LIVE UPDATES
Politike

Belind Këlliçi: Kreu i bandës 5D Erion Veliaj, dje u vetëshpall dhe si Kryeprokuror i SPAK!

Këlliçi u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të shqetësohen për guximin që gjen Veliaj, për të urdhëruar publikisht Altin Dumanin dhe SPAK-un, për mënyrën sesi duhet të veprojnë ndaj tij.

28 Prill 2024, 11:45 Nga I.A
Belind Këlliçi: Kreu i bandës 5D Erion Veliaj, dje u
Belind Këlliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme dhe kreut të saj, Altin Dumani, të sqarojë se për çfarë është rakorduar me Erion Veliajn, kreun e bandës ‘5D’, duke iu referuar pohimeve që vetë ai ka bërë një ditë më parë në media. Këlliçi në deklaratë për media tha se pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, deklaroi se nuk do priste postën, por do ishte proaktiv sipas këshillës së Dumanit dhe do të shkonte vetë në SPAK, por thjeshtë do duhej vetëm të rakordonte ditën dhe orën.

Këlliçi u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të shqetësohen për guximin që gjen Veliaj, për të urdhëruar publikisht Altin Dumanin dhe SPAK-un, për mënyrën sesi duhet të veprojnë ndaj tij. Sipas tij, pohimet e Veliajt janë një këmbanë alarmi për çdo qytetar shqiptar dhe partnerët ndërkombëtarë.

Fjala e Këlliçit:

Të nderuar qytetarë, Ditën e djeshme në televizionin që paguhet me paratë e inceneratorit të Tiranës, u shfaq pronari faktik i inceneratorit, Erion Veliaj, i cili kryelajm kishte vetëshpalljen e tij si kryeprokuror i SPAK. Hajduti i bashkisë doli dje në media, për të mbuluar me propagandën e tij boshe vjedhjen marramendëse që ai, së bashku me organizatën e tij kriminale 5D i kanë bërë buxhetit të Bashkisë Tiranë në pothuaj 1 dekadë. Doli ti kujtonte SPAK-ut se kishte qenë bashkëpunues me ta që ditën e pare, pasi ishte i vetmi që i dhuroi godinën që prokurorët të punonin në kushte modern, e këtë e mundësoi me firmën e Mollës së tij, të cilin e kalbi në burg me duart e veta. Por në monologun 30 minutësh, Erion trimi që fshihet pas dasmës 500 milionëshe me pensionin e mamit, bëri një deklaratë që shemb në tokë drejtësinë e re, deklaratë e cila do duhet të sqarohet menjëherë nga SPAK dhe drejtuesi i saj, Altin Dumani.

Pronari faktik i incenratorit të Tiranës, deklaroi se nuk do priste postën, por do ishte proaktiv sipas këshillës së Altin Dumanit dhe do të shkonte vetë në SPAK, por thjeshtë do duhej vetëm të rakordonte ditën dhe orën. Pas kësaj deklarate bombë, prita që SPAK dhe Altin Dumani, i cituar nominalisht nga kreu i bandës 5D Erion Veliaj, të reagonte për të sqaruar dakortësinë e arritur me të, për tu marrë në pyetje. Prita që SPAK dhe Altin Dumani, të sqaronin se ku e dinte Erion Veliaj që do të pyetej nga prokurorët. Prita që SPAK dhe Altin Dumani, të sqaronin komunikimet private me pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, bazuar në vetë qëndrimet e djeshme të këtij të fundit. Të nderuar qytetarë,

Brenda 72 orëve vetë Edi Rama dhe Erion Veliaj, kanë faktuar se të ashtuquajturat organet e reja të drejtësisë, nuk janë asgjë më shumë sesa një zgjatim i paradhomës së Kryeministrit apo të Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Pohimi nëpërmjet heshtjes që po i bën Altin Dumani deklaratave të Erion Veliajt, është një këmbanë alarmi për çdo qytetar shqiptar dhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët do ishte mirë që të shqetësohen për guximin që gjen Kryetari i Bashkisë Tiranë, për të urdhëruar publikisht Altin Dumanin dhe SPAK-un, për mënyrën sesi duhet të veprojnë ndaj tij.

Partnerët ndërkombëtarë, do bënin mirë të shqetësoheshin e të flisnin një herë të vetme për aferat korruptive të shekullit, të kryera nga Erion Veliaj dhe grupi i tij i strukturuar kriminal 5D. Duke nisur nga vjedhja e 130 milionë eurove në inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, vjedhja e 60 milionë eurove përmes depozitimit të dherave në landfillin e Sharrës dhe vjedhjen e të paktën 30 milionë eurove, përmes 45 tenderave të kryera nga shtabi i tij elektoral i 14 Majit 2023. Gjej rastin sërish të ftoj qytetarët e Tiranës, ditën e martë, më datë 30 Prill, ora 16:30, përpara monumentit të korrupsionit më të madh në Evropë, për ta çliruar Tiranën një hërë e mirë nga ky model vjedhjeje tashmë të kthyer në sistem. O sot, o kurrë!

belind kellici erion veliaj

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen