LIVE UPDATES
Politike

Gara për Tropojën/ Pas Hajdarmatajt shpall kandidaturën për primare dhe ish-deputeti Dushaj

Dushaj ka shkruar se ka vetëm dy qëllime kryesore, fitoren e padiskutueshme në të 40 qendrat e votimit që mbulojnë të gjithë Tropojën si dhe Rikthimin e institucionit të bashkisë në shërbim të qytetarëve të ndershëm.

5 Nëntor 2022, 20:35 Nga I,A
Gara për Tropojën/ Pas Hajdarmatajt shpall kandidaturën për
Besnik Dushaj

TROPOJË- Ish-deputeti demokrat Besnik Dushaj ka shpallur sot kandidaturën e tij në Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tropojës. Me anë të një postimi në Facebook, Dushaj ka shkruar se ka vetëm dy qëllime kryesore, fitoren e padiskutueshme në të 40 qendrat e votimit që mbulojnë të gjithë Tropojën si dhe Rikthimin e institucionit të bashkisë në shërbim të qytetarëve të ndershëm. Duke qenë se ai e ka drejtuar edhe më parë Bashkinë e Tropojës, ka renditur disa nga arritjet e tij në krye të kësaj bashkie.

Postimi i Plotë:

Të dashur demokratë të Tropojës, Koha e përballjes me sektin e rilindjes po afron dhe me një ndjenjë detyrimi e përgjegjësie për qindra e mijëra demokratë të Tropojës, të cilët më kanë mbeshtetur gjithë këto vite dhe që aktualisht janë nën sulme e presione të vazhdueshme nga klika kriminale e rilindjes dhe bashkëpunëtorëve të saj, vendosa të shpall kandidaturën time në primaret e organizuara nga PDSH si kandidat për kryetar të Bashkisë Tropojë. Unë kam dy qëllime: 1-Fitoren e padiskutueshme, duke fituar jo vetëm në çdo Njësi Administrative siç bëmë së bashku në zgjedhjet e vitit 2015, por fitoren e Partisë Demokratike në të 40 qendrat e votimit që mbulojnë të gjithë Tropojën, siç dhe ndodhi në zgjedhjet e para një viti. Ne kemi dhënë provat si fitimtarë dhe ju siguroj që do ia dalim përsëri edhe më bindshëm. 2-Rikthimin e institucionit të Bashkisë në shërbim të qytetarëve të ndershëm të Tropojës dhe vazhdimin e punëve madhështore që realizuam së bashku në periudhën 2015-2019.

Ne, së bashku me një administratë të shkëlqyer, realizuam punë të jashtëzakonshme për Tropojën, e cila pësoi ndryshime thelbësore në të gjitha fushat. Ne përmirësuam ndjeshëm infrastrukturën rrugore, arsimore, sportive dhe turistike, si dhe ndërhymë në ndërtimin e shumë ujësjellësve që me menaxhimin e duhur mundësuan furnizimin me ujë 24 h për pjesën më të madhe të popullsisë së Tropojës. Së bashku, ne mundësuam hapjen e shumë rrugëve të reja, që aq shumë i vlejnë sot Malësisë sonë, rikonstruktuam shumë të tjera dhe lamë shumë projekte të gatshme për realizim. Ne ndërhymë me ndërtimin ose rikonstruksionin e shumë sistemeve vaditëse, që lehtësuan tej mase punën në fushën e bujqësisë. Ne i dhamë një fytyrë komplet tjetër qytetit të Bajram Currit, me mirëmbajtje dhe pastrime, me rikualifikime urbane të lagjeve të ndryshme, me ndërtimin e shëtitores dhe unazës së qytetit që aq shumë e reklamojnë sot rilindasit e semaforëve. Ne u shërbyem njerëzve në nevojë dhe ndërtuam një administratë që u shërbente të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, të cilën e shkatërroi rilindasi i emëruar. Krahasoni shërbimet që marrin nga bashkia sot qytetarët e Tropojës me ato të administratës së djathtë 2015-2019. Gjithçka është kthyer përmbys, vetem lajka, presione, hajni, arrogancë dhe propagandë boshe. Bashkia është momentalisht shumë larg të qënurit një institucion që u shërben qytetarëve. Ne punuam në kushte shumë të vështira kur sapo kishte marrë pushtetin qeveria e rilindjes, e cila kishte një mllef dhe urrejtje shumë të madhe për Tropojën dhe tropojanët, e megjithatë ia dolëm ta shndërrojmë Bashkinë e Tropojës në shtëpinë e përbashkët të çdo qytetari, që ofronte zgjidhje çdo ditë dhe çdo orë për hallet e tyre. Me ndihmën tuaj, të demokratëve dhe qytetarëve të ndershëm të Tropojës, ne do ua rikthejmë përsëri Ju bashkinë, duke larguar të keqen, hajdutërinë, arrogancën dhe paaftësinë që ka kapluar sot këtë institucion. Dhe shumë shpejt, me bashkimin e çdo demokrati anë e mbanë Shqipërisë dhe nën drejtimin e burrit të madh të kombit, Prof. Dr. Sali Berisha, do ia dalim të çlirojmë edhe Shqipërinë nga kthetrat e këtij sekti antikombëtar.

Të dashur demokratë, sulmet kundrejt meje të rilindasve të emëruar pa vota në bashki dhe presionet e tyre ndaj jush për të ndërhyrë në zgjedhjet e organizuara nga Partia Demokratike, janë shfaqja e frikës së tyre në humbjen e sigurt që i pret, dhe prandaj unë kërkoj votbesimin tuaj, për të ekzekutuar politikisht një herë e përgjithmonë sektin rilindas në Tropojë dhe për të rikthyer edhe një herë punën dhe dinjitetin në intitucionin e Bashkisë Tropojë. Ne do i japim fund propagandës boshe dhe hajdutërisë që ka mbërthyer e marrë peng Tropojën këto 4 vite të errëta. Demokratë, unë ju njoh personalisht pothuajse të gjithëve. Së bashku kemi bërë një rrugëtim të gjatë, me sfida të panumërta dhe gjithmonë ia kemi dal të jemi fitimtarë, sepse besojmë tek të njëjtat vlera: puna e ndershme, fjala e mbajtur, dinjiteti njerëzor. Forca ime është mbështetja Juaj e pakushtëzuar ndaj meje, sepse Ju e dini që dera ime ka qënë dhe do jetë gjithmonë e hapur për ju, duke vlerësuar në maksimum kontributin e gjithësecilit. Unë kam qënë dhe do të jem përherë njëri prej jush. Së bashku, ne jemi të pathyeshëm! Duke ju falenderuar përzemërsisht për gjithçka keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Partinë Demokratike, ju ftoj të bëheni pjesë e proçesit historik të Primareve, që vendos në epiqendër votën tuaj dhe të vazhdojmë së bashku rrugëtimin drejt fitores.

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një "kontratë" bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta. Belind Këlliçi, Gert Bogdani dhe Ilir Alimehmeti janë tre kandidaturat e para nga Partia Demokratike që kanë finalizuar kandidimin për primaret e Tiranës, ndërsa po sot e finalizoi edhe Mimoza Hadermataj kandidimin për primaret në Tropojë.

besnik dushaj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen