All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Berisha: Do të krijohen 4 zona të lira ekonomike, ID do të jetë nipti i fermerit, mbështetje e subvencionim direkt për fermerin

Berisha tha se në këto zona do të ofrohen të gjitha lehtësirat, me kushtin e vetëm që investitori të ketë një biografi investimesh disavjeçare në vendin e tij, ndërsa përjashtësoi mundësinë e pranimit të parave nga kontot ofshore.

24 Mars 2025, 12:45 Nga r.ll
Berisha: Do të krijohen 4 zona të lira ekonomike, ID do të
sali berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot në një konferencë për mediat se 4 qarqe kryesore të vendit do të kenë 4 zona të lira ekonomike.

Berisha tha se në këto zona do të ofrohen të gjitha lehtësirat, me kushtin e vetëm që investitori të ketë një biografi investimesh disavjeçare në vendin e tij.

Kryedemokrati u shpreh gjithashtu se fermeri do të ketë një ID, ku do të indetifikojë niptin, ndërsa premtoi mbështetje dhe subvencionim direkt për fermerin.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Do të krijohen 4 zona të lira ekonomike në 4 qarqe kryesore të vendit në të cilat do të ofrohen të gjitha lehtësirat, me kushtin e vetëm që investitori të ketë një biografi investimesh disavjeçare në vendin e tij dhe nuk do të pranohet asnjë qindarkë nga kontot ofshore. Investimet në zonat e lira industriale duhet të kenë transparencë të plotë. Janë disa qarqe që do të përzgjidhen për krijimin e tyre.

Shqipëria është e fundit, nuk ka asnjë zonë të lirë industriale, në një kohë kur Maqedonia e Veriut ka 6 zona dhe po hap të tjera, Serbia ka 18 zona. Do të u ofrohet defiskalizimi i të gjitha kompanive të huaja që hapin të paktën 20 vende pune në sektorin e IT dhe do merren me inteligjencën artificiale për 3 vitet e para. Banka e Zhvillimit që do ngrihet për të mbështetur zhvillimin ekonomik, do të mbështesë fuqishëm startupet me preferencë të të rinjve.

Diaspora. Çdo investitor që vjen nga diaspora në Shqipëri, 5 vitet e para nuk do të ketë asnjë taksë. E theksova se taksat lokale nuk do të mund të jenë kurrë më shumë se 1% e xhiros vjetore, janë 10 fishi sot. Ai thotë se e kam bërë zero biznesin e vogël, ndërkohë që u janë 10-fishuar taksat lokale. Përveç kësaj, për të rinjtë që vijnë nga diaspora, do të parashikohen për startupet e tyre edhe grante nga 5 në 30 mijë euro. Kompanitë të cilat prodhojnë në lëvizjen ‘Made in Albania’ do të kenë mundësi të pëfitojnë nga fondet mbi dixhitalizimin, me qëllim automatizimin e proceseve prodhuese dhe rritjen e produktivitetit.  ID do të jetë nipti i fermerit, ID, letërnjoftimi.

Mbështetje direkte për sipërmarrjen bujqësore shumë të ndjeshme. Subvencionim për çdo njësi prodhimi, për çdo krerë bagëti e fidanë të mbjellë.Simetrizimi i menjëhershëm i TVSH në sektorin e përpunimit të produkteve bujqësore. Garantimi i një të gjitha shërbimeve dhe këshillimeve për sistemin bujqësor nga autoritete vendore. Pra kjo është paketa më e fuqishme rregullatorë dhe fiskale që është paraqitur ndonjëherë në historinë e vendit. Janë tejkaluar siç e shihni, ndjeshëm kuadri ligjor i vitit 2006-2013 në të cilin Shqipëria zuri një nga vendet më të mira për klimën e biznesit. ‘Made in Albania’ do të jetë shtylla e krenarisë kombëtare të shqiptarëve. Ndaj dhe ne e quajmë themelore realizimin e kësaj reforme në ekonomi. Pra me fjalë të tjera, ekonomia, ekonomia, ekonomia, do të jetë themeli i programit tonë.

sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet