LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Do të qëndrojmë fort për t’i dhënë goditjen shkatërrimtare kësaj fare të Xhorxh Sorosit, farë hajdutësh që përzë shqiptarët

Berisha gjithashtu u shpreh se mësimet e rikthimit epik të Donald Trump-it në Shtëpinë e Bardhë janë të një vlere të paçmueshme.

6 Nëntor 2024, 20:27 Nga E. D
Berisha: Do të qëndrojmë fort për t’i dhënë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur para mbështetësve theksoi se demokratët dhe qytetarët e lirë dhe të ndershëm do të qëndrojnë fortë për t’i dhënë goditjen shkatërrimtare farës së Xhorxh Sorosit në Shqipëri. Berisha gjithashtu u shpreh se mësimet e rikthimit epik të Donald Trump-it në Shtëpinë e Bardhë janë të një vlere të paçmueshme.

"Miq, mësimet e rikthimit epik të Donald Trump-it në Shtëpinë e Bardhë janë të një vlere të paçmueshme. Në një moment kritik të jetës së tij, atëherë kur dora vrastare në të qindtën e milimetrit do t’i kishte mbyllur gojën përgjithmonë. Fjala e parë që shqipëroi, pasi u ngrit si luan: fight, fight, fight! Në sulm, në sulm, në sulm! Në sulm, se kjo kalbësirë që kemi përpara nuk i reziston dot kurrë zemërimit, sulmit, revoltës popullore shqiptare.

Miq, ju e patë fushatën, se si u rreshtuan në krahun e zonjës Harris ato që quhen celebritete njëri pas tjetrit në koncerte, në filma, në çfarë të thuash. Të mendojë njeriu, që votë njeriu për Donald Trump-in nuk do mbetet, nuk do të votojë kush. Elita politike botërore, po e po, elita kulturore, elita kjo e ajo e me radhë. Por të gjitha këto nuk arritën t’i mohonin fitoren plebiçitare Donald Trump dhe të votohej ndër votimet më të mëdha në SHBA-të dhe më thellë. Të fitojë të gjithë garat, presidentin, kongresin, senatin, dhomën e të tjera me radhë.

Pse, miq kjo? Si ndodhi? Ata nuk ishin njerëz të parespektuar. Ata i respektonim dhe ne, por problemi i tyre ishte se ata janë kilometra larg halleve, derteve të qytetarëve të thjeshtë të SHBA-ve. Ata jetojnë me njëri-tjetrin në lukse të shfrenuara, në parti, kurse qytetari jeton me ato që blen në dyqan, me naftën që blen te pompa e benzisën, me ushqimet që merr, me veshjet. Pra, qytetari e ka jetën krejtësisht tjetër, dhe kur u pyetën masivisht amerikanët, ose ku në çdo takim Donald Trump u shtronte vetëm një pyetje: a jeni sot më mirë se 4 vite më parë, apo keni qenë 4 vite më parë?

Amerikan i ndershëm që të pohonte të kundërtën nuk kishte. Ndaj dhe atë e votuan të gjithë ata që jetonin me djersën, mundin e tyre. Por, që 4 vite më parë Donald Trump kishte bërë të mundur që të jetonin më mirë, të merrnin rroga më të mira, të blinin në dyqanet e tyre më shumë me të njëjtën sasi parash. Pra, shkëlqimi i botës, parada luksi e salltaneti para gjykatësit, popullit amerikan u zbeh, u venitën. Triumfoi përfaqësuesi i tyre, Donald Trump, presidenti i 47-të i SHBA-ve.

Ndaj dhe ne, besimin, hallin e qytetarit duhet ta kemi të parin. Rrogat, pensionet, shkollat, spitalet, minimumin jetik. Për të gjitha këto do të qendrojmë ne për t’i dhënë goditjen e merituar dhe shkatërrimtare kësaj fare të Xhorxh Sorosit, farë hajdutësh. Kësaj fare që përzënë shqiptarët nga Shqipëria. Duhet të punojmë me çdo qytetar, duhet të bashkohemi. Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë! Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet