LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Gjykata e Apelit nën sundimin e çiftit Sadushi! Rama do të ketë kontroll total

Sali Berisha shtoi se Gjykata e Apelit sundohet nga çifti Sadushi. Kjo pasi Sokol Sadushi kontrollon Gjykatën e Lartë, ndërsa bashkëshortja e tij, Edlira Petro, Gjykatën e Apelit.

20 Qershor 2022, 18:31 Nga k.m.
Berisha: Gjykata e Apelit nën sundimin e çiftit Sadushi! Rama do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha organizoi këtë pasdite një tryezë diskutimi me avokatët për të biseduar mbi problematikat e sistemit të drejtësisë dhe hartën e re gjyqësore. Berisha tha se harta e re gjyqësore është në kundërshtim flagrant me parimet kushtetuese, ligjin për organizimin e drejtësisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Më tej kreu i PD tha se asnjë pushtues nuk ka guxuar t'i shkatërrojë një vendi tjetër sistemin e drejtësisë siç e shkatërroi George Soros. Ndër të tjera, Berisha shtoi se Gjykata e Apelit sundohet nga çifti Sadushi. Kjo pasi Sokol Sadushi kontrollon Gjykatën e Lartë, ndërsa bashkëshortja e tij, Edlira Petro, Gjykatën e Apelit dhe e gjitha bëhet që kryeministri Edi Rama të ketë kontroll lidhur me vendimet që merren.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Harta e re gjyqësore e cila vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin për organizimin e Drejtësisë është Kapaku që i vihet arkivolit në të cilin e mbylli Reforma e Drejtësisë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Shqipëria kaloi në një proces unik, asnjë vend, asnjë komb, asnjë pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërrojë një vendi tjetër sistemin e drejtësisë, siç e shkatërroi reforma e George Sorosit. Edhe pushtuesit, kanë konventa për fusha të caktuara të cilat janë të detyruar t’i zbatojnë. Reforma shkatërroi me vetingun nga lart poshtë, të kundërshtuar nga opozita, jo se jemi kundër verifikimit të pastërtisë së figurave, por ne kemi qenë kundër metodës nga lart poshtë. Metodë e cila kishte dy probleme të mëdha madhore, atë të vakumit shkatërrimtar për sistemin dhe së dyti atë të futjes së duarve nga lart për sistemin. Mohimi që iu bë shqiptarëve për të pasur një proces të rregullt gjyqësor. Kjo reformë e rrënoi këtë të drejtë. Nuk është proces i rregullt kur t’i pret 10 ose 15 vite kur rrethanat dhe kushtet kanë ndryshuar që nga fillimi i procesit. Edi Rama pasi ka përqendruar të gjithë gjykimin e Gjykatës së Lartë në dorë të Sadushit, do ta përqendrojë gjykimin në Apel në dorë të të shoqes së Sadushit, Edlira Petro, e cila edhe sot bën ligjin, bën komunikatat, bën dallditë. Gjykata e Apelit është e tëra në sundimin e çiftit Sadushit. Por tani na duhet që Edi Rama të ushtrojë kontrollin total në të gjitha çështjet, duhet që të ketë vetëm një Gjykatë dhe kjo Gjykatë të jetë në Tiranë. Një eksperiment i turpshëm, të cilin e kanë bërë në vitin 1999 PS-ja dhe e zhbëri sepse ishte një goditje e rëndë për sistemin e drejtësisë. Këto janë qëllimet e vërteta të hartës së re të drejtësisë, një përqendrim total. Harta e drejtësisë ka një synim tjetër. Është pjesë integrale e platformës së spastrimit etnik të këtij vendi. Ju jeni njerëz të cilët lexoni. Avokati është gjithmonë më i lidhuri me problematikat e qytetarëve. Në doktrinat e shpopullimit dhe spastrimit etnik nuk është e para ekzekutimi masiv, jo, mërzitja masive, intimidimi masiv, shkatërrimi i shërbimeve.

Këto janë parimet e para mbi të cilat bazohet doktrina e Çubrilloviç dhe çubrilloviçëve kudo që janë ndaj popullatave civile.

Një familje në Vermosh apo Konispol, sa rrinë dhe sillen hoteleve të Tiranës për një gjykim, e i duhet të shesë lopët e gjithçka ka, më mirë thotë po shkoj në Mal të Zi dhe s’po jetoj në Shqipëri. Kjo ndodh dhe është absolutisht mekanizëm i saktë, i qartë, i mërzitjes, i spastrimit etnik të qytetarëve shqiptarë. Ndaj dhe duke shprehur vlerësimin tim më të madh për reagimin tuaj, ju garantoj për mbështetje të plotë të Partisë Demokratike dhe ju ftoj të vazhdoni këtë betejë gjer në rikthimin dhe rivendosjen e parimeve të shëndosha në këtë sistem, tashmë një shtyllë vertebrore e shtetit shqiptar, e prerë në mes dhe që nuk funksionon

Shkurtimi i gjykatave ka bërë që Dhoma e Avokatisë të futet në bojkot prej një jave. Më hartën e re, vendi ynë do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, dy administrative dhe një apeli. Në total janë shkurtuar 18 gjykata të shkallës së parë, pesë administrative dhe një Apel. Kjo gjë sipas Minsitrisë së Drejtësisë sjell një sistem më cilësor dhe ul korrupsionin. Por nga ana tjetër, rrit distancën mes qytetarëve e gjykatave si dhe vështirëson punën e avokatëve.

sali berisha

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët