23 Nëntor 2023, 10:38
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË-Ditën e sotme në Tiranë po zhvillohet dita e dytë e Samitit III të Diasporës. Pjesëmarrës janë përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora.
Një nga çështjet më të rëndësishme që pritet të diskutohet është e drejta e diasporës për të votuar në vendin e tyre.
Ndonëse ishte parashikuar të merrte pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mungon. E pranishme është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
I pari që hapi fjalën ditën e sotme ishte ministri i Jashtëm, Igli Hasani, i cili theksoi se Diaspora ka rol të pazëvendësueshëm në avancimin e kauzës kombëtare, ndërsa u shpreh se jemi borxhlinj ndaj shqiptarëve jashtë kufijve.
"S’ka mesazh më të bukur bashkimi se kjo sallë e mbushur plot, kjo mbledhje e shqiptarëve nga mbarë rajoni e bota. Ky samit vjen në një moment kur në shqiptarët më shumë se kurrë kemi arsye të ndihemi mirë me atë çfarë kemi arritur. Kemi shumë për të bërë së bashku për ti çuar më tej e zhvilluar vendet tona, për të konsoliduar ato që kemi arritur. Ajo që mund të bëjë Shqipëria e vetme, Kosova e vetme, vëllezërit në Maqedoni e Mal të Zi, është fare pak krahasuar me atë se çfarë mund të arrijmë të gjithë së bashku. Ky samit është një moment për të forma konkret bashkëpunimi. Sfida është se si të përkthejmë në nisma konkrete atë dëshirë dhe pasion që na bashkon për kombin.", tha Hasani.
samiti i diaspores
Politike
23 Nëntor 2023, 08:34
a.l
Kuvendi
TIRANË- Sot, mblidhet Konferenca e Kryetarëve në kryesinë e Kuvendit. Në rendin e ditës, në mbledhjen që d...
Politike
22 Nëntor 2023, 22:44
I.A
Shqiperia Behet
SHKUP- Lëvizja 'Shqipëria Bëhet' do të mbaj takimin e saj të radhës me shqiptarët në Maqedonin...
Politike
22 Nëntor 2023, 22:25
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Ambasada italiane ka reaguar ditën e sotme në lidhje me tensionet në Parlament, e cila shprehet e shqetës...
Politike
22 Nëntor 2023, 20:47
h.k
Gazment Bardhi
TIRANË- Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka bërë me dije ditën e sotme ...
Politike
22 Nëntor 2023, 18:56
I.A
Dritan Abazoviç
TIRANË- Ish-kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç është nderuar ditën e sotme me çmimin&...
Politike
22 Nëntor 2023, 18:47
I.A
Silvinjo dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka akorduar çmimin "Shqiponja e Artë" trajnerit të kombëtares Si...
Politike
22 Nëntor 2023, 18:27
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me drejtues të departamente dhe specialistë...
Politike
22 Nëntor 2023, 18:12
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike, u shpreh pasditen e sotme në një tryezë me ekspertë, se buxhet...
Politike
22 Nëntor 2023, 17:50
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike në një takim pasditen e sotme me Departamentin e PD-së për ...
Politike
22 Nëntor 2023, 17:10
h.k
Levizja Bashke
TIRANË-Lëvizja "Bashkë" ka reaguar ditën e sotme me një deklaratë zyrtare për mediat në lidhje me b...