LIVE UPDATES
Politike

Bashkitë mund t’u sekuestrojnë xhiron ditore bizneseve që nuk paguajnë taksat

Udhëzimi me titull “Për përcaktimin e uniformitetit minimal të standardeve proceduriale për mbledhjen e detyrimeve të taksave dhe tarifave vendore” është hartuar më 20 qershor dhe botuar së fundmi në Fletoren Zyrtare. Në të përcaktohen kushtet dhe afatet për nisjen e mbledhjes me forcë të detyrimeve të prapambetura.

10 Gusht 2022, 13:53 Nga k.m.
Bashkitë mund t’u sekuestrojnë xhiron ditore bizneseve që
Foto ilustruese

Bashkitë mund të caktojnë pranë bizneseve që janë debitore në pagesën e taksave një punonjës të tatimeve vendore për t’u kontrolluar xhiron ditore dhe bllokuar të paktën gjysmën e kësaj xhiroje deri në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Ky është njëri prej përcaktimeve të bëra në një udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme, si ministria përgjegjëse e pushtetit vendor.

Udhëzimi me titull “Për përcaktimin e uniformitetit minimal të standardeve proceduriale për mbledhjen e detyrimeve të taksave dhe tarifave vendore” është hartuar më 20 qershor dhe botuar së fundmi në Fletoren Zyrtare. Në të përcaktohen kushtet dhe afatet për nisjen e mbledhjes me forcë të detyrimeve të prapambetura.

Në pikën 1.2 të kreut të tretë të udhëzimit të përbashkët të dy ministrive thuhet se me urdhër të kryetarit të bashkisë, apo të titullarit të administratës tatimore vendore në rastet kur kjo administratë është më vete në bashki nis verifikimi në terren i aktivitetit tregtar të subjektit debitor.

“Administrata tatimore vendore mund të angazhojë strukturat e saj për të verifikuar dhe monitoruar në vend aktivitetin tregtar të taksapaguesit, me qëllim konfiskimin në fund të çdo dite të një shume jo më pak se 50 për qind të qarkullimit të realizuar, por jo më shumë se detyrimi i taksave dhe tarifave vendore për të cilat kanë filluar masat shtrënguese. Taksapaguesi njoftohet paraprakisht se do të fillojë verifikimi dhe monitorimi në terren i aktivitetit tregtar të tij. Urdhri për të konfiskuar në fund të çdo dite një shumë jo më pak se 50% e qarkullimit ditor të realizuar, por jo më shumë se detyrimi tatimor, lëshohet nga titullari i NJVV-së ose drejtuesi i strukturës së taksave e tarifave vendore, kur kjo e fundit është e organizuar si njësi shpenzuese më vete”, përcaktohet në udhëzim.

Procedura e verifikimit në terren të xhiros ditore dhe sekuestrimit më shumë se gjysmës së kësaj xhiroje nis kur tatimpaguesi ka shkelur të gjitha afatet e përcaktuara nga ligjet dhe vendimet në fuqi për pagesën e detyrimeve.

Kur sekuestrimi i parave në arkë nuk mjafton për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të këtyre bizneseve, atëherë administrata tatimore vendore ka të drejtë që t’i drejtohet Qendrës Kombëtare të Biznesit për të bllokuar çdo veprim, si shitje apo transferim të biznesit nga pronari debitor.

Veç kësaj, pronari i subjektit debitor mund të paditet penalisht dhe t’i ndalohet me vendim gjykate dalja jashtë vendit nëse më parë nuk ka shlyer detyrimet.

Udhëzimi u jep mundësi subjekteve debitore që të zgjedhin të paguajnë me këste detyrimet e prapambetura. Në këtë rast, në pagesë përfshihet edhe kamatëvonesa, gjobat, apo interesat e tjera për vonesën e shlyerjes së detyrimit. Taksat vendore përfshijnë taksën vendore për biznesin e vogël, taksën mbi pasurinë e paluajtshme, që përbëhet nga taksa mbi ndërtesat dhe taksa mbi tokën bujqësore, taksa e fjetjes në hotele, taksa mbi të drejtën e transferimit të pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, që paguhet vetëm nga bizneset, tarifa mbi zënien e hapësirës publike dhe taksa mbi tabelën, tarifa e pastrimit, gjelbërimit etj, si dhe taksa e tarifa të përkohshme.

Udhëzimi i dy ministrive pason një raport të Ministrisë së Financave, që flet për 26 bashki me probleme madhore financiare, dy prej të cilave në prag falimenti./GazetaSi

bashkite ne shqiperi shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet