25 Korrik 2023, 14:32
Nga A.B
Skerdjan Dhuli dhe Jemin Gjana
TIRANË- Jemin Gjana deklaroi se në zgjedhjet e grupit të Lulzim Bashës do të votojnë vetëm 25 mijë anëtarë, një shifër që tregon një rënie drastike krahasuar me zgjedhjet e fundit për kryetar në 13 qershor 2021, ku në lista ishin 75 mijë anëtarë. Pas kësaj deklarate ka reaguar Skerdjan Dhuli i cili thotë se në zgjedhjet e kryesisë së PD-së, më 18 janar 2019, Gjana ka fshirë nga lista gjysmën e demokratëve, me urdhër të Lulzim Bashës.
POSTIMI:
Një histori me Jeminin. Në 18 Janar 2019 zgjidhej kryesia e PD. Në sallën e mbledhjeve të kryesisë numëroheshin votat.
Jemini kryetar komisioni.
Unë e Roland Bejko në sallë (dhe dy miq tanët) mbanim shënim votat.
Urdhëri i Lulit ishte që Ervin Salianji e Roland Bejko duheshin lënë jashtë kryesisë...
Zbatues urdhrash për të tilla raste ishte gjithmonë Jemini me asistencën ekselente të Albana Vokshit, asokohe e besuar e Lulit dhe kamikaze e hekurt për manipulim votash.
Bert Avduli që ishte i vjetër nga këto punë e i mësuar me hilet e Jeminit por që nuk bënte kompromis me dinjitetin dhe emrin e tij, votat që numëronte i mbante vetë, nuk i bashkonte me Jeminin e Albanën...
Më i votuari del Noka e i dyti Malltezi sipas asaj që vetë tha Jemini.
Katastrofë sesi votonte ai këshill, po nejse...
Ndërkohë unë e Landi akoma në sallë.
Çbën Jemini ? Me urdhër të Lulit nxjerr proçesverbalin që më të votuarit paskishin qenë Tomor Alizoti e Jorida Tabaku. O zot
Nejse, shumë kohë më pas Jemini e pranoi që ai ishte urdhëri i Lulit, sepse ishte e përcaktuar kush do dilte në kryesi dhe votimi i Këshillit Kombëtar ishte fasadë.
Tani i njëjti Jemin, paska fshirë nga lista gjysmën e demokratëve. Gjithmonë me urdhër të Lulit... E kuptoni ku e çojnë turpin këta ?
skerdjan dhuli jemin gjana
Politike
25 Korrik 2023, 13:54
Indrit Stefa dhe Gazment Bardhi
TIRANE- Pas vendimit të marrë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, për t&eu...
Politike
25 Korrik 2023, 10:40
f.g
Arben Ahmetaj, ish-minister (Burimi: LSA)
TIRANE- Që prej 14 korrikut, Arben Ahmetaj nuk e ka më imunitetin parlamentar, por vazhdon të jet&...
Politike
25 Korrik 2023, 12:49
A.B
Më 4 maj 2021, një dëshmitar nga Tirana u lidh përmes aplikacionit Skype me Brukselin për të denoncuar një histori abuzimi ...
Politike
25 Korrik 2023, 12:47
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është prononcuar për mediat pas takimit që pati mesdit&...
Politike
25 Korrik 2023, 12:43
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Pas takimit me kryedemokratin Sali Berisha, Ilir Meta mbajti një deklaratë për gazetarët. Ai u pyet për tem...
Politike
25 Korrik 2023, 12:39
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri të ditur për mediat se në takimin me kryedemokratin ...
Politike
25 Korrik 2023, 12:19
Shkelqim Hoxha
RROGOZHINE- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha, ...
Politike
25 Korrik 2023, 12:12
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, do mbledhë Këshillit Kombëtar t&e...
Politike
25 Korrik 2023, 12:03
m.s
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka denoncuar atë që aj...
Politike
25 Korrik 2023, 11:36
A.B
Jemin Gjana
TIRANË- Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, Jemin Gjana është shprehur se nuk ka dijeni se kus...