15 Janar 2024, 18:41
Nga I.A
Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri
TIRANË- Dy bashkëkryetarët e komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj janë takuar ditën e sotme privatisht. Mësohet se ata i kanë dërguar një letër zyrtare OSBE për të atashuar përfaqësuesit e ODIHR pranë ekspertëve të komisionit.
Letra e plotë:
Na lejoni fillimisht të shprehim falenderimet dhe mirënjohjen e thellë për kontributin që OSBE/ODIHR ka dhënë gjatë këtyre viteve për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë në një prej themeleve të rëndësishme të saj, siç janë zgjedhjet. Me vendimin nr. 12, datë 10.02.2022, të ndryshuar, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore. Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore, në veçanti trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe për zgjedhjet e mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, të partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse.
Për këtë arsye, ashtu siç ramë dakord me përfaqësues të OSBE/ODIHR-it në takimin e zhvilluar në Dhjetor 2023, ku diskutuam punën e Komisionit dhe nevojën që pranë Komisionit të vendoset në dispozicion ekspertiza e ODIHR-it, kemi kënaqësinë që në emër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore t'ju paraqesim kërkesën për të kontribuuar me ekspertë të fushës së zgjedhjeve, të ODIHR-it, për të asistuar punën e këtij Komisioni. Mënyra e komunikimit të ekspertëve të caktuar nga ju, me Komisionin e Reformës Zgjedhore, mund të përcaktohet në vijim të bashkëpunimit tonë të mëtejshëm. Duke ju falenderuar paraprakisht për gatishmërinë dhe bashkëpunimin tuaj, Sinqerisht,
BASHKËKRYETARËT Damian GJKNURI Enkelejd ALIBEAJ
Opozita ka kërkuar prej kohësh zëvendësimin e bashkëkryetarit të komisionit, Enkelejd Alibeaj me Oerd Bylykbashin.
damian gjiknuri enkelejd alibeaj
Politike
15 Janar 2024, 18:36
I.A
Karl Bergner
TIRANË- Ambasada Gjermane në Tiranë i ka dërguar një mesazh deputetëve sot me nisjen e sesionit të ri Parla...
Politike
15 Janar 2024, 18:22
I.A
OSBE
TIRANË- OSBE ka uruar sot deputetët për nisjen e sesionit të ri parlamentar. Me anë të një postimi në X, OSBE ...
Politike
15 Janar 2024, 18:04
I.A
Lulzim Basha
TIRANË- Deputeti Lulzim Basha ka nënkuptuar sot se mund të bashkojë votat me qeverinë Rama për Reformë...
Politike
15 Janar 2024, 18:02
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka ironizuar deputetin Lulzim Basha. Gjatë fjalës me...
Politike
15 Janar 2024, 18:00
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se ata nuk ishin vënë në dijeni q&...
Politike
15 Janar 2024, 17:54
I.A
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur për gazetarët pas seancës plenare dekl...
Politike
15 Janar 2024, 17:41
I.A
Adea Pideni dhe Blendi Gonxhja
TIRANË- Seanca e sotme është mbyllur brenda 13 minutave që nga nisja. Para së të mbyllej ...
Politike
15 Janar 2024, 17:37
I.A
Kuvendi
TIRANË- Deputeti Plarent Ndreca është betuar ditën e sotme në Kuvend. Mes kaosit të krijuar nga deputetët e Opoz...
Politike
15 Janar 2024, 17:33
I.A
Kuvendi
TIRANË- Fjala e Presidentit Bajram Begaj në Kuvend është anuluar në moment të fundit nga kryeparlamentarja Lindi...
Politike
15 Janar 2024, 17:25
I.A
Kuvendi
TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme në Kuvend po vazhdon me tensione të shumta. Deputetët e opozitës kanë ...