LIVE UPDATES
Politike

"Beqaj hajdut parekselancë"/ Berisha për buxhetin: Sterilizimi 4 herë më i shtrenjtë se në Gjermani, sërish jepen para për aferën kriminale

Berisha në një diskutim me departamentet e PD mbi buxhetin e viti 2024, akuzoi kryemnistrin Edi Rama si sipërmarrësin kryesor të aferës së sterilizimit.

22 Nëntor 2023, 18:12 Nga h.k
"Beqaj hajdut parekselancë"/ Berisha për buxhetin:
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike, u shpreh pasditen e sotme në një tryezë me ekspertë, se buxheti i 2024 ndëshkon pacientët, ndërsa shtoi se nuk garantohet asnjë shërbim jetik për qytetarët siç janë operacionet apo analizat e domosdoshme. 

Berisha në një diskutim me departamentet e PD mbi buxhetin e viti 2024, akuzoi kryemnistrin Edi Rama si sipërmarrësin kryesor të aferës së sterilizimit. Nga ana tjetër kryedemokrati nuk kurseu as akuzat ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj në lidhje me sterilizimin dhe koncesionet. 

Berisha:Në rast se marrim buxhetin për shëndetësinë. Dy të pestat e tij shkojnë për aferat tashmë kriminale të njohura të sterilizimit, proces i cili në Shqipëri perset me koncesionin e tyre, kushton 4 herë më shtrenjtë se në Gjermani, kushton 83 herë më shumë se sa kushtonte ky proces kur kryhej nga sektori publik. Dhe kjo megjithë vendimet që ka marrë gjoja gjykata, vazhdon njëlloj të gllabërojë paratë e buxhetit vetëm e vetëm se është ndërmarrje e Edi Ramës. Ju garantoj ju dhe shqiptarët se Ilir Beqaj, e asnjë Ilir Beqaj tjetër cilido që të jetë ai, nuk do të guxonte kurrë të firmoste një marrëveshje të tillë.

Nuk ka ministër që mund të firmosë një aferë siç është ajo e sterilizimit. Autori i saj i vërtetë është njeriu që për sipërmarrjen e vet dilte para shqiptarëve me një pincë të thyer dhe gërshërë me një krah. Duke menduar se i mashtron ata, ja se me çfarë operoheshin. Pra sado që Beqaj është një hajdut parekselancë, sipërmarrësi numër 1 i kësaj afere që i shkon vendit deri tani 79 milionë euro, pra i shkon mbi 150 mln euro është direkt Edi Rama.

Edhe njëherë ju them nuk ka ministër, zv/kryeministër që mund të firmosë një marrëveshje të tillë. Atë e firmos vetëm në emër të kryeministrit. E tillë po në këto përmasa është check up. I tillë janë analizat.
Mirë po këto procedura përveç se një vjedhje e madhe në qindra milionë të taksave të qytetarëve janë një gjobë e rëndë shumë për qytetarët e sëmurë. Sot shqiptarët detyrohen të bëjnë analizat ku munden, dhe me çmime, ju garantoj unë, këtu në Shqipëri analizat kanë çmimin 3-4 herë më të larta se në Gjermani. Çmime stratosferike.

Buxheti që u lihet tani spitaleve për analiza është kërkund për plotësimin e nevojave me çmimet që ka vendosur koncensionari. Në takimin tjetër u tha se, qytetarët në Shqipëri paguajnë për shërbimin shëndetësor mbi 50% të kostos së tij. I paguajnë po çfarë shërbimi marrin. Por jo të gjithë mund ti paguajnë.
Pra një sektor kaq jetik është në shkatërrim e sipër. Me një buxhet që nga 5% që ishte premtuar katandiset në 1.3 %. Ndaj dhe buxheti për shëndetësinë, në fakt është një buxhet vjedhje, ndëshkimi, gjobe dhe ndëshkimi për qytetarët. Me këtë buxhet nuk garantohen shërbimet jetike, siç janë operacionet, analizat e domosdoshme në sektorin publik për qytetarin shqiptar.

sali berisha buxheti 2024

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet