoi kërkesën e tij për zëvendësimin e dënimit me burg, në “qëndrim në shtëpi”.

Kërkesa për lirimin e Tahirit u bazua në ekspertiza mjeko-ligjore në të cilat parashtrohej gjendja shëndetësore e tij dhe e bashkëshortes.

Avokati i tij, Maksim Haxhia pretendoi atëherë se Tahiri nuk mund të qëndronte më në qeli dhe se duhej të kujdesej për fëmijët në një situatë kur bashkëshortja ishte e sëmurë – kërkime që u gjetën të drejta nga gjyqtarja Fetahu.

Megjithatë, investimet e bashkëshortes së Tahirit gjatë viteve të fundit duket se tregojnë se ajo ka qenë mjaft aktive dhe e suksesshme në biznes.

Në deklaratat e interesave private të dorëzuara në Inspektoriatin e Deklaraimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikiti të Interesit, ILDKPKI nga viti 2010 deri në vitin 2018, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaron një pasuri familjare me vlerë 23.2 milionë lekë, e cila përbëhej nga pasuri të patundshme me vlerë 12.3 milionë lekë, likuiditete bankare prej 9.3 milionë lekë dhe kursime në ‘cash' prej 1.5 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese kanë qenë në masën 28.6 milionë lekë, nga të cilat 51% kanë si burim pagën e ish-ministrit Tahiri dhe rreth 48% pagën e bashkëshortes si pedagoge në Universitetin e Tiranës.

Pas largimit nga puna të ish-ministrit për shkak të procesit penal, bashkëshortja e tij ka regjistruar një seri kompanish me aktivitet në fusha të ndryshme, të cilat sipas bilanceve të dorëzuara në Qendrën Kombëtarë të Biznesit kanë rezultuar të sukseshme.

Afro një muaj para se Saimir Tahiri të hiqte dorë nga imuniteti për t'i lënë rrugë caktimit të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, më 4 prill të vitit 2018, bashkëshortja e tij, Fatlinda Tahiri kishte themeluar si ortake e vetme me një kapital prej 100 mijë lekësh shoqërinë Health Tourism Albania, HTC, me objekt veprimtarie “shërbime në fushën e mjekësisë dhe shëndetit për vendas dhe të huaj. Shërbime në specialitete të ndryshme mjekësore, vizita, konsulta, kontrolle mjekësore, ekzaminime etj.”.

Ndërkohë që Tahiri përballej me procesin penal, kompania HTC në pronësi të bashkëshortes së tij, ka blerë më 5 maj 2020 shoqërinë Constech group sh.p.k. për vlerën e kapitalit që kishte në atë kohë, në shumën 100 mijë lekë. Constech Group operon në fushën e ndërtimit.

Në vijim kompania ‘mëmë' e krijuar nga bashkëshorjta e Tahirit në vitin 2018, ka investuar sërish duke themeluar më 16 qershor të vitit 2021 Lavender Clinic, me objekt shërbime mjekësore dhe estetike.

Më 7 dhjetor 2023, HTC me përfaqësuese Fatlinda Tahirin, në cilësinë e një prej tre ortakëve me 30% të kuotave, ka nënshkruar themelimin e shoqërisë ‘Albania Luxury Ferries' sh.p.k., me kapital 1 milion lekë dhe me aktivitet transportin detar të udhëtarëve, si dhe agjenci turistike.

“Bashkëshortja ka nisur biznesin si agjensi për turizmin shëndetësor – aktivitet konsulence, e më pas, përmes nje kredie bleu për nje vlerë rreth 30 mijë euro një biznes estetike (Lavender Clinic) në vitin 2019, në një ambjent që edhe sot është me qera,” tha Tahiri. “Që nga blerja e deri me sot biznesi është rritur,” shtoi ai.

Ndërsa për kompaninë Albania Luxury Ferries, Tahiri theksoi se ai ishte një projekt i ri dhe “ka thuajse dy javë që është krijuar, dhe me asnjë ditë aktivitet.”

Kredi për investime

Më 17 tetor 2022, kompania Constech Group reklamoi në faqen e saj në rrjetin social Facebook, fillimin e punimeve për ndërtimin e ‘Eagle Residence'.

Sipas tabelës informuese për projektin të vendosur në rrethimin e kantierit, leja e ndërtimit është miratuar nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj më 1 nëntor 2021 dhe ka një afat prej 60 muajsh ose pesë vjet.

Trualli që po zhvillohet ka një sipërfaqe prej 4740 m2, ndërkohë që strukturat që po ndërtohen zënë 1888 m2. Një prej godinave është përcaktuar të jetë me 7 kate, ndërsa tjetra 4 kate.

Në tabelë shënohet se trualli i përket bashkëshortes së Saimir Tahirit, Fatlinda Tahirit dhe babait të saj, Burhan Berishës, në cilësinë e përfaqësuesit të familjes bujqësore.

‘Investim i zgjuar', shkruhet në tabelat informuese të vendosura përreth kantierit dhe shënohet se në Eagle Residence – që reklamohet si një pol i ri i Tiranës vetëm 3.3 kilometra nga qendra, do të ofrohen shërbime shëndetësore, si dhe do të ketë bare, restorante, apartamente e dyqane.

Aktualisht, në faqe online të njoftimeve shfaqen apartamente të nxjerra në shitje nga kjo kompani me çmim  deri në rreth 1000 euro për m2.

Sipas pasqyrave financiare shoqëria “Constech Group” ka një vlerë asetesh rreth 2.5 milionë euro. Investimi është financiar nga një kredi bankare rreth 700 mijë euro nga Raifeissen Bank.

“Kompania Constech është e lidhur vetëm me ndërtimin në rrugën 29 Nëntori,” tha Tahiri. “Ky ndërtim është zhvilluar ekskluzivisht përmes kredisë,” theksoi ai.

Kredia nga Raifeissen nuk është i vetmi borxh që ka marrë familja Tahiri. Ish-ministri pranoi së bashkëshortja ka marrë edhe një hua prej 80 mijë euro nga biznesmeni Julian Morina, ndonëse është e paqartë se për çfarë është përdorur.

I ka dhënë borxh 80.000 euro, me kontratë noteriale dhe me transfertë bankare,” tha Tahiri, ndërsa shtoi se borxhi është kthyer në po të njëjtën mënyrë. “Rrethana më transparente nuk mund të ketë,” përfundoi ai./REPORTER.AL

saimir tahiri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet