20 Dhjetor 2024, 12:12
Nga N.F
Blushi
TIRANË- Nënkryetari i PL-së, Tedi Blushi ka marrë pjesë sot në protestën e radhës të zhvilluar para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Blushi se Bashkia e Tiranës i ka shpallur luftë qytetarëve. Sipas tij bashkia miratoi buxhetin më të madh ndërsa shtoi se ky është por buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Tiranës, buxheti më antisocial, me korruptin.
Blushi u shpreh se buxheti i akordohen 1.8 miliardë lekë inceneratorit fantazëm të Tiranës, për një shërbim që nuk kryhet. Ai shtoi se pothuajse zero është fondi për shtresat në nevojë, pothuajse asnjë parashikim për të ndërtuar çerdhe, kopshte, dhe shkolla të reja.
"Është një përpjekje kriminale, pasi nëse ka një autoritet që i ka shpallur luftë qytetarëve, kjo është bashkia e Tiranës. Vetëm dy ditë më parë, në këtë institucion u miratua buxheti më i madh që në fakt nuk është gjë tjetër, por buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Tiranës, buxheti më antisocial, me korruptin.
Nëpërmjet këtij buxheti i akordohen 1.8 miliardë lekë inceneratorit fantazëm të Tiranës, për një shërbim që nuk kryhet. Këto janë 1.8 miliardë mundi dhe djersa juaj, që do të vidhen vitin e ardhshëm nga ky kryetar bashkie.
Ndërkohë, pothuajse zero është fondi për shtresat në nevojë, pothuajse asnjë parashikim për të ndërtuar çerdhe, kopshte, dhe shkolla të reja. Në buxhetin më të madh në historinë e këtij qyteti, qytetarët nuk dinë sa rrugë do të shtrohen, sa shkolla do të kenë, sepse asnjë buxhet nuk zgjidh problemin e ujit të pijshëm, sepse asnjë buxhet nuk zgjidh problemin e shkollave me dy turne, apo strehimin e mijërave familje të cilat vitin e ardhshëm do të jenë në qiell të hapur’, tha gjatë fjalës së tij Tedi Blushi, në protestën tek bashkia e Tiranës," tha Blushi.
blushi protesta para bashkise se tiranes
Politike
20 Dhjetor 2024, 12:10
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e përbashkët të dy parlamenteve se Shqipëria dhe Kosova duhet të...
Politike
20 Dhjetor 2024, 12:07
N.F
Balliu
TIRAN- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka marrë pjesë sot në protestën e radhës të zhvilluar para b...
Politike
20 Dhjetor 2024, 11:57
r.ll
edi rama
PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në foltoren e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e përb...
Politike
20 Dhjetor 2024, 11:52
N.F
Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrë pjesë në protestën e radh&e...
Politike
20 Dhjetor 2024, 12:01
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të jetë edhe më i plotë dhe...
Politike
20 Dhjetor 2024, 11:52
N.F
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin ditën e sotme dhe ka rrëzuar kërkes&eu...
Politike
20 Dhjetor 2024, 11:49
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se lidhja mes Shqipërisë dhe Kosovës është e r...
Politike
20 Dhjetor 2024, 11:35
r.ll
elisa spiropali
PRISHTINË- Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e p&e...
Politike
20 Dhjetor 2024, 11:33
I.A
Glauk Konjufca
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka deklaruar se bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë...
Politike
20 Dhjetor 2024, 11:20
r.ll
kuvendi i kosoves
PRISHTINË- Ka nisur mbledhja e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë. Në sallën ...