LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Mbështetje dhe grante për çdo të ri! Prova e jetës sonë është të kthejmë kombin në moshën e rinisë tij

Ai foli edhe në lidhje me takimin e tij të sotëm me shqiptarët në Selanik teksa theksoi se ata ishin më të vendosur se kurrë për të votuar me 11 maj për shpëtimin e Shqipërisë.

27 Prill 2025, 20:14 Nga N.F
Berisha: Mbështetje dhe grante për çdo të ri! Prova e
Berisha

KUÇOVË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme takim me qytetarë të Kuçovës. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se programi i PD-së dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore është programi më i mirë që është paraqitur ndonjëherë para shqiptarëve. Ai foli edhe në lidhje me takimin e tij të sotëm me shqiptarët në Selanik teksa theksoi se ata ishin më të vendosur se kurrë për të votuar me 11 maj për shpëtimin e Shqipërisë.

Berisha shtoi se më 11 maji do të shënohet fillimin e ri për çdo të ri që dëshiron të ndërtojë ëndërrën e tij në Shqipëri. Ai theksoi se do të dyfishojnë buxhetin për arsimin. Sipas tij dyert e universiteteve do të jenë të hapura dhe se qeveria do të paguajë çdo sipërmarrës që punëson të rinjtë. Berisha shtoi se  qeveria do të përcaktojë grante për çdo biznes dhe startup të të rinjve tanë.

"Të dashur qytetare dhe qytetarë të Kuçovës, banorë të këtij rrethi, mirënjohjen time më të pakufishme, nderimin tim më të madh para jush dhe për ju, gra dhe burra, djem e vajza, njerëz të lirë të grumbulluar në këtë shesh, me vullnetin tuaj, pa asnjë lloj imponimi, por të vendosur të mbështesni programin e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, me besimin se ky është projekti më i madh, më i mirë i paraqitur ndonjëherë në këto 32 vite në Shqipërisë. I dashur Eno Bozdo, drejtuesi politik i qarkut të Beratit. Kryetari i PD-së së Kuçovës.

Të dashur kandidate dhe kandidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqësues të Qarkut të Beratit dhe rrethit të Kuçovës, krenaria jonë jeni, krenaria e Kuçovës dhe Beratit dhe Shqipërisë.
Sonte do të më lejoni, do të ju kërkoj leje të përshëndes edhe ato qindra qindra, zonja e zonjushe, punonjëse të administratës, që të detyruara me regjistër, detyrohen të ndjekin dhe të ndigjojnë dokrrat me një fjalor ordiner të një njeriu i cili i ka ditët e numëruara. Më lejoni ti garantoj se, për ato dhe për çdo njeri, çdo punonjës që zbaton ligjin dhe u shërben si shërbëtor qytetarëve shqiptar, do kemi nderimin më të madh dhe se me 11 maj merr fund njëherë e mirë, pjesëmarrja e detyruar në mitingje të ministrave apo kryeministrave, por sheshet do të jenë gjithnjë të qytetarëve të lirë, të djemve dhe vajzave, burrave dhe grave të lirë dhe kurrë me detyrim siç ndodh në këtë fushatë.

Miq! Unë vij tek ju, për të paraqitur programin e PD-së dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore si programin më të mirë që është paraqitur ndonjëherë para shqiptarëve. Sot në mëngjes e nisëm fushatën në Selanik. Qindra, mijëra vëllezër, motra tona, erdhën të dëgjonin programin e partisë dhe të aleancës tonë, erdhën më të vendosur se kurrë për të votuar me 11 maj, shpëtimin e Shqipërisë, ndryshimin e madh për të votuar, ndarjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga një e keqe e madhe që po shkreton çdo javë, çdo muaj më shumë, Kuçovën, Beratin dhe Shqipërinë. Më të vendosur se kurrë për të votuar me 11 maj, ndryshimin dhe ndarjen nga një e keqe që po i rrëmben kombit të ardhmen dhe rininë e tij.

Jam këtu sot dhe e garantoj Ledianin, bashkëmoshatarët e tij dhe të gjithë të rinjtë në këtë shesh dhe kudo që ndodhen se 11 maji shënon fillimin e ri, për çdo të ri, për çdo fëmijë, çdo vajzë dhe djalë që do, e dëshiron të ndërtojë ëndërrën e tij në Shqipëri. Dëshiron të ndërtojë të ardhmen e tij në Shqipëri. Po ne garantojmë të rejat dhe të rinjtë, fëmijët se shkollimi i tyre në një arsim modern, në shkolla të pajisura me teknologji më të mira, me cilësi më të lartë do të jetë objektiv kryesor, duke dyfishuar buxhetin për arsimin dhe se nuk do të ketë më mesatare si shpatë Demokleu që të pengojë ata të hyjë në universitete. Përkundrazi dyert e universiteteve do të jenë të hapura dhe pas përfundimit, qeveria do të paguajë çdo sipërmarrës që punëson të rinjtë, 1 vit sigurime shoqërore për çdo të ri të punësuar. Qeveria do të përcaktojë grante për çdo biznes dhe startup të të rinjve tanë.

Qeveria do të përcaktojë grante për çdo kredi, në mënyrë që çdo çift i ri të ketë një çati.
30 mijë euro për të mbuluar të gjitha interesat dhe më pas me fëmijën e tretë për ata që duan, qeveria do të paguajë vetë të gjithë kredinë. Miqtë e mi, do të bëjmë gjithçka, do të bëjmë çdo gjë që të kthejmë nga emigracioni të rinjtë dhe të rejat që ikën, por dhe çdo emigrant që do të kthehet në Shqipëri. Prova e jetës sonë, prova e forcës tonë, e vizionit tonë, është të kthejmë kombin në moshën e rinisë tij. Ky është qëllimi ynë. Kombi, vetëm kombi në moshën e rinisë, është komb me të ardhme, është komb që zhvillohet është komb që begatohet gjithnjë e më shumë,' tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen