LIVE UPDATES
Politike

Berisha-diasporës: Regjistrohuni, Shqipëria Madhështore realizohet vetëm me angazhimin tuaj këtu pas 11 majit

Berisha tha se për shqiptarët jashtë vendit, paketa e emergjencës, vendosja e minimumit jetik 200 euro, rritja e pensioneve 20 përqind, vendosja e rrogës minimale 500 euro, vendosja e rrogës mesatare 1200 euro, janë lehtësim i madh sepse nuk do të detyrohen të dërgojnë remitanca për familjet e tyre, që përdoren për bukë dhe ilaçe.

28 Shkurt 2025, 12:58 Nga r.ll
Berisha-diasporës: Regjistrohuni, Shqipëria Madhështore
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohet për zgjedhjet e 11 majit. Ai u shpreh se fitorja e PD-së në këto zgjedhje nënkupton krijimin e çdo lloj mundësie të kthimit të shqiptarëve jashtë vendit në Shqipëri.

Duke folur për programin qeverisës të PD-së, Berisha tha se bonuset për fëmijët shqiptarë që lindin kudo në botë do jenë të njëjta si për ata që lindin në Shqipëri.

Ndërkohë, më tej tha se për shqiptarët jashtë vendit, paketa e emergjencës, vendosja e minimumit jetik 200 euro, rritja e pensioneve 20 përqind, vendosja e rrogës minimale 500 euro, vendosja e rrogës mesatare 1200 euro, janë lehtësim i madh sepse nuk do të detyrohen të dërgojnë remitanca për familjet e tyre, që përdoren për bukë dhe ilaçe.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Ndërkohë, edhe njëherë, jam këtu për t’u bërë thirrje shqiparëve jashtë vendit dhe për t’i garantuar ata se fitorja e PD-së me datën 11 maj 2025 nënkupton hapjen reale, krijimin e çdo lloj mundësie të kthimit të shqiptarëve jashtë vendit në Shqipëri.
Në këtë kuadër, afati 5-vjeçar pa taksa përbën zotimin tonë solemn. Por, jo vetëm kaq. Në të gjithë jetën e vendit, shqiptarët do mund të marrin pjesë në çdo lloj përfshirje, gare, konteksti që zhvillohet për administratë dhe institucione të tjera.
Sikundër, bonuset për fëmijët shqiptarë që lindin kudo në botë do jenë të njëjta si për ata që lindin në Shqipëri, edhe për ata që lindin në botë.

Tjetër, në programin tonë shumë të rëndësishëm për emigracionin dhe diasporën, një sistem universal lidhje online me shqiptarët e shquar që për arsye të ndryshme nuk mund të rikthehen në Shqipëri, por që mund të kontribuojnë aty ku janë në fushat e ndryshme. Pra, një shkrirje e kombit, pavarësisht nga distancat gjeografike, do të ndodhë pas 11 majit.
Shqipëria Madhështore si projekt i Shqipërisë së viteve të ardhshme mund të realizohet vetëm me angazhimin intensiv të shqiptarëve jashtë vendit. Pra, mendoj se horizonte të reja bashkëpunimi krijohen dhe shfaqen pas 11 majit.

Mos harroni, të dashur shqiptare dhe shqiptarë jashtë vendit, se njeriu që sot krijon të gjitha këto pengesa, shpalli publikisht zëvendësimin tuaj me bangladeshas, me senegalezë, që unë nuk kam asnjë sentiment ksenofobik ndaj tyre, por kuptoj detyrimin e Shqipërisë ndaj qytetarëve të saj për të zhvilluar këtë vend, për të bërë të mundur që ëndrrat e qytetarëve shqiptarë të realizohen në Shqipëri. Nuk mundet kurrë të pranohet që shqiptarët të përzihen dhe të zëvendësohen me të tjerë. Kemi të bëjmë me një politikë përzënie të shqiptarëve, siç e keni konstatuar.

Ndaj dhe ky ishte problemi i parë që unë desha të paraqes para jush. Ndërkohë, theksoj në këtë kontekst përsëri se për emigracionin, për shqiptarët jashtë vendit, paketa e emergjencës, vendosja e minimumit jetik 200 euro, rritja e pensioneve 20 përqind, vendosja e rrogës minimale 500 euro, vendosja e rrogës mesatare 1200 euro, që të gjitha këto janë njëkohësisht lehtësim i madh për shqiptarët, të cilët detyrohen të dërgojnë remitanca për familjet e tyre, që përdoren për kafshatën dhe ilaçet. Në këtë mënyrë, këto kursime do mund të përdoren për investime, biznese të vogla dhe qëllime të tjera.

Ne i qëndrojmë plotësisht kësaj pakete. Ne, krahas këtyre, do vendosim kartën e konsumatorit, e cila do rikthejë TVSH-në e ushqimeve bazë për të gjithë rrogëulëtit dhe pensionistët, si dhe qytetarëve me të ardhura minimumin jetik. Do ulet ndjeshëm çmimi i energjisë, nga 85 lekë do zbresë në 70 lekë. Për bizneset, ulja do jetë drastike. Do ulet të paktën me 3 herë, nga 18-24 që është, do zbresë në 6. Të gjitha këto janë stimuj realë dhe të vërtetë për të rikthyer Shqipërinë në një vend tërheqës për rikthimin e bijve dhe bijave të saj kudo që ndodhen.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet