LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ballkani i Hapur do të griset ditën e parë të qeverisjes së PD, dhe taksa armiqësore ndaj fermerëve shqiptarë merr fund

Berisha u premtoi fermerëve se kjo shumë do të 5-fishohet dhe se për çdo njësi prodhimi do të financohen njëlloj siç financohen fermerët e vendeve përreth.

27 Prill 2025, 20:49 Nga N.F
Berisha: Ballkani i Hapur do të griset ditën e parë të
Berisha

KUÇOVË- Kreu i Partisë Demokratike gjatë fjalës së tij në takim me qytetarë të Kuçovës u shpreh se qeveria subvencion 32 milionë për fermerët. Berisha u premtoi fermerëve se kjo shumë do të 5-fishohet dhe se për çdo njësi prodhimi do të financohen njëlloj siç financohen fermerët e vendeve përreth.

Më tej ai u shpreh se Ballkani i Hapur do të griset ditën e parë të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe se, taksa armiqësore ndaj fermerëve shqiptarë, taksa simetrike e TSVH-së do të marrin fund. Sipas tij Made in Albania’ do të jetë krenaria e vendit. 

"Miqtë e mi! Liljana para jush këtu paraqiti me të drejtë gjendjen tejet të vështirë të fermerëve shqiptarë. Ju duhet ta dini se, pasi firmosi si argat i Vuçiçit ‘Ballkanin e Hapur’ 80 përqind e prodhimeve bujqësore në tregjet shqiptare vijnë nga Shumadia dhe Banata, se hyjnë pa doganë.
Në Shqipëri nisi një therje masive e bagëtive. Subvencioni që ju merrni është 1/5 e asaj që merr fermeri në Maqedoninë e Veriut, është 1 e 7, ose e 8 e asaj që merr fermeri në Serbi. Është 1 e 4 apo e 5, e asaj që merr fermeri në Kosovë. Merr fund.

Dhe çbëri Edi Rama këtë vit, më falni. 8 miliardë euro, për 380 mijë fermerë të cilët japin 20% të prodhimit të brendshëm, të cilët punësojnë 500 mijë shqiptarë. Sa dha? Dha gjithsej 57 milionë euro, nga të cilat fermerët marrin subvencion 32 milionë. Fjala ime e nderit, se kjo shumë do të 5-fishohet. Po. Se ju për çdo njësi prodhimi, serë, arë apo çfarë do qoftë, për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti të mbajtur, do të financoheni njëlloj siç financohen fermerët e vendeve përreth. Pra do 5-fishohet subvencioni dhe ju garantoj se prodhimet tuaja do të mbrohen në sezon. Se Ballkani i Hapur do të griset ditën e parë të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe se, taksa armiqësore ndaj fermerëve shqiptarë, taksa simetrike e TSVH-së, merr fund.


Taksa do të jetë në blerje dhe shitje, sepse duhet që ju ta merrni mbrapsh TVSH dhe jo grosistët.
Ju garantoj se do investohet çdo vit, 70 mln euro në kullim, në vaditje, mbrojtje toke. Miq, ja ku është hidrocentrali i Banjës, ai në radhë të parë është vepër vaditëse dhe ndaj është ndërtuar dhe dytësor është energjia. Ju siguroj se potencialet e tij do të përdoren për të dyfishuar sipërfaqen e ujitur në Shqipëri. Miqtë e mi! ‘Made in Albania’, prodhimi shqiptar do të jetë krenaria jonë. I garantoj biznesmenët e Kuçovës dhe të Shqipërisë. Biznesi i vogël, energjia zbret nga 18 në 6 lek.
Bashkitë s’do mund të vendosin kurrë taksa e tarifa më shumë se 1%. Por ngaqë jam këtu tek bashkitë, do të shpreh nderimin tim më të madh për ju, për demokratët dhe demokratet e Kuçovës, për fitoren tuaj në Maj të kësaj bashkie me Lefter Maliqin, ua grabiten. Ju garantoj se ligji do të veprojë me forcën më të madhe para atyre që grabitën mandatin tuaj," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet