6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Berisha e konsideroi Ramën kryekriminel dhe shtoi se kreu i qeverisë i ka bërë Shqipërisë atë që nuk i ka bërë asnjë pushtues i huaj.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me dhunimin që iu bë sot në protestën e organizuar paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Në fjalën e tij nga selia blu, Berisha e konsideroi protestën e jetës këtë të sotme, ndërkohë që shtoi se kryeministri Edi Rama ka bërë gjithçka që të mos mbahej. Berisha e konsideroi Ramën kryekriminel dhe shtoi se kreu i qeverisë i ka bërë Shqipërisë atë që nuk i ka bërë asnjë pushtues i huaj.
"Ka qenë kryeprotesta e jetës. Ne faktuam që askush në botë nuk na mposht, nuk ka forcë që të na ndalojë, faktuam që në çdo rast ne mbetemi të pamposhtuar ndaj dhe të frymëzuar që të gjithë nga ky akt guximi trimërie, të vazhdojmë....të vazhdojmë betejën tonë kundër armikut më të egër pas Enver Hoxhës që shqiptarët kanë pasur në të gjithë historinë. Atë që Rama po bën me shqiptarët nuk e ka bërë asnjë pushtues i huaj. Ndaj dhe ne jemi misionarë të shpëtimit të vendit tonë, të kombit tonë, të çlirimit të shqiptarëve nga kjo monstër që nuk njeh parim, moral, ligj, përveçse derdh mbi shqiptarët urrejtjen e një armiku të tyre. Protestat, se çfarë mund të bëjmë ne faktuan sot se beteja të mëdha na presin përpara, do fitojmë,"- tha Berisha ndër të tjera.
Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar.
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha kërkon me patjetër që mesazhi që kërkon të japë para qytetarëv...
Sali Berisha TIRANË- Gjak në këmishën e kryedemokratit Sali Berisha. Edhe pse mbeti me shenja në fytyrë, Berisha vijoi fjalim...
Protesta TIRANË- Demokratët largohen nga Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit'. Pas përfundimit të fjalës së kryedemokrati...
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar e skandalizuar pas dhunimit t&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që Gert Shehu, personi që e dhunoi sot në protestë, të lirohe...
Lideret TIRANË- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka dhënë një mesazh për samitin e BE-BP që po zhvillohe...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje mediave të huaja që të hetojnë krye...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka lënë të kuptohet se sulmi që u bë sot ndaj tij ishte i planifikuar nga qev...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Gert Shehu, 31-vjeçari që e dhunoi në protestë ësh...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar destabilizim në vend. Në fjalën e tij në p...