Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Donald Trump triumfoi në zgjedhjet presidenciale të së martës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shënuar kështu një rikthim historik në Shtëpinë e Bardhë, ku ai shërbeu si president gjatë viteve 2017-2021.
SHBA- Gjatë fjalimit të fitores në Florida, republikani Trump tha para simpatizantëve të tij se Amerika i kishte dhënë “një mandat të pabesueshëm dhe të fuqishëm”.
“Kjo është një fitore politike që vendi ynë s’e kishte parë kurrë,” tha Trump, duke ripërsëritur premtimet e fushatës se do të punonte për të bërë Amerikën të madhe përsëri.
Rezultati përfundimtar nuk ka dalë ende, por siç raporton BBC, nga shtatë shtetet vendimtare, Trump fitoi Karolinën e Veriut, Xhorxhian, Pensilvaninë dhe Ëisconsin, ndërsa është në avantazh edhe në Michigan, Nevada dhe Arizona.
Kandidatja e Demokratëve, zëvendëspresidentja Kamala Harris nuk u është drejtuar ende mbështetësve të saj me një fjalim, por simpatizanët e dëshpëruar lanë festën e saj shumë orë përpara se të dilte rezultati përfundimtar.
Fitorja e Trump u prit me entuziazëm të ngjashëm si nga mazhoranca , ashtu edhe nga opozita në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama postoi në platformën X një foto nga zyra e tij duke parë live fjalimin e fitores së Trump, shoqëruar me një mesazh urimi për “këtë fitore të jashtëzakonshme”.
“Pres me padurim të kem privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm,” shkroi Rama.
Ndërsa kreu i opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha, e cilësoi fitoren e tij një “triumf” dhe i kushtoi një mesazh më të gjatë për zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke cilësuan Partinë Demokratike që ai drejton “simotër” të Partisë Repubikane të Trump.
“Me votën e tyre plebishitare, qytetarët amerikanët u ngritën mbi hipokrizinë, mashtrimin, përpjekjet për t’iu diktuar me të gjitha mjetet udhëheqësin e tyre dhe rikthyen, zgjodhën për të ardhmen e ndritur që meritojnë…,” shkroi Berisha në profilin e tij në Facebook.
Gjatë administratës së Joe Biden, Berisha u shpall ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit ndërsa prej muajsh gjendet në arrest shtëpie nën akuzën e korrupsionit. Një urim për Trump erdhi dhe nga burgu 313 nënshkruar nga ish-presidenti Ilir Meta, i cili gjendet në arrest i akuzuar për ‘korrupsion’ dhe ‘pastrim parash’.
“Triumfi juaj është një mesazh i çmuar që kombi amerikan i jep botës se fati i demokracisë është vetëm në duart e qytetarëve dhe se sa të shtrenjta janë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, demokracia dhe pluralizmi, shteti i së drejtës dhe barazia para ligjit edhe për qytetarin e thjeshtë përballë përpjekjeve dhe qëllimeve sfiduese anti-vlerë të aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë,” thuhet ndër të tjera në mesazhin e Metës përcjellë nga zyra e shtypit e Partisë së Lirisë që ai drejton./Reporter.al
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka publikuar vendimin e Gjykatës Administrative që ka vendosur shfuqizimin e përjashtimi...
foto nga kuvendi TIRANË- Gjykata Administrative e Tiranës ka shfuqizuar vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin ...
ilir meta dhe cifti trump TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur nga burgu urimet e tij për fitoren e Dona...
Belinda Balluku TIRANA- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në Komisionin për Vep...
Donald Trump TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas rezultateve në zgjedhjet n&eum...
foto e postuar nga rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar kandidatin republikan për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ra...
Këlliçi SHBA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me rezul...
Fabrizio Bucci LEZHA- Ambasadori italian Fabrizio Buçi ka prezantuar kampin e refugjatëve në Gjadër dhe ka shpjeguar procedurat...
Fabrizio Bucci LEZHA- Ambasadori italian Fabrizio Bucci ka thënë se kampi i emigrantëve në Gjadër ka gjithsej një ...
Fabrizio Bucci LEZHË- Ambasadori italian Fabrizio Bucci thotë se kampi i Gjadrit do të sjellë shumë përfitime për banor...