LIVE UPDATES
Politike

Mblidhet në Tiranë Ministeriali i Mbrojtjes për Evropën Juglindore, Vengu: Të qëndrojmë së bashku përballë rreziqeve të kohës!

Gjatë fjalës së tij ministri Vengu u shpreh në këto kohë të vështira për paqen dhe stabilitetin global, është e rëndësishme të dërgojnë mesazhin e qartë se qëndrojnë bashkë dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin për t’u bërë ballë rreziqeve dhe sfidave të shumëfishta.

6 Nëntor 2024, 14:40 Nga N.F
Mblidhet në Tiranë Ministeriali i Mbrojtjes për Evropën
Takimi

TIRANË- Tirana ditën e sotme priti Ministerialin e Mbrojtjes për Evropën Juglindore (South East Defence Ministerial - SEDM), i cili mblodhi ministra dhe përfaqësues të lartë nga disa vende. I pranishëm në këtë ministerial ishte edhe ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu. Gjatë fjalës së tij ministri Vengu u shpreh në këto kohë të vështira për paqen dhe stabilitetin global, është e rëndësishme të dërgojnë mesazhin e qartë se qëndrojnë bashkë dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin për t’u bërë ballë rreziqeve dhe sfidave të shumëfishta.

“Ministeriali i SEDM rikthehet në Tiranë, në një proces ku ka nisur në fakt 28 vite më parë dhe besoj se pavarësisht dinamikave dhe zhvillimeve në mjedisin gjeopolitik dhe atë strategjik të sigurisë ndër vite, objektivat dhe arsyet e themelimit të kësaj iniciative mbeten ende relevante, konkretisht bashkëpunimi rajonal, fqinjësia e mirë, rritja e kapaciteteve të mbrojtjes dhe integrimi në strukturat euroatlantike qëndrojnë padyshim të vlefshme edhe sot.


Për Shqipërinë ky bashkëpunim qëndron një busull orientuese drejt një familje demokratike me vlera të shëndosha dhe padyshim ne, në mënyrën e bashkëpunimit që kemi thelluar ndër vite, kemi arritur të mbajmë gjithashtu larg ambiciet dhe ndërhyrjet e aktorëve dashakeqës, që mund të minojnë kursin euroatlantik të vendeve dhe rajonit tonë.” u shpreh ministri Vengu.

Sipas ministrit të Mbrojtjes Shqipëria këtë vit është kthyer në një nyje të bashkëpunimit, të sigurisë dhe mbrojtjes rajonale, duke kryesuar dhe mikpritur disa formate të rëndësishme, siç janë A5 - Karta e Adriatikut, Mbledhjen e Shefave të Shtabeve të Forcave të Armatosurat të vendeve të rajonit dhe padyshim edhe ky ministerial, që është një pikë tjetër kulmore. Gjithashtu, ministri Vengu theksoi angazhimin e Shqipërisë përkrah aleatëve të saj në NATO.

“Është fakt se kthjelltësia dhe angazhimi ynë politik është institucional dhe ushtarak në mbështetje të agjendës së NATO dhe BE, nuk mund të vendoset në dyshim veçanërisht për rritur qëndrueshmërinë kombëtare, forcuar mbrojtjen kolektive dhe frenuar ambiciet e aktorëve të tretë, të cilët vazhdojnë në mënyrë brutale dhe veçanërisht, Rusia ndaj Ukrainës dhe popullit të saj të pafajshëm," nënvizoi ministri.

Vengu, theksoi faktin se qasja e Shqipërisë për të shumëfishuar interesat dhe qëndrimet në rajon është e dukshme me vendosjen në dispozicion të aseteve dhe infrastrukturës kombëtare, duke përmendur këtu Bazën Ajrore të Kuçovës dhe projektin për Portin e ri ushtarak të Porto Romanos.

Gjatë këtij ministeriali, u vlerësua kontributi i Shqipërisë në drejtimin e Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG) për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe botëror. Ky ministerial, i cili këtë vit mbahet në Tiranë, mblodhi përfaqësues të vendeve anëtare të SEDM, përfshirë Shqipërinë, Bosnje - Hercegovinën, Bullgarinë, Greqinë, Italinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Rumaninë, Turqinë, Slloveninë, Serbinë, Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe SHBA. Gjithashtu, në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga organizatat RACVIAC dhe UNDP/SEESAC.

pirro vengu ministeriali i mbrojtjes për evropën juglindore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet