LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Dëshmia më flagrante e batërdisë elektorale ishte 14 maji në Shkodër! Me Ramën nuk ka zgjedhje

Po ashtu Berisha ka theksuar edhe njëherë se me kryeministër Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe demokratike.

13 Dhjetor 2023, 17:37 Nga I.A
Berisha: Dëshmia më flagrante e batërdisë elektorale ishte
Sali Berisha

SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me simpatizantët dhe anëtarët e PD në Shkodër në vazhdim të nismës Opozita në Aksion. Berisha me mbështetësit demokratë bëri me dije se qeveria dhe bandat e krimit kanë intimiduar çdo votues që vinte në qendrën e votimit me qëllim deformimin e rezultatit zgjedhor. Po ashtu Berisha ka theksuar edhe njëherë se me kryeministër Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe demokratike.

"Vij sot në këtë takim, më i veçanti në 32 vite, pas takimit të parë që kemi bërë në sheshin “Isa Boletini’. Por, me ju do flas haptas. Pas 32 vitesh, Shkodra ra në duar të pushtuesve. E them këtë me bindjen më të thellë. Në rast se nuk do qe kjo sot, ju garantoj se ne së bashku sonte do diskutonim për defektet dhe të metat e Sali Berishës në fushatë, të Bardh Spahisë, Greta Bardelit dhe përfaqësuesve të tjerë. Sepse me rezultatin e 14 majit, në mënyrë të padiskutueshme kanë peshën e tyre gabimet, qëndrimet, defektet e këtyre që përmenda dhe të tjerëve që janë vetëkuptuar. Por sot, mesazhi im është tjetër. Mesazhi im është tjetër sepse kam ndjekur çdo ditë, dhe ua them pse, fushatën tuaj. Në një kohë kur të gjitha pollet tregonin se kandidati ynë kuotohej 8 përqind më shumë, 15 përqind më shumë, 3 përqind më shumë, lajmet vinin të sigurta se Edi Rama po bën gjithçka për të përmbysur rezultatin. Dhe ky lajm qarkullonte, dua të jem shumë i hapur me ju, te të gjithë diplomatët e huaj në Tiranë. Dhe unë e ndiqja se çfarë po ndodh dhe ku po ndodh.

Ditën e zgjedhjeve, duke e ditur se bandat do ushtrojnë terror mbi qytetin, kam mbajtur gjatë gjithë ditës lidhje me përfaqësuesit tuaj, kam nisur bashkëpunëtorë të mi nga Tirana në Velipojë. Ditën e zgjedhjeve ne e kemi akt civiliteti, e kemi festival lirie, ne nuk dalim me pushkë, nuk dalim me çifte për t’u përleshur me të tjerët. Ditën e zgjedhjeve, përfaqësuesi im nga Tirana, më raporton se Velipoja është në pushtim të plotë. Se bandat e Pëllumb Gjokës, çdo votues që vinte, ia kapnin kokën ia ofronin te veshi, e shoqëronin dhe kur dilte nga qendra, kur tentonin të filmoheshin, reagonin ndaj tyre.
Të gjitha këto të organizuara nga qeveria. Mos mendoni se ka banditë të guximshëm, banditët bëhen të guximshëm kur kanë pushteti. Nuk ka më frikacakë se ata. Të njëjtën gjë me bandat e tjera. Çfarë ndodhi? Autokolonë! Po pse e them pushtim unë? Sepse na është dashur shumë kohë të marrim videot e autokolonës. Na është dashur shumë kohë që të dilnin njerëz që mund të fotografonin banditët, vrasësit serialë që ishin liruar nga burgjet për të dhuruar qytetin e lirisë, për të dhuruar Shkodrën. E them edhe njëherë, në gjithë bindjen time, e kisha shumë të konsoliduar se me Edi Ramën nuk ka zgjidhje. E kisha dhe vazhdoj të konsoliduar se ne si opozitë kemi problemet tona, por kur një kryeministër vendos të marrë votën me çdo kusht, askush nuk duhet të jetë naiv, askush nuk duhet të jetë iluziv se ai ka të gjitha mjetet për ta realizuar këtë.
Si u vendos sundimi i partisë së krimit në Shkodër?

Ky sundim u vendos së pari duke liruar njerëzit nga burgjet dhe duke aktivizuar të gjitha bandat. Së dyti, u vendos duke hequr nga fleta e votimit, emrin e PD dhe drejtuesit të saj. Së treti, u vendos duke shpërndarë sasi të pakontrolluara parash për të blerë të drejtën e votës dhe për të blerë votën. Së katërti, u vendos duke hequr të drejtën e komisionerëve në gjysmën e qendrave. Së pesti, u vendos duke përdorur patronazhistët dhe aktivistët si polici sekrete terroriste elektorale.
Mund të numëroj një seri faktorësh. Së gjashti, u vendosur duke shpërndarë 683 mijë zarfa me 50 mijë lekë pensionistëve në Shkodër dhe në mbarë vendin. U vendos duke e shpallur Kodin Zgjedhor, ligjin që i jep garanci opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, një kinezëri nga Edi Rama. U vendos duke përdorur levat si partia e Tom Doshit, e cila brenda 2 vitesh, vetëm në sajë të thasëve me para, rritet me 240 përqind. A ishin të reja këto? Jo, për ne ishin lehtësisht të parashikueshme.
Por midis asaj që të bojkotonim zgjedhjet dhe të firmosnim monizmin me dorën tonë dhe të merrnim pjesë në zgjedhje, ne zgjodhëm këtë të dytën. Zgjodhëm të dytën me betimim se do mbrojmë votën e shqiptarëve.

Ka pasur keqkuptime ndoshta, njerëz që kanë menduar se ne nuk do i lejojmë Edi Ramës të bëjë këto që ka bërë. Po kjo është e pamundur, ti nuk e ndalon dot qeverinë të marrë vendim për të shpërndarë 683 mijë zarfa, ti nuk kontrollon dot gjykatat, nuk kontrollon dot KQZ-në. E vetmja gjë që mbetet është bojkoti, por bojkoti nuk ishte opsion. Ama në fund të këtij procesi, ne në mbrojtje të kësaj vote, arritëm të disponojmë dhe të prodhojmë dokumentin më serioz në historinë e vendit për dhunën elektorale. Për grabitjen e zgjedhjeve. Për plaçkitjen e zgjedhjeve. Por një vend që nuk voton nuk mund të jetë kurrë një vend i lirë. Një vend ku grabiten votat, nuk mund të jetë kurrë një vend i lirë. Dhe dëshmia më flagrante e kësaj batërdie elektorale ishte 14 maji në Shkodër," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para