Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur së fundmi lidhur me marrëdhëniet e bashkisë së Tiranës me Prokurorinë e Posaçme. Kjo e fundit disa javë më parë, dha urdhër për arrestimin e disa drejtorëve dhe ish-drejtorëve të po kësaj bashkie, të cilët akuzohen për korrupsion.
Në intervistën për Report Tv, për Veliajn, bashkia e Tiranës është treguar gjithmonë bashkëpunuese me SPAK-un, qoftë për t’i ndihmuar me mbarëvajtjen e punës së tyre të përditshme, qoftë për çështje të dokumentacionit të nevojshëm për hetimet.
Ai lajmëroi se në ditët në vijim do të paraqitet personalisht në SPAK, për të dorëzuar dosjen me informacione për të gjitha çështjet. Veliaj gjatë fjalës së tij i anashkalon arrestimet e SPAK për dosjen "5D", ku shprehet se bashkia e Tiranës i ka dhuruar ambiente Prokurorisë që të punojnë më rehat.
PJESË NGA FJALA E VELIAJT:
Ne jemi treguar bashkëpunues me SPAK-un jo vetëm për çështje të dokumentacionit dhe mbarëvajtjes së hetimeve, por e kemi dëshmuar edhe me VKB, duke dhënë edhe prona të bashkisë për mbarëvajtjen e punës së SPAK-ut. Ju kujtoj se ish-ndërtesa e Ujësjellësit iu dhurua SPAK-ut nga Bashkia e Tiranës, që kolegët e BKH-së të punojnë në kushte njerëzore sepse s’mund të kesh një institucion, i cili duhet të përfaqësojë drejtësinë, që të ulen si në shkollat e Tiranës që gjeta unë para disa vitesh, me 5 veta në një zyrë dhe dosjet kapicë. Edhe drejtorët që sot duhet të japin shpjegime para SPAK-ut, në 1 mijë punë të mira që kanë bërë, qoftë edhe për një punë që ka nevojë të sqarohet, kanë qenë bashkëpunues. Unë si drejtues i bashkisë, po e po. Në dallim nga disa të tjerë që e kanë bashkëpunimin vetëm në nivel narrative ose dakordësie, - ose fjala vjen, një deputet, çfarë do bashkëpunojë me SPAK-un përveçse duke ngritur dorën kur kalon buxheti dhe ligjet mbështetëse - në Bashkinë e Tiranës kemi shkuar edhe përtej kësaj, kemi shkuar në dhënie asetesh që kolegët të punojnë në kushte komode. Mezi pres ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe besoj se kemi qenë institucioni më korrekt. Ju kujtoj se në Bashkinë e Tiranës ka qindra procedura, për mbi 11.700 vetë staf, ndaj në këtë sens, gjithmonë mund të ketë nevojë për bashkëpunim dhe gjithmonë do të ketë bashkëpunim.
Unë besoj se marrëdhënia me SPAK-un nuk duhet të jetë vetëm reaktive, kur ata kërkojnë diçka, por mund të jetë edhe pro aktive. Zoti Dumani kishte të drejtë kur tha se institucionet duhet të jenë më pro aktive. Unë e kam marrë seriozisht këtë propozim dhe dua jo vetëm të vazhdojmë bashkëpunimin, por dua të jap më shumë informacione, edhe për të sqaruar çështjen e inceneratorëve, edhe për të shpjeguar pse disa media dhe disa gazetarë të influencuar nga politika ngatërrojnë letrën e Bankës Botërore me propozimin e pakërkuar. Kështu që, sa të pres që SPAK-u dhe institucionet e tjera, le të themi, me procedurat dhe vonesat e postës, ta bëjnë gjithë këtë komunikim, më mirë shkoj vetë, bëj një kronologji të gjithë këtyre situatave dhe mendoj se qasja proaktive na ndihmon të dyja palëve. Palën e bashkisë për aq sa ka, si një nga 5-6 klientët e inceneratorëve dhe për gjithë dijeninë që ka, edhe palës së SPAK-ut për të mos u vonuar me “erdhi posta, u vonua posta”, por për të pasur të gjithë informacionin e nevojshëm.
Ndaj, besoj, në ditët e ardhshme do të kemi një dakordësi për orarin, unë i kam bërë gati dosjet, gjithë kronologjinë, edhe të mënyrës sesi ne, si një nga 5 (fillimisht) dhe tani 6 bashkitë, jemi klientë të inceneratorit, por edhe ku është diferenca mes letrës së Bankës Botërore dhe asaj që është një ofertë e pa kërkuar, dhe sesi disa personazhe mundohen t’i ngatërrojnë të dyja, por është e pa ngatërrueshme, është shumë e qartë. Banka Botërore është aty, dëshmitarët janë aty, dhe them më mirë proaktiv dhe shkoj vetë, sesa të bëj atë që bëjnë disa skile në politikë, ku njëri fshihet pas konventës, tjetri fshihet pas ballkonit te shkolla “Kosova”, që janë sjellje të pahijshme për burrat. Por, unë besoj se kështu është ndarë kjo jetë: në ca njerëz që nuk kanë asnjë problem me integritetin e tyre, me dëshirën e tyre, me pasionin e tyre dhe me gjurmën që kanë lënë në këtë qytet dhe në vend, dhe në ca të tjerë që fshihen, njëri është me diarre, tjetri thotë është pa qejf për “Rrugën e Kombit”… po ata janë i njëjti stan, i njëjti bulmet. Them “stan me lepuj” se nuk kanë minimumin e dinjitetit… gëzohen kur shahet Shqipëria dhe Tirana, e ndërkohë s’kanë pikën e burrnisë dhe inskenojnë drama të tipit “Përputhen” në familjen e tyre, me demek për të hequr vëmendjen nga dramat reale, që i kanë shkaktuar këtij vendi. Kjo është diferenca e madhe mes nesh dhe tyre.
erion veliaj TIRANË- Protesta e radhës e opozitës është lajmëruar se do të mbahet të martën, në të n...
erion veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestën e djeshme, të thirrur nga opozita dhe Aleanca p...
klodiana lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar investigimin e emisionit "Report" në televizionin italian RAI 3 për Shqipëri...
klodiana lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar deklaratat e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kreut t&eu...
TIRANË- Ka përfunduar Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë. Në fjalën e tij përmbyllëse, kreu ende në...
ilir meta TIRANË- Kreu i PL, Ilir Meta ka hedhur votën e tij në zgjedhjet për president të Partisë së Lirisë. Pas v...
ilir meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë të shkurtër për gazetarët tha...
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi pas votimit ka bërë publike votën e saj për president të Partisë së Lirisë, ku...
monika kryemadhi, ilir meta TIRANË- Në Konventën e Partisë së Lirisë, është miratuar propozimi i Monika Kryemadhit ...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta TIRANA- Teksa deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalën e saj në Konventë, Kreu i Partis&eum...