28 Shkurt 2025, 12:20
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët, ku komentoi miratimin e djeshëm në Kuvend të aktit që mundëson votimin me dokumente të skaduara për shqiptarë jashtë vendit.
Berisha u bëri thirrje emigrantëve të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit, duke qenë se kanë mbetur vetëm pak ditë deri në përfundimin e afatit. Më tej, ai tha se do të paraqesë pranë KQZ, kërkesën për shtyrjen e aafatit të regjistrimeve. Kryedemokrati tha gjithashtu se do të kërkojë dhe vlefshmërinë e dokumenteve të skaduara edhe për qytetarët në Shqipëri.
"Dje parlamenti miratoi një akt vetëm 5 ditë përpara përfundimit të afatit të regjistrimit, në të cilin bën të mundur të votojnë me dokumente të skaduara qytetarët shqiptarë jashtë vendit. Së pari, unë u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve jashtë vendit të bëjnë gjithçka që këto 4 ditë që kanë mbetur, të shumëfishojnë numrin e shqiptarëve jashtë vendit që do votojnë më 11 maj dhe të bëhen kontributorë historikë në përmbysjen e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, narkoshtetit të Edi Ramës.
Vota e tyre ka një rëndësi përcaktuese.
Së dyti, kërkoj, dhe zyrtarisht do paraqesim kërkesën pranë KQZ, që të shtyhet afati i regjistrimeve pasi ky akt ka dalë shumë, shumë, shumë me vonesë. Pra, ky akt i votuar vetëm 5 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit, de facto e bën të pazbatueshëm në kuptimin që edhe njoftimi për miratimin e këtij akti është një njoftim shumë i mangët. Ndaj dhe kërkoj shtyrjen e afatit të regjistrimit.
Dhe së fundmi kërkoj, dhe do dërgoj në Gjykatë Kushtetuese, respektimin e barazisë së shtetasve shqiptarë kudo që janë. Vlefshmërinë e dokumenteve të skaduara si për qytetarët në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit. Nuk kanë asnjë të drejtë të bëjnë këtë diskriminim të madh përveç fobisë nga vota e qytetarëve shqiptarë. Ky është një akt i turpshëm dhe ne do bëjmë çdo gjë që qytetarët shqiptarë të konsiderohen të barabartë para ligjit.", tha Berisha.
sali berisha
Politike
28 Shkurt 2025, 12:12
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme akuzat e Opozitës kundër Sekretarit të Përgjithshë...
Politike
28 Shkurt 2025, 11:52
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar edhe ditën e sotme me reagimet nga paraburgimi në Durrës.&nb...
Politike
28 Shkurt 2025, 11:33
I.A
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD ka përshëndetur sot punën e prokurorëve të SPAK, duke u kërkuar atyre...
Politike
28 Shkurt 2025, 11:00
N.F
Ministri Hasani
TIRANË- Ministri i Jashtëm dhe për Europën, Igli Hasani ka marrë pjesë në Konferencën e Komisi...
Politike
28 Shkurt 2025, 11:11
r.ll
drejtuesit e koalicionit
TIRANË- Lëvizja "Shqipëria Bëhet" e Adriatik Lapajt dhe Nisma Thurje e Endri Shabanit kanë zyrtarizuar d...
Politike
28 Shkurt 2025, 10:57
I.A
TIRANË- Shefi i Seksionit Politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Andre Rizzo ka deklaruar se zgjerimi i unionit ës...
Politike
28 Shkurt 2025, 10:51
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se firmosja e marrëveshjes mes “TEDA Tiranë”, Zona e Lirë Ekonomike e B...
Politike
27 Shkurt 2025, 15:01
I.A
Karl Bergner
TIRANË- Ambasadori gjerman në Tiranë Karl Bergner ka deklaruar se mbështet pa rezerva procesin e zgjerimit të BE...
Politike
28 Shkurt 2025, 09:36
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikësn "Sy m'Sy" në rrjetet e tij sociale. Rama i është përgj...
Politike
27 Shkurt 2025, 22:48
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është pyetur këtë të enjte në lidhje m...