LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Azem Hajdari, nismëtari i lëvizjeve të fuqishme të pandërprera derisa përmbysi diktaturën

Kryetari i PD tha se sot është detyrë e çdo demokrati, i frymëzuar nga vepra e Azem Hajdarit, të mendojë si t’i japim duart këtij regjimi.

12 Shtator 2023, 14:36 Nga r.ll
Berisha: Azem Hajdari, nismëtari i lëvizjeve të fuqishme të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i pranishëm në ceremoninë përkujtimore në nderim të heroit të demokracisë, Azem Hajdari, 25 vjet pas ndarjes së tij nga jeta.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Azem Hajdari është njëri prej figurave më të jashtëzakonshme të historisë tonë kombëtare.

"Sot ne nderojmë në 25-vjetorin e rënies, njërin prej figurave më të jashtëzakonshme të historisë tonë kombëtare.
Historia e kombeve, por edhe e individit, më shumë se nga çdo gjë tjetër, përcaktohet nga qëndrimi i tyre ndaj lirisë.
Në këtë kontekst, Azem Hajdari, për ata të cilët kanë përjetuar diktaturën hoxhiste dhe Shqipërinë e viteve ’90, është simboli i Feniksit të shqiptarëve, që u ngrit nga hiri në zenitin e kohës.
Kurajo dhe guximi i Azem Hajdarit ishte një legjendë e vërtetë.
Është shumë e vërtetë që revolucioni i vitit 1989, dridhi nga themelet, përmbysi klikat komuniste në vendet ish-komuniste lindore.
Por, realisht Shqipëria ishte tjetër. Në Shqipëri më 2 Korrik, mijëra të rinj, të jemi realistë punëtorë shumica e tyrë- në një kryengritje paqësore më të fuqishmen e llojit të vet, sepse hyrja në ambasada u përdor si një rrugë për të kundërshtuar regjimet, por hyrja në Shqipëri në ambasadat perëndimore ishte akt i një guximi të rrallë.
Ishte një kryengritje e vërtetë paqësore. Ata mijëra e mijëra djem që lanë shtëpitë e tyre dhe u vërsulën mbi muret e ambasadave, bënë një akt heroizmi të vërtetë. Secili prej tyre mund të mbetej, siç mbetën disa, i ekzekutuar në muret e ambasadës.
Por ajo kryengritje që zgjoi shpresën e shqiptarëve, ajo kryengritje nuk solli përmbysjen e regjimit. Ramiz Alia do të ishte diktatori i vetëm që arriti të rivendosë Murin e Berlinit në Shqipëri.
Ata e përmbysën Murin e Berlinit më 2 Korrik. E bënë detyrën e tyre. Shoqëria shqiptare nuk bëri detyrën e vet. Nuk doli të mbushë rrugët dhe sheshet. I frikshëm ishte mjedisi i Tiranës.
Pra, dhjetori që pasoi 2 Korrikun, erdhi në një situatë të tillë politike, në të cilën regjimi kishte rivendosur plotfuqinë e tij.
Të ngrihesh në rrugë, në protestë në Tiranë, ishte jashtë imagjinate. Por Azem Hajdari u ngrit. U ngrit me bashkëpunëtorët e tij. U ngrit si i pamposhtur. U ngrit pa marrë parasysh asgjë.",u shpreh Berisha.

Kryetari i PD tha se sot është detyrë e çdo demokrati, i frymëzuar nga vepra e Azem Hajdarit, të mendojë si t’i japim duart këtij regjimi.

"Nuk dua të ndalem në momentet kryesore të Azem Hajdarit si kryetar i PD, jo vetëm si themelues, por edhe kontributor themelor në organizimin e saj, në fitoret e saj, se me këto do merren historianët.
Por Azemi për ne ka një aspekt tjetër, nga i cili ne bëjmë mirë të mos ndahemi asnjë minutë, asnjë sekondë.
Azemi ka trashëgiminë e tij politike të jashtëzakonshme.
Azem Hajdari nuk ishte vetëm studenti që nisi i parë betejën, nuk ishte vetëm themeluesi dhe kryetari i parë i PD. Jo. Ai ishte nismëtari i lëvizjeve të fuqishme të pandërprera gjersa përmbysën diktaturën. I grevave të urisë. Protestave në çdo vend. Fjalimeve të zjarrta.
Ishte ai që do shtronte çdo ditë një pyetje: çfarë do u bëjmë sot ne këtyre? Se ata nuk e meritonin të ishin.
Sot Azemi është më aktual se kurrë, sot trashëgimia e Azem Hajdarit është më aktuale se kurrë.
Sot, jemi në kushte të vështira, por ’90-a ishte shumë më e vështirë. Makineria e frikës ishte shumë e fuqishme. Më të varfrit e shqiptarëve, fshatarët kapën armët kundër nesh kur rrëzuam bustin.
Shqipëria rurale dhe periferike, pas rrëzimit të shtatores se Enver hoxhës, e tëra në këmbë për të ardhur në Tiranë për të rivendosur shtatoren. I rikujtoj këto pasi situata ishte jashtëzakonisht e vështirë.
Sot, Azemi duhet të frymëzojë çdo të ri. Ai vërtet nuk jeton, ka 25 vite dhe pati një jetë të shkurtër. Por është e çuditshme në hsitorinë tonë. Abdyl Frashëri ka pasur jetën më të shkrutër në politikë se të gjithë rilindësit e tjerë, por burrë si atë, kombi nuk ka pasur me aq sa la.
Edhe Azem Hajdari të shkurtër e pati, por simbol frymëzimi si ai nuk ka.
Ndaj dhe sot është detyrë e çdo demokrati, i frymëzuar nga vepra e Azem Hajdarit, çdo ditë të mendojmë dhe jo të vajtojmë që t’i japim duart këtij regjimi, që është absolutisht një diktaturë, siç janë diktaturat e sotme. Nuk gjen më sot, përveç Koresë së Veriut, diktatura të llojit komunist. Është një lloj tjetër.
Në Shqipëri e vërteta është se diktatura më e keqe e të gjitha llojeve. Samuel Huntington, ky shkencëtar i shquar i madh, kur studion llojet e diktaturave, përfundon se diktatura e bandave dhe banditëve është forma më e keqe e diktaturës.
A nuk është ky momenti një thirrje për secilin prej nesh, për çdo shqiptar, të vendosim të përballemi. Kjo kërkon sakrificë, nuk ka dyshim. Pa sakrificë, asgjë nuk realizohet. Por nëse vendosemi të përballemi me këtë regjim, ju garantoj se në asnjë rrethanë nuk mund të rezistojë.
Shqipëria në vitet ’90 kishte kriminelë në pushtet, kishte njerëz që kishin vrarë dhe përligjur vrasjet. Shqipëria e sotme ka hajdutë të tillë, sa ka vjedhur Edi Rama, nuk ka vjedhur e gjithë Byroja Politike.", tha Berisha.

sali berisha azem hajdari

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit