LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Beteja në parlament është betejë për jetën ose vdekjen e pluralizmit dhe demokracisë

Po ashtu ai ka theksuar se Rama ka zgjedhur që të t'i japë goditjen më të rëndë pluralizmit dhe parlamentit shqiptar. 

23 Nëntor 2023, 17:32 Nga I.A
Berisha: Beteja në parlament është betejë për
Sali Berisha

ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se beteja në Parlament është për jetën ose vdekjen e pluralizmit. Në një takim me qytetarët në Elbasan, Berisha ka theksuar se demokracia në vendin tonë ndodhet në momentin më kritik të periudhës 32-vjeçare. Po ashtu ai ka theksuar se Rama ka zgjedhur që të t'i japë goditjen më të rëndë pluralizmit dhe parlamentit shqiptar. 

"Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë të Elbasanit, në këtë sallë dhe kudo që ndodheni sonte. Përshëndetjet e mia më të përzemërta, falënderimin më të sinqertë për praninë tuaj në këtë takim, në një moment ndër më kritikët të të gjithë historisë tonë pluraliste 32 vjeçare. Unë vij sot tek ju me thirrjen e zemrës për çdo të ri dhe të re, për çdo qytetare dhe qytetar, demokrat dhe demokrate. Në situatën e krijuar, demokracia në Shqipëri është në klithmat e saj, është në agresionin më të rëndë në 32 vite. Demokracinë në Shqipëri, kërkon me çdo kusht dhe çmim, ta zhdukë një njeri që do të ketë në duart e tij të gjitha pushtetet. Pas 32 vitesh, vështirësish, suksesesh, mossuksesesh, Edi Rama ka zgjedhur ti japë goditjen më të rëndë në historinë e demokracisë, ka zgjedhur të asgjësojë pluralizmin politik në parlamentin shqiptar. Ka zgjedhur të ju mohojë përfaqësuesve tuaj në parlament, ato të drejtat që ju jep kushtetuta pa të cilat ata nuk përfaqësojnë asgjë tjetër përveç vetes së tyre. Pa ato të drejtat ata nuk përfaqësojnë djem e vajza, burra e gra të opozitës të cilët në kushtet më të vështira me guxim i qëndruan besnik idealeve të tyre demokratike dhe votuan kundër qeverisë. Pas kësaj, kjo e keqe e madhe e paparë ndonjëherë që nga Enver Hoxha në historinë tonë, kërkon që ata të cilët ju me ata vota sollët në parlament, ata ti ekzekutojë politikisht, ti shndërrojë në një falsitet, në një fasadë të tij dhe jo në përfaqësues tuaj. Në këtë aspekt beteja në parlament është betejë për jetën ose vdekjen e pluralizmit dhe demokracisë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet