“Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit”/ Rama: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenët dhe as për oligarkët
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
Berisha tha se në rast se forca e tij politike vjen në pushtet do të ketë 0 taksa për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot në një konferencë për shtyp për programin ekonomik të PD-së. Berisha tha se në rast se forca e tij politike vjen në pushtet do të ketë 0 taksa për profesionet e lira dhe biznesin e vogël. Ai premtoi dhe uljen 15 në 2% të taksës së shitjes së pronës. Berisha shtoi se PD do të bëjë gjithçka për të ndezur fuqishëm motorët e sipërmarrjes së prodhimit në Shqipëri, me moton ‘Made in Albania’.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Pas një takimi frymëzues, mahnitës në stadiumin e Napolit, me mijëra qytetarë shqiptarë të diasporës në këtë qytet, kthehem më i inspiruar se kurrë në projektin tonë dhe konkretisht në shtyllën e tij të dytë, dhe themelore ‘Made in Albania’. Shtyllë e cila ka qëllime kryesore, prodhimin, prodhimin, prodhimin. Që do të thotë punësim, punësim, punësim për shqiptarët. Që do të thotë rritje rrogash, rritje rrogash, rritje rrogash për shqiptarët.
Pra, ne do të bëjmë gjithçka për të ndezur fuqishëm motorrët e sipërmarrjes së prodhimit në Shqipëri, me moton ‘Made in Albania’. Duhet që prodhimet shqiptare të mbushin tregun shqiptar dhe të vërshojnë në tregjet e tjera. Për këtë qëllim ne jemi të zotuar të garantojmë konkurrueshmëri të ndershme, me ligj dhe të sigurtë. Të garantojmë nivelin më të ulët të taksave në Europë. Të sigurojmë, derregullimin më të madh në interes të biznesit. Të sigurojmë klimën më miqësore dhe kjo jo me fjalë, por me vepra, ligje, vendime konkrete.
Në këtë kuadër, do të zbatohet tatimi 10% mbi të ardhurat nga puna, duke përjashtuar 50 mijë lekët e para. Tatimi 10% mbi të ardhura të tjera, jo nga paga. Zero taksim mbi profesionet e lira dhe biznesin e vogël. Tavani vjetor për tatim fitim, zero për biznesin e vogël, do të jetë 18 milionë lekë, apo 500 euro në ditë. Kufiri i përjashtimit nga TVSH do të jetë po ashtu në masën 18 mln lekë xhiro vjetore, apo 500 euro në ditë. Ulje nga 15 në 2 % të taksës së shitje së pronës dhe për këtë qëllim krijimi i kadastrës fiskale për përcaktimin e çmimeve të referencës.
Qori TIRANË- Kreu i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori është i bindur se në zgjedhjet e 11 majit, asnjë parti nuk do ...
Edi Rama SARANDA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me sipërmarrës të rinj në Sarandë. Rama iu bëri thirrje e...
Rama SARANDË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij në Sarandë nuk ka kursyer biznesmenët të cilët i ka kritik...
Kristi Noem TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar mesazhin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cil...
Rama SARANDË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me sipërmarrës të rinj në Sarandë...
ermal dredha VLORË- Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka folur lidhur me zjarrin që ka përfshirë fushën ...
Edi Rama SARANDA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me sipërmarrës të rinj në Sarandë. Rama tha se po shqyrto...
Rama SARANDË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me sipërmarrës të rinj në Sarandë. Rama gj...
kryemadhi, meta TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i ka uruar ditëlindjen sot ish-bashkëshortit të ...
Osmani dhe Kurti KOSOVË- Presidentje e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në "Faceb...