LIVE UPDATES
Politike

Gjyqi civil për mashtrim ndaj ish-Presidentit Trump, sot argumentet përmbyllëse

Gjyqi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie për shkak të një kërcënimi ndaj gjyqtarit të çështjes, Arthur Engoron. Zëdhënësi i gjykatës nuk dha detaje të mëtejshme mbi kërcënimin.

11 Janar 2024, 17:39 Nga h.k
Gjyqi civil për mashtrim ndaj ish-Presidentit Trump, sot argumentet
Donald Trump

SHBA-Ish-Presidenti Trump po merr pjesë në ditën e fundit të gjyqit civil ndaj tij, që po mbahet në Nju Jork, ku palët do të japin argumentet përfundimtare.

Gjyqi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie për shkak të një kërcënimi ndaj gjyqtarit të çështjes, Arthur Engoron. Zëdhënësi i gjykatës nuk dha detaje të mëtejshme mbi kërcënimin.

Prokurorët kërkojnë vendosjen e një gjobe prej 370 milionë dollarësh ndaj ish-presidentit, të cilin e akuzojnë se ka mbivlerësuar vlerën neto të pasurive të tij për të përfituar kredi nga bankat.

Në padinë e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James thuhet se zoti Trump dhe bashkëpunëtorët e tij, e kanë fryrë vlerën pasurive me miliarda dollarë, me qëllimin për të siguruar për më shumë se një dekadë, kushte më të mira kredie dhe përfitime të tjera financiare.

Zoti Trump, pretendenti kryesor i republikanëve si kandidati i tyre për president, ka mohuar të ketë shkelur ligjin duke e cilësuar çështjen kundër tij, një gjueti politike shtrigash. Ai është ankuar se gjyqi po ndërhyn në fushatën e tij dhe ka përdorur paraqitjet e rastësishme në gjykatë, për të siguruar mbështetje me komente nxitëse para kamerave të mbledhura në ambjentet jashtë sallës.

Ndërkohë të mërkurën, gjykatësi Engoron hodhi poshtë një kërkesë të zotit Trump që t'i paraqiste vetë argumentet përmbyllëse, pasi ish-presidenti nuk ra dakord me rregullat bazë, që e ndalojnë atë të mbajë në gjykatë, një "fjalim fushate".

Procesi civil i Nju Jorkut është një nga problemet e shumta ligjore me të cilat përballet zoti Trump ndërsa bën fushatë për të sfiduar Presidentin Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit.

Pas paraqitjes së argumenteve përmbyllëse nga palët, gjykatësi Engoron pritet të marrë një vendim në një datë të mëvonshme. Në shtator ai e shpalli zoti Trump përgjegjës për mashtrim, ndërsa procesi në vazhdim u përqëndrua kryesisht tek shuma e parave që zoti Trump duket të kthejë, pasi i ka siguruar në formë përfitimesh të paligjshme.

Zoti Trump e ka apeluar vendimin e mëparshëm të gjykatësit Engoron dhe është pothuajse e sigurt se ai do të apelojë çdo vendim kundër tij, çka mund të bëjë që vendimi përfundimtar të mos merret për më shumë se një vit.

Që nga fillimi, zoti Trump ka kundërshtuar mënyrën se si zoti Engoron ka drejtuar procesin gjyqësor ndaj tij. Në nëntor gjykatësi lëshoi një urdhër që e ndalonte ishte presidentin të bënte komente, duke e akuzuar atë për ofendim të personelit të gjykatës. Zoti Trump është gjobitur me 15,000 dollarë në total, për dy herë shkelje të urdhrit.

Në procesin civil, janë thirrur për të dëshmuar edhe fëmijët e rritur të zotit Trump, Donald Jr., Eric dhe Ivanka Trump. Ata kanë thënë se ishin pak ose aspak të përfshirë në përgatitjen e pasqyrave financiare të babait të tyre gjatë drejtimit të Organizatës Trump. Të tre kanë mohuar të kenë shkelur ligjin.

Ndryshe nga vëllezërit e saj, Ivanka Trump nuk është thirrur si e pandehur.

Veç këtij rasti, ish-Presidenti Trump përballet me katër procese penale këtë vit. Ai është akuzuar në Uashington dhe Xhorxhia për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, në Florida për keqpërdorim të qëllimtë të dokumenteve të klasifikuara dhe në Nju Jork, për një pagesë për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels. Ish-Presidenti Trump është deklaruar i pafajshëm për të gjitha këto raste./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit