LIVE UPDATES
Politike

Basha sulmon Gazment Bardhin, fraksioni i tij lëshon deklaratë për shtyp: Nuk po kryen detyrat! Manovrat i bën ta dorëzojë PD tek Berisha

Në një deklaratë për shtyp kanë njoftuar se këtë të enjte Këshillin Kombëtar të Partisë, ndaj dhe për të kanë njoftuar se të do të mblidhet Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si organi statutor për vlerësimin e bazueshmërisë së veprimëve dhe akteve te Sekretarit të Përgjithshëm në Statutin e Partise Demokratike. 

25 Korrik 2023, 21:50 Nga k.m.
Basha sulmon Gazment Bardhin, fraksioni i tij lëshon deklaratë
Gazment Bardhi

TIRANË- Fraksioni i Partisë Demokratike së Lulzim Bashës ka thirrur një mbledhje urgjente të Kryesisë, pas së cilës ka dalë edhe me një deklaratë zyrtare ku dënon veprimet dhe aktet e ndërmarra nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Në një deklaratë për shtyp kanë njoftuar se këtë të enjte Këshillin Kombëtar të Partisë, ndaj dhe për të kanë njoftuar se të do të mblidhet Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si organi statutor për vlerësimin e bazueshmërisë së veprimëve dhe akteve te Sekretarit të Përgjithshëm në Statutin e Partise Demokratike. Sipas Bashës, Bardhi ka si qëllim që PD-në ta kalojë në duart e kryedemokratit Sali Berisha. 

"Për fat të keq, të gjitha këto manovra bëhen për të fshehur qëllimin e vërtetë, dorëzimin e Partisë Demokratike te Sali Berisha, që është shërbim edhe për Ilir Metën dhe Edi Ramën. Kushdo është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij politike, por jo duke shkelur statutin dhe shkelmuar sakrificat dhe qëndresën e demokratëve.PD është ndarë njëherë e mirë me të shkuarën e saj të vjetër dhe demokratët janë të qartë dhe të vetëdijshëm për zgjedhjen e tyre. Për këte arsye në mbledhjen e sotme Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të dorëzojë në Komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si organi statutor për vlerësimin e bazueshmërisë së veprimëve dhe akteve te Sekretarit të Përgjithshëm në Statutin e Partise Demokratike. Mbetemi të bindur se riorganizimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Partisë Demokratike është frymëmarrja që i duhet demokratëve për përballjen e tyre me regjimin e Edi Ramës. Këtë të shtunë, me 29 korrik, demokratët do të zgjedhin kryetarin e tyre dhe Partia Demokratike do të nisë rrugën e riorganizimit dhe ringritjes së saj,"-shkruhet ndër të tjera në deklaratën për shtyp.

DEKLARATË PËR SHTYP E KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Ditën e sotme jemi njohur me veprimet e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike që kanë për objekt thirrjen e mbledhjes së atij që pretendohet se është Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Ky veprim i sotëm është në vazhdën e veprimeve dhe akteve të kohëve të fundit të Sekretarit të Përgjithshëm për mospjesëmarrjen në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, për mosprotokollimin dhe moszbatimin e vendimeve të Kryesisë së Partisë Demokratike, si dhe moskryerjen e detyrave funksionale.

Me shqetësim vlerësojmë se veprimi i fundit është në kundërshtim të hapur me gërmën dhe frymën e statutit të Partise Demokratike.

Së pari, në lidhje me pretendimin për një mbledhje online nuk rezulton të ekzistojë e ashtuquajtura Pika 7 e nenit 9 të Vendimit numër 2, datë 15.01.2022 “Për miratimin e Rregullores së Brendshme “për organzimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar” të cilës i referohet shkresa për organizmin e mbledhjeve të Këshillit Kombëtar online. Neni 9 i Rregullores së sipërcituar mbyllet me pikën 6. Ky nen, është nen që rregullon proceset e votimit të Këshillit Kombëtar dhe nuk ka asnjë lidhje me mënyrën e organizimit të mbledhjeve të tij.

Referimi i një pike joekzistuese të Rregullores, pikë e cila në analizë të vetë nenit, në të cilin pretendohet se bën pjesë, nuk ka asnjë lidhje organike me këtë të fundit, krijon dyshime të qenësishme.

Kjo Rregullore është publikuar, me porosi dhe nën kujdesin e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, me datë 15 janar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike, dhe në versionin publik të saj nuk rezulton që neni 9 të ketë pikë 7. Së dyti mbledhja e të pretenduarit Keshill Kombëtar me pjesmarrjen e anëtarëve të formacioneve të tjera politike dhe elektorale nuk është në përputhje me Statutin dhe vullnetin e strukturave dhe anëtarëve të kësaj Partie. Për fat të keq, të gjitha këto manovra bëhen për të fshehur qëllimin e vërtetë, dorëzimin e Partisë Demokratike te Sali Berisha, që është shërbim edhe për Ilir Metën dhe Edi Ramën. Kushdo është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij politike, por jo duke shkelur statutin dhe shkelmuar sakrificat dhe qëndresën e demokratëve. PD është ndarë njëherë e mirë me të shkuarën e saj të vjetër dhe demokratët janë të qartë dhe të vetëdijshëm për zgjedhjen e tyre. Për këte arsye në mbledhjen e sotme Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të dorëzojë në Komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si organi statutor për vlerësimin e bazueshmërisë së veprimëve dhe akteve te Sekretarit të Përgjithshëm në Statutin e Partise Demokratike. Mbetemi të bindur se riorganizimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Partisë Demokratike është frymëmarrja që i duhet demokratëve për përballjen e tyre me regjimin e Edi Ramës. Këtë të shtunë, me 29 korrik, demokratët do të zgjedhin kryetarin e tyre dhe Partia Demokratike do të nisë rrugën e riorganizimit dhe ringritjes së saj.

Një ditë më parë, deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja bënë të ditur se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve për kryetar të ri. Ata njoftuan Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti. Bardhi tha se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, mirëpo Basha mblodhi Kryesinë për të firmosur shkarkimin e Bardhit nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm./Dosja.al

gazment bardhi zgjedhjet e reja ne pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet