LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Gjykata Kushtetuese firmosi vendosjen e plotë të monizmit, zgjidhja e vetme është mosbindja civile

25 Dhjetor 2023, 13:29 Nga r.ll
Berisha: Gjykata Kushtetuese firmosi vendosjen e plotë të monizmit,
sali berisha

TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha iu është përgjigjur pyetjeve të disa ndjekësve gjatë bashkëbisedimit në rrjetet sociale.

Berisha hodhi akuza se të gjitha organet shtetërore janë nën pushtetin e një njeriu të vetëm. Ai tha se zgjidhja e vetme për këtë është përballja me mosbindje civile me atë që ai e cilësoi si diktator.

FJALA E BERISHËS:

Konstatimi yt është shumë i drejtë. Kontrolli mbi këto organe është i plotë dhe total.
Mjafton të analizoni qëndrimet e këtyre organeve ndaj procesit zgjedhor ose qëndrimet e këtyre organeve ndaj akuzave false ndaj meje dhe nuk mbetet dyshimi më i vogël se ato janë thjesht vegla të verbra në duart e Edi Ramës.
Por ti Daniel je i ri dhe nuk e ke përjetuar diktaturën komuniste. Në fakt kjo situatë ishte edhe atëherë, pikërisht të gjitha këto organe ishin në kontroll të një njeriu, të diktatorit. Sot këto organe janë prapë në kontroll të një njeriu.
Nuk do votonim kurrë të lirë nuk do përmbysnim atë diktaturë. Nuk do votojmë kurrë të lirë nëse nuk përmbysim këtë diktaturë sot. Edi Rama është diktatori. Nëse nuk e kuptojmë këtë, se diktaturën e mban diktatori, tregon që jemi njerëz naiv dhe nuk kuptojmë asgjë nga kjo që ndodh në këtë vend. Prandaj zgjidhja e vetme është përballja me mosbindje civile me diktatorin e diktaturës së bandave.

Qytetarët nuk kanë realizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam mirënjohës shumë deputetëve që çuan atë kërkesë aty. Isha i sigurt se do e rrëzonin. Por përsëri u them të vërtetën, duke e ditur që ata janë njerëz me një lloj begraundi të caktuar, kurrë nuk mund të imagjinohej që ata të zgjidhnin variantin më të kobshëm jo për Sali Berishën, por për Shqipërinë, për shoqërinë shqiptare dhe rendin kushtetues.

Çfarë zgjodhën ata? Ata zgjodhën t’i heqin pakicës të drejtën e pakushtëzuar që i njeh Kushtetuta për t’iu drejtuar atyre.
Kjo e drejtë, të cilën Kushtetuta në nenin 134 të saj, ua njeh si të pakushtëzuar presidentit, kryeministrit, Avokatit të Popullit dhe pastaj një të pestës së deputetëve dhe askujt tjetër, ata 8 gjykatës pa ligj, pa moral ligjor, që përtypin rroga më të mëdha se çdo president i rajonit, firmosin atë ditë vendosjen e plotë të monizmit në Shqipëri. Edhe këtë të drejtë kushtetuese të pakicës, ata e mohuan. Ata shpallën entitet paralel me pakicën, parlamentin, të cilin Kushtetuta e njeh për dhjetëra funksione, por kurrë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Të cilit Kushtetuta i ka dhënë gjithë ato kompetenca, por kurrë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Atë ia ka dhënë pakicës.

Duke i hequr pakicës këtë të drejtë, gjykata firmosi vendosjen e plotë, totale të pushtetit absolutisht të Edi Ramës.
Pra, u mbyll dhe përfundimisht edhe dritarja e fundit në të cilën opozita mund të vepronte në kuadër të këtij rendi.
U mbyll përfundimisht epoka e pluralizmit të vërtetë politik dhe hyn në fuqi me këtë vendim, epoka e monizmit të plotë të bazuar në aleancën mes krimit, drogës dhe vjedhjeve.

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen