LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ambasadorë të korruptuar shpifin për të dëmtuar opozitën shqiptare

Sipas Berishës, ka vetëm një udhërrëfyes dhe ai udhërrëfyes do të jetë interesi kombëtar i shqiptarëve, do të jetë e vërteta, do të jetë liria e tyre.

5 Nëntor 2022, 20:48 Nga I.A
Berisha: Ambasadorë të korruptuar shpifin për të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se në Shqipëri ka ambasadorë të korruptuar që shpifin për të dëmtuar opozitën shqiptare. Gjatë një takimi me banorët e Astirit, Kombinatit dhe Unazës, Berisha theksoi se ai do të mbrojë me çdo kusht interesin e shqiptarëve. Sipas Berishës, ka vetëm një udhërrëfyes dhe ai udhërrëfyes do të jetë interesi kombëtar i shqiptarëve, do të jetë e vërteta, do të jetë liria e tyre.

"Nuk mund të pranoj kurrë që ambasadorë të korruptuar në mënyrë më të paimagjinueshme të mund të raportojnë dhe shpifin, s’ka rëndësi për cilin, vetëm e vetëm për të dëmtuar opozitën shqiptare. U them se do mbroj me çdo çmim çdo interes të kombit shqiptar, të Shqipërisë, të demokratëve. Ka vetëm një udhërrëfyes dhe ai udhërrëfyes do të jetë interesi kombëtar i shqiptarëve, do të jetë e vërteta, do të jetë liria e tyre. Nuk mund të pranoj që të merren vendime për të hapur dhe mbyllur shkolla në vende të tjera në vendin tim, për të mbyllur kopshtet e fëmijëve se paskan lidhje terroriste, për shkak të kundërshtive politike që ka në një vend tjetër. Në mënyrë kategorike nuk do të pranoj qëndrime të individëve të korruptuar në shumë mënyra. Hiqen se po ndihmojnë në një kohë kur dëmtojnë palcërisht vendin dhe kombin tim. Futuni dhe në google dhe lexoni, Sali Berisha, banda e Elbasanit, e Shkodrës apo Durrësit, dhe do të gjeni qindra shkrime ku unë sulmoj bandat, jo se më kanë kërcënuar se mua se nuk pyes fare, por kanë kërcënuar ju. I kam sulmuar bandat sepse ata kërcënonin qytetarët e thjeshtë, kërcënonin në lagje, kërcënonin gazetarët dhe unë e kam ngritur zërin kundër tyre. Kur kam patur pushtetin e dini mirë ku kanë shkuar dhe atje do të shkojnë prapë. Tani për të mbrojtur lidhjet e qeverisë me krimin, lidhjet e Edi Ramës me krimin dhe të korruptosh dhe të tjerë që e korruptojnë del dhe raporton në qeverinë e tij se ky ka lidhje me këtë bandë e atë bandë. Nuk e marr personale, por e marr shqiptare, e marr për kombin dhe vendin tim. I them këtu para jush, turp të kesh dhe për këtë do përgjigjesh në vendin tënd dhe në vendin tim. Në vendin tim publikisht. Do t’i nxjerr një nga një këto. Ka vërtetë miq të shkëlqyer, por midis tyre ka të korruptuar fund e krye që flasin dhe lexojnë ato që thotë kjo qeveri e korruptuar. I çohen qeverisë së tij si të vërteta deklaratat e pengut të Edi Ramës, Lulzim Bashës. Por këto nuk janë çështje kaq të rëndësishme. Ne do qëndrojmë si parti e pamposhtur e interesit kombëtar," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë