Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Spiropali u shpreh se integimi i Shqipërisë në BE dhe integrimi euroatlantik i Kosovës dhe njohja përfundimtare e saj si realitet i pakthyeshëm janë detyrat e ardhshme politikanëve të dy vendeve.
PRISHTINË- Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë. Spiropali u shpreh se në këtë duhet të kishte me qindra shqiptarë, ndërsa shtoi se deri te ky superbashkim duhet të presim edhe disa kohë.
Kryeparlamentarja tha se shqiptarët kanë treguar vendosmëri të palëkundur, ku tha se sot detyrimi ndaj qytetarëve shqiptarë shtohet më shumë. Ajo u shpreh se integimi i Shqipërisë në BE dhe integrimi euroatlantik i Kosovës dhe njohja përfundimtare e saj si realitet i pakthyeshëm janë detyrat e ardhshme politikanëve të dy vendeve.
“Unë jam me origjinë nga bregu i labërisë së Shqipërisë, kam lindur në Tiranë, por më shtëpi zemre jam nga Prizreni. Secili nga ne vjen nga Durrësi, e nga Shkodra, Peja e Gjakova, por flasim një gjuhë. Jemi më shumë shqiptarë sa ka bota, por nuk na zë kjo sallë. Përmetari ta takojë prishtinaliun, përmetari gjakovarin derisa bota ta mësoj se cilët jemi. Halli është se me realizu bashkimin duhet me prit. Jo rrallë Ballkani e ka të lehtë. Ne shqiptarët nuk bëjmë dallim por askush nuk mund ta mohojë që në këtë moment historik ku kemi mbërritur shqiptarët kanë dëshmuar vendosmëri.
Kemi arritur të dëshmojmë se çfarë energjie dhe force sjell liria. Faleminderit dhe një herë që jemi bashkë. Faleminderit vëlla Glauk. Faleminderit për çfarë do të bëjmë nesër bashkë drejt të ardhmes. Realizimi i Shqipërisë në BE, njohja e Kosovës, rritja e paqes, janë detyrat tona. Duhet të kuptojmë mirë historinë e re që po shkruhet, pasi po rrjedh më shpejt se po shkruhet. Marrëveshja mes dy vendeve në shtator 2022 ka dëshmuar bashkëpunim mes dy vendeve. Suksesi i njërës republikë është dhe i tjetrës, ritmi i njërës është dhe i tjetrës. Shqipëria ka mbërritur shumë pranë dyerve të BE. Në harkun e dy muajve Shqipëria hapi negociatat për anëtarësim të grupkapitullit të parë dhe të gjashtë.
Ne besojmë që mjedisi ballkanik është dinamik, është detyra jonë të japim përgjigjet tona bashkë. Ne jemi të brengosur që Kosova nuk e ka fituar këtë status. Ne nxisim vendet e tjera që Kosova herët apo vonë të jetë një flamur më shumë në OKB. Ne besojmë që është vetëm çështje kohe dhe do të ndodh shumë shpejt. Kemi bindjen e palëkundur se Kosova do ta mbyll këtë si shtet me dinjitet, me mbështetjen e partnerëve tanë strategjik. Është koha që shqiptarët të punojnë për Kosovën dhe ndjekim me shqetësim spiralen e stabilizimit që herë pas here ngre krye. Shqipëria i konsideron si akte dramatike, aktet që kërkojnë ta mbajnë veriun e Kosovës peng. Ne besojmë fort që askund tjetër, më mirë se ndjeshmëria e skajshme në Maqedoninë e Veriut, edhe gjithçka lidhet me gjuhën. Askush nuk ka bindjen si shqiptarët ta zgjidhin këtë çështje me frymën e ligjit. Motra dhe vëllezër, republika e Kosovës është realiteti i ri historik, edhe do të punojmë së bashku për tu bërë qytetarë europianë”, tha ndër të tjera Spiropali.
Glauk Konjufca KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka deklaruar se bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë...
kuvendi i kosoves PRISHTINË- Ka nisur mbledhja e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë. Në sallën ...
Takimi PRISHTINË- Kryeministri, Edi Rama dhe kryeparlamentarja, Elisa Spiropali para fillimit të seancës së përbashkët në...
takimi PRISHTINË- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zhvilluar sot takim në Prishtinë me deputetët e...
foto ilustruese PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni nga Shqipëria kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës për ...
foto ilustruese TIRANË- Kërkesa e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliajt dhe vëllait të këtij t...
foto ilustruese PRISHTINA- Seanca e përbashkët plenare Kosovë-Shqipëri do të mbahet ditën e sotme në Prishtinë...
Hashim Thaçi HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u bë sërish pjesë e kryetitujve të mediave, si paso...
Artan Grubi SHKUP- Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) në opozitë, i ka bërë thirrje ministrit të Punëve të ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zbuluar detaje nga skenari që ka përgatitur opozita për protest&eu...