LIVE UPDATES
Politike

"Vetëm kam mbrojtur Kushtetutën", Berisha: Rama kërkon të arrestojë liderin e opozitës njësoj si Putini me Navalnin

Ai ka ritheksuar se e gjithë kjo është situatë e një zinxhiri veprimesh antikushtetuese, ku po kërkohet arrestimi i tij pas asnjë dokument dhe asnjë provë.

25 Dhjetor 2023, 12:56 Nga r.ll
"Vetëm kam mbrojtur Kushtetutën", Berisha: Rama kërkon
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha po zhvillon live në Facebook një bashkëbisedim me qytetarët. Ai krahasoi kryeministrin Edi Rama me presidentin rus, Vladimir Putin, pasi sipas tij do të arrestojë kryetarin e partisë më të madhe politike opozitare

Ai ka ritheksuar se e gjithë kjo është situatë e një zinxhiri veprimesh antikushtetuese, ku po kërkohet arrestimi i tij pas asnjë dokument dhe asnjë provë.

Kryedemokrati tha se në këtë betejë, "nuk bëri asgjë tjetër veçse mbrojti Kushtetutën, mbrojti shtetin ligjor, mbrojti ato parime pa të cilat rendi demokratik nuk ekziston dhe u faktoi shqiptarëve se Shqipëria tashmë është një narkokraturë."

FJALA E BERISHËS: 

Por ai shkon më tej, kërkon të arrestojë kryetarin e partisë më të madhe politike opozitare.
Vladimir Putin, këto kohë, ka zhdukur Navalnin edhe nga burgjet, nuk dihet ku është.
Pse? Se ka frikë se Navalni do regjistrohet si kandidat për president. Putin, Navalnin e ka frikë edhe në burg aty ku është.

Edi Rama bëri të njëjtën gjë. Nuk lejoi në kundërshtim me ligjin, regjistrimin e emrit tim si kryetar koalicioni. Edi Rama bëri edhe më shumë. Nuk lejoi as regjistrimin e emrit të PD nga frika dhe tmerri. Ne jemi sot në këtë situatë kur ai në një zinxhir veprimesh antikushtetuese, ka vendosur që të arrestojë, të dënojë me arrestim Sali Berishën, pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë provë për një proces që është më i ligjshmi që mund të bëhet. Në dosjen Partizani ka një moment: Jamarbër Malltezi, njëri nga qindra pronarë të territorit, ka marrë 410 metra tokë. Në këtë proces që ka zgjatur nga viti 1995 deri në vitin 2009, Sali Berisha nuk ka një firmë të vetme në procesin e njohjes dhe privatizimit të objekteve të klubit Partizani.

Nuk ka një punonjës që të paraqesë ankesën apo dëshminë më të vogël se Sali Berisha ka ndërhyrë në këtë proces.
Por ka diçka tjetër. Së pari, e gjithë dacibao e Edi Ramës dhe prokurorëve të tij është e ndërtuar mbi fshehjen e dokumenteve zyrtare. Është formuluar duke mos e pyetur asnjë herë Sali Berishën dhe as Jamarbër Malltezin, sepse dihej se shpjegimet e tyre do asgjësonin pretendimet e tyre.

Ka një moment tjetër, për ta mbyllur me këtë çështje. Nga toka e familjes Begeja, nga e cila Jamarbër Malltezi ka marrë 410 metër katrorë tokë, Edi Rama me Karlo Bolinon kanë marrë 1500 metër katrorë tokë, të cilën Begejsit me fisnikërinë e tyre, e lanë për ndërtimin e një gjimnazi pasi zona prej 65 mijë banorësh nuk kishte një të tillë.
Në vend të gjimnazit, Edi Rama ka firmosur 4 vendime qeverie të personalizuara për Karlo Bolinon, çka njeriu nuk e bën kurrë veçse kur është vetë pronar, për të rrëmbyer 1500 metër katrorë tokë.
Ju keni konstatuar se unë kam ndjekur me përpikmëri, ose kam kërkuar asgjë tjetër përveç zbatimit të Kushtetutës dhe ligjit.

Edi Rama, duke parë se me Kushtetutën dhe ligjin nuk mund të bënte asnjë veprim, sepse nuk kishte asnjë bazë, zgjodhi rrugën e dhunimit të Kushtetutës dhe ligjit. Ju keni dëgjuar se si larot, lakejtë, puthadorët e narkodikaturës, gjatë këtyre javëve të fundit, përsërisin se Shqipëria nuk përfill gjykatat, Berisha nuk përfill prokurorinë. E vërteta është se unë kam përfillur gjykatat dhe kam dërguar aty në përputhje me ligjin avoketët e mi. Unë kam përfillur parlamentin, komisionin hetimor parlamentar dhe kam dërguar aty avoketërit e mi. Kam përfillur Gjykatën Kushtetuese dhe grupi i PD i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Por unë nuk kam përfillur vendimin antikushtetues të një gjykatëse që është shkarkuar nga Sali Berisha me datën 8 shkurt 1996 dhe në përputhje me ligjin e vendit dhe çdo ligj tjetër të botës jodiktatoriale, ajo nuk mundej kurrë të shqyrtonte dosjen e njeriut që e ka shkarkuar. Nuk kam pranuar atë vendim, ndonëse theksoj se vendimet e gjykatës për mua janë ligj, por ligjet kanë hierarkinë e tyre. Në hierarkinë e ligjeve, Kushtetuta është ligji suprem.
Kushtetuta është ligji i të gjitha ligjeve. Kushtetuta urdhëron çdo qytetar të mos pranojë asnjëherë një vendim antikushtetues.

Sikundër ligjet urdhërojnë çdo punonjës të mos pranojnë asnjëherë një vendim antiligjor.
Pra, në këtë betejë, Sali Berisha nuk bëri asgjë tjetër veçse mbrojti Kushtetutën, mbrojti shtetin ligjor, mbrojti ato parime pa të cilat rendi demokratik nuk ekziston dhe u faktoi shqiptarëve se Shqipëria tashmë është një narkokraturë. Se në Shqipëri, shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet