LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Do hiqet diskriminimi ndaj fermerëve! Subvencionimi do të bëhet për çdo krerë bagëti, çdo fidan dhe çdo njësi prodhimi

Berisha shtoi se subvencioni për fermerët do rritet 5 herë. Ai u shpreh se subvencioni momentalisht është 32 milionë euro dhe se do të bëhet 230 mln euro.

2 Maj 2025, 19:19 Nga N.F
Berisha: Do hiqet diskriminimi ndaj fermerëve! Subvencionimi do të
Berisha

FUSHË KRUJË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me banorë të Fushë-Krujës. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se programi i PD-së është një program i një mundësie të re. Ai u premtoi fermerëve se do të financohen nga shteti për çdo fidan të mbjellë, për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti të mbarështruar.

Berisha shtoi se subvencioni për fermerët do rritet 5 herë. Ai u shpreh se subvencioni momentalisht është 32 milionë euro dhe se do të bëhet 230 mln euro. Kryedemokrati shtoi se në 100 ditët e para të qeverisjes së PD do të ngrihet bordi që do i kompensojë qindarkë për qindarkë  eksportuesit shqiptarë për shvleftësimin e euros nga narkosit shqiptarë.

"Miqtë e mi! Ja pra programi ynë është program i një frymëmarrje të re. Programi ynë është program i një mundësie të re. Garantoj fermerët e rrethit të Krujës, se do të financohen nga shteti për çdo fidan të mbjellë, për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti të mbarështruar. Dhe kjo jo duke i diskriminuar, ju që keni një lopë nuk merrni gjë, duhet të kesh 10 lopë që të përfitosh. Jo, çdo krerë, çdo fidan, çdo njësi prodhimi. Jo vetëm kaq, por i garantoj se subvencioni për fermerët do rritet 5 herë, është 32 milionë euro, do të bëhet 230 mln euro.

Pra do rritet më shumë se 5 herë. Pse kjo? Sepse kaq e kanë vendet përreth. Dhe fermerët tanë nuk mund të konkurrojnë nëse nuk subvencionohen njëlloj si ata. Siç i subvencionon Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Garantoj fermerët se nuk do të ketë pension ndën 200 euro në fshat. Merr fund diskriminimi, nuk ka më, jo. 200 euro. Se fondet për bujqësinë do të dyfishohen. Se do të investohet çdo vit 70 mln euro për vaditje, kullim dhe mbrojtje të tokës. Siguroj fermerët se rritja e prodhimit është një nga objektivat më madhor. ‘Made in Albania’ është krenari kombëtare.

Bizneset e Krujës, Fushë Krujës, bizneset e Shqipërisë, prodhimi i tyre është krenari kombatëre dhe ne do bëjmë gjithçka duke ulur taksat, duke pjesëtuar me 3 çmimin e energjisë. Duke subvencionuar trajnimin e punëtorëve që suksesi i tyre të rritet. Garantoj eksportuesit shqiptarë se në 100 ditët e para ngrihet bordi që do i kompensojë ata qindarkë për qindarkë, për shvleftësimin e euros, nga narkosit shqiptarë. Kështu që ata do kenë fitimin e garantuar. Do kenë linja krediti të garantuara," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj