LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Çfarë mund të bëjë bota më shumë se sa të dërgojë në sallën e gjyqit Edi Ramën si të korruptuar? 95% e mediave e censuruan lajmin për McGonigal

Po ashtu Berisha vazhdoi duke thënë se Rama është i vetmi kryeministër i damkosur nga drejtësia amerikane për korrupsion. 

11 Janar 2024, 19:25 Nga I.A
Berisha: Çfarë mund të bëjë bota më shumë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se, se bota nuk mund të bëjë asgjë më shumë se sa të dërgojë në sallën e gjyqit Edi Ramën si të korruptuar. Berisha gjatë fjalës së tij theksoi se 95 përqind e mediave e censuruan lajmin për McGonigal. Po ashtu Berisha vazhdoi duke thënë se Rama është i vetmi kryeministër i damkosur nga drejtësia amerikane për korrupsion. 

"Dëgjoj shpesh, lexoj në media të thonë se çfarë po bën bota ndaj kësaj që ndodh në Shqipëri. Të dashur miq. Bota po bën atë që duhet të bëjë, por ne kemi një problem të madh. Vendin e mbulon një vello e zezë e propagandës së mashtrimit të narkoregjimit të Edi Ramës. Çfarë mund të bëjë bota më shumë se sa të dërgojë në sallën e gjyqit, Edi Ramën si të korruptuar? Çfarë presin shqiptarët më shumë se kaq? Dje, në mediat e SHBA, mediat e Europës dhe mbarë botës, superlajmi ishte se prokurori federal i Uashingtonit, dërgoi në gjykatë dosjen e McGonigal, në të cilën McGonigal pranon se ka marrë ryshfet nga Edi Rama. Pranon pra, se Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s, korruptoi me para krimi shefin e kundërzbulimit të FBI për Nju Jorkun. Në këtë dosje pranohet se Edi Rama i ngarkoi atij misionin makabër të betejës, të shkatërrimit, kundër opozitës shqiptare. Të shpalljes non-grata të Sali Berishës dhe betejës së egër kundër PD-së.

Kjo dosje që u dorëzua në gjykatë, pranon se McGonigal ndërhyri te Edi Rama, pra me korrupsion, ndërhyri te i korruptuari Edi Rama për t’i dhënë licencë nafte, kujt thoni ju, ish-oficerit të policisë sekret, famëziut Agron Neza dhe ministrit të korruptuar, Damian Gjiknuri. Atëherë a duhet të pyesim veten, çfarë mund të bëjnë më shumë se kaq, për ne? Sigurisht kjo është një mbështetje, një ndihmë e jashtëzakonshme për opozitën dhe çdo shqiptar. E megjithatë, nëse kjo pati efekte të një bombe të fuqishme në Europë dhe botë, të një eksplozioni të fuqishëm, ju e vutë re se dje dhe pardje, këtu në Tiranë, këtu në Shqipëri, 95 përqind e medieve, e injoruan, e fshehën, e censuruan lajmin. Atëherë lind pyetja: çfarë duhet të bëjmë ne? A duhet të pranojmë më tej një kryeministër të skandaleve më të mëdha ndërkombëtare? Në të gjithë hapësirën euroatlantike, Edi Rama është kryeministri i vetëm i damkosur nga drejtësia e SHBA si i korruptuar, i damkosur si njeriu që korruptoi shefin e kundërzbulimit të SHBA, i damkosur si njeriu që me korrupsion hoqi licenca dhe i dha licencë ministrit të tij dhe kalecit të sigurimit të Enver Hoxhës. Ja pra, për çdo shqiptar, këto duhet të jenë alarm, këto duhet të jenë thirrje," tha Berisha.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet