LIVE UPDATES
Politike

Rama në Samitin e Diasporës: Shqiptarët në botë na kanë mësuar se ëndrrat nuk janë të paarritshme

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se të bashkuar në një skuadër asnjë objektiv, sado ambicioz që të jetë, nuk është i paarritshëm.

23 Nëntor 2023, 11:47 Nga r.ll

 

Rama në Samitin e Diasporës: Shqiptarët në botë na
edi rama

 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi se Samiti i Diasporës është një udhëkryq që bashkon të gjithë liderët shqiptarë të rajonit pavarësisht bindjeve politike.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se të bashkuar në një skuadër asnjë objektiv, sado ambicioz që të jetë, nuk është i paarritshëm.

Rama u ndal tek shqiptarët e suksesshëm në botë si Dua Lipa, Ermonela Jaho apo Mira Mirati, për të cilët tha se na kanë mësuar se asnjë ëndërr sado e madhe të jetë, kur njerëzit e shohin me sy hapur nuk është e paarritshme.

“Përtej simbolikës ky takim dy ditor, vjen edhe me vetëdijen e plotë se në punimet e samitit, të cilat zhvillohen intensivisht jashtë këtyre seancave të mëdha plenare, na është besuar mundësia që të komunikojmë së bashku për të shkruar një tjetër faqe të re për Shqipërinë dhe shqiptarët. Samiti është një udhëkryq ku bashkohen të gjithë pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike, përtej të gjitha përkatësive krahinore dhe vendndodhjes së secilit, si shqiptarë që kanë diçka për të thënë, për të dhënë për mënyrën se si duhet t’i qasemi sfidave të botës ku jetojmë, e cila ndikon vendet ku ne jemi dhe njëkohësisht si të bashkojmë më mirë forcat për t’ja dalë në realizimin e ambicieve legjitime dhe të objektivave të përbashkëta.

Nuk mund të lë pa përmendur se ky samit ndodh pak ditë pasi njishat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, së bashku në një skuadër, jo vetëm e çuan Shqipërinë në Evropë në kuptimin e plotë të fjalës por edhe na ritreguan edhe njëherë se çfarë mund të bëjmë kur bashkojmë talentet, vullnetet dhe forcat dhe mbi të gjitha kur kemi një qëllim dhe strategji për të fituar sepse së bashku asnjë objektiv, sado ambicioz që të jetë, nuk është i paarritshëm. Nëse ka një mësim të madh që të gjithë mund të marrim në të gjitha nivelet, nga të gjithë ata emra që na bëjnë ne krenar si shqiptarë, sepse përmenden me shumë respekt në një botë më të madhe, është mësimi se të gjithë ata kanë pasur një ëndërr më të madhe sesa çfarë mundësitë e tyre mund t’ua këshillonin.

Dhe e kanë bërë realitet. Mira Murati, Dua Lipa, Mira Mezini, Ermonela Jaho, Lorik Cana e me radhë janë emra të cilët kanë rrugë të ndryshme dhe kanë arritur në maja të ndryshme të botës por të përbashkët kanë fuqinë për t’i shkuar deri në fund me çdo çmim realizimit të ëndrrës së tyre. Këta janë ata që ne njohim por sa janë të panjohurit, të cilët kanë bënë të mundur atë që mundësitë e tyre nuk ua këshillonin ta kërkonin. Nëse ka një mësim nga gjithë suksesi i shqiptarëve në diasporë, është mësimi se asnjë ëndërr, sado e madhe, kur njerëzit e shohin me sy hapur, nuk është e paarritshme përderisa e shohin.”, tha Rama.

edi rama samiti i diaspores

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet