23 Dhjetor 2023, 13:03
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalimin e tij në Këshillin Kombëtar të PD-së tha se prej dy vitesh opozita po sulmohet vazhdimisht për shkak se kanë tronditur qeverinë dhe Ramën me të vërtetat e tyre.
Berisha tha se për 9 vite nga vendi janë larguar 1.3 milionë shqiptarë, pasi sipas tij zyrtarët dhe ministrat pasurohen dhe vjedhin natë dhe ditë qytetarët.
FJALA E BERISHËS:
Ndaj dhe sot këtu para jush, e vërteta më autorizon t’u them të gjithë atyre që akuzuan pa asnjë provë, fakt apo dokument për korrupsion Sali Berishën, para se të përsërisni këtë gënjeshtër, këtë akuzë për Sali Berishën, kontrolloni xhepat tuaj.
Unë jam Sali Berisha, me fuqinë e të vërtetës nuk mposhtem kurrë. Pikërisht se nuk kanë prova, ky arrestim mund të realizohej vetëm nga një zinxhir shkeljesh ligjore, aktesh antikushtetuese, nga të gjitha institucionet që dolën zbuluar se marrin urdhër politik.
Por pse gjithë kjo luftë kundër Sali Berishës? Pse po ndodh ky agresion dyvjeçar ndaj opozitës? Pse ky regjim është i tmerruar kaq shumë nga opozita sa janë të gatshëm të shkatërrojnë pluralizmin, Kushtetutën, parlamentin, drejtësinë, vetëm e vetëm për të na luftuar ne? Është e qartë, këto dy vite ne kemi prishur rehatinë, kemi tronditur gjer në palcë Edi Ramën, narkokraturën e tij sepse kemi treguar të vërtetën.
Opozita luftohet sepse kur qeveria u can veshët qytetarëve se Shqipëria është Europa e Ballkanit, të kujton Sulltan Hamitin kur thoshte se shqiptarët janë otomanët e Europës. Kjo është e vërtetë vetëm për Edi Ramën, parajsa. Për ministrat e tij, sojin e tij, zyrtarët makutë që pasurohen dhe vjedhin çdo natë dhe ditë. Kurse është krejt tjetër për qytetarët dhe veçanërisht për të rinjtë. Nga kjo parajsë kanë ikur 1.3 milionë shqiptarë në 9 vite.
Opozita luftohet sepse kur Skapi shpall fajtor për inceneratorët, për vjedhjen e shekullit dy drejtorë të bashkisë, ne u themi shqiptarëve prisni njëherë se në këtë aferë ka firmat edhe Erion Veliaj, edhe Edi Rama se këta janë hajdutët kryesorë. Opozita luftohet se kur Skapi shpall fajtor Rrjepajn dhe Rrapajn për vjedhjen e dytë të shekullit, atë të inceneratorëve, ne u themi se në këtë aferë është i përfshirë direkt Ilir Beqaj dhe Edi Rama.
Opozita luftohet se kur Edi Rama bën si kloun para botës, ne i themi botës se ky kloun në fakt u mohon të drejtat themelore kushtetuese opozitës. Se ky kloun rrethon nga frika dhe mbush Kuvendin e shqiptarëve me gardën e tij të kuqe. Se ky kloun e voton buxhetin në 4 minuta. Se ky kloun në fakt është një diktator që pushtetin e rrëmben duke shndërruar krimin në votë dhe votën në krim. Se ky kloun nuk pranon votën e lirë.
keshilli kombetar i pd 23 dhjetor 2023
Politike
23 Dhjetor 2023, 12:42
r.ll
sali berisha
TIRANË- Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur Këshillin Kombëtar të partis&e...
Politike
23 Dhjetor 2023, 12:05
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se beteja e opozitës prej dy muajsh në sallën e Kuvendit dhe në ...
Politike
23 Dhjetor 2023, 11:43
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me gratë demokrate, bëri thirrje për të m...
Politike
23 Dhjetor 2023, 11:18
r.ll
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme takimin “Gratë në Aksion për Sh...
Politike
23 Dhjetor 2023, 10:26
r.ll
keshilltaret e partise se lirise
TIRANË- Këshilltarët e Partisë së Lirisë në bashkinë e Tiranës kanë mbaj...
Politike
22 Dhjetor 2023, 21:09
I.A
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese vendosi sot të mos e kalojë për shqyrtim në seancë plenare kërkesën...
Politike
22 Dhjetor 2023, 18:55
I.A
Antonio Tajani dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e sotme me Ministrin e Jashtëm italian Antoni...
Politike
22 Dhjetor 2023, 16:28
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i "dhuron" një palë pranga Kryetarit...
Politike
22 Dhjetor 2023, 14:54
I.A
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e Lulzim Bashës dhe grupit të deputetëve të tij, ...
Politike
22 Dhjetor 2023, 14:21
h.k
Ina Zhupa
TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar ditën e sotme në adresën e saj në Facebook një...