LIVE UPDATES
Politike

"Liritë e popullit opozitar janë asgjësuar", Berisha: Sot jemi në një monizëm më të fuqishëm se ai që rrëzuam në vitin 1990-1991

Kryedemokrati shprehet se kjo qeveri është një diktaturë bandash. 

23 Dhjetor 2023, 11:18 Nga r.ll
"Liritë e popullit opozitar janë asgjësuar", Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme takimin “Gratë në Aksion për Shqipërinë - O sot, o kurrë”, në selinë blu.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se epoka që solli PD-ja në Shqipëri sot ka marrë fund, pasi sipas tij tani është vendosur një monizëm më i fuqishëm se ai në vitin 1990-1991, ku liritë e popullit opozitar janë asgjësuar. Kryedemokrati shprehet se kjo qeveri është një diktaturë bandash. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Vij sot te ju për një bisedë në të cilën duhet të theksoj këto momente kryesore. Prej kohësh është përsëritur se PD është në një betejë për jetë dhe vdekje, në një betejë për ekzistencën e saj. Ne para pak ditësh kremtuam 33-vjetorin e themelimit të partisë.

Tani duhet të flasim haptas. Kjo parti, që përmbysi dhe ndau epoka dhe solli për shqiptarët epokën më të ndritur në tërë historinë e tyre, ka një trashëgimi të jashtëzakonshme. Por në qoftë se si njerëz që do u përmbahemi të vërtetave, duhet të pranojmë se ajo epokë që solli PD, ka marrë fund.

Ajo nuk ekziston më në parimet e saj të lirisë përveç tregut, ajo epokë nuk ekziston më në Shqipëri.
Sot, në Shqipëri është vendosur një monizëm më i fuqishëm, ua them me përgjegjësi të plotë, se ai që rrëzuam në vitin 1990-1991. Sot, liritë politike të popullit opozitar janë absolutisht de facto të asgjësuara. Sot, çdo formë shteti që të pret liritë, është pushtim i brendshëm apo i jashtëm.

Dhe mund t’u them se në histori janë të rralla kombet që kanë përjetuar pushtime më të shumta se ne. Por asnjëri prej këtyre pushimeve nuk ka spastruar në 9 vite, 35 përqind të kombit shqiptar. Kurrë dhe asnjëherë.
Ju jeni nëna, motra, vajza, gjyshe, jeni kontributore kryesore në epokën që është mbyllur.
Me shumë të drejtë mund të shtroni pyetjen: po mirë, ju thoni se epoka që solli PD u mbyll. Çfarë mbetet për ne demokratët? Gjithnjë do i përmbahemi të vërtetës.
Për ne demokratët mbeten vetëm dy gjëra. Mbetet trashëgimia jonë, thashë edhe njëherë, ne sollëm epokën më të ndritur në historinë e këtij kombi. Por, ne sot këtu ku jemi, jemi para një vendimi të parë ose të dytë të jetës sonë. Të parë, për vajzat e reja që në vitet 1990 nuk kanë pas lindur akoma ndoshta, të dytë për ne të tjerët, që në vitin 1990 u ngritëm dhe rrëzuam diktaturën.

Pra, për të përmbysur këtë diktaturë. Nuk ka asnjë dyshim për çdo njeri që ka gjykim politik se kjo është një diktaturë bande dhe të gjithë ata që kanë studiuar diktaturat, diktaturën e bandës e kanë cilësuar si më të keqen e diktaturave. Sepse në dallim nga diktaturat e tjera, që kanë ligje, kjo nuk ka ligje, por vetëm vullnet të një njeriu që bën gjithçka dhe merr çdo vendim.

Por për çfarë na duhet e shkuara jonë? Na duhet për reflektim për përgjegjësinë tonë për këtë që ka ndodhur.
Se kjo që ndodhi, ne përmbysëm diktaturën si luftëtarë lirie, si njerëz që dëshmuam se pasioni ynë kryesor është liria.
Por këto 10 vite, para syve tanë, liria u tret. Para syve tanë, institucionet demokratike u shpërbënë. Para syve tanë, të drejtat e qytetarëve tanë u shkelmuan. Para syve tanë, u arrestuan për çështje civile 22 mijë qytetarë. Para syve tanë, bandat rivendosën sundimin e tyre, që ne me duart e hekurta i përzumë. Para syve tanë, fëmijët tanë vetëm u larguan nga Shqipëria. Shqipëria u braktis.

Para syve tanë ndodhën të gjitha këto. Jo se ne na kishte lënë fuqia. Jo. Jo se ne nuk kishim pasion lirinë. Jo. Por në mënyrën më tragjike ne u tradhtuam. Ne jemi sot opozitarët e kauzave të tradhtuara. Sepse ne nuk duhet të lejonim kurrë të ndodhnin këto. Ne kishim çdo fuqi për të mos lejuar instalimin e kësaj që është instaluar.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet