LIVE UPDATES
Politike

Këshilltarët e PL-së: Veliaj duhet të ishte i pandehur për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston

Braimllari gjithashtu thotë se Veliaj paratë e dedikuara arsimit sipas tij i ka dërguar tek inceneratori dhe si pasojë tani fëmijët duhet të vazhdojnë mësimin me dy turne.

23 Dhjetor 2023, 10:26 Nga r.ll
Këshilltarët e PL-së: Veliaj duhet të ishte i pandehur
keshilltaret e partise se lirise

TIRANË- Këshilltarët e Partisë së Lirisë në bashkinë e Tiranës kanë mbajtur sot një konferencë për mediat ku sërish kanë denoncuar aferën e inceneratorit të Tiranë. 

Këshilltari bashkiak Endrit Brahimllari akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj si përgjegjësi kryesor i projektit korruptiv të inceneratorit dhe shprehet se ai duhet të ishet marrë i pandehur nga drejtësia.

Braimllari gjithashtu thotë se Veliaj paratë e dedikuara arsimit sipas tij i ka dërguar tek inceneratori dhe si pasojë tani fëmijët duhet të vazhdojnë mësimin me dy turne.

FJALA E PLOTË:

Mbledhja më e rëndësishme e vitit për qytetarët e Tiranës, mbledhje e cila duhet të ishte e hapur dhe duhet të kishte vëmendjen maksimale, pasi pas 4 vitesh bunkerizim total, drejtim monist i bashkisë dhe Këshillit Bashkiak është hera e parë që qytetarët njihen publikisht mbi përdorimin e parave të tyre, që këtë vit nuk janë pak por 330 milionë euro buxhet.

Fatkeqësisht, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësuesit e tij kanë humbur realitetin mbi hallet dhe problemet e përditshme të qytetarëve të Tiranës. Arroganca dhe papërgjegjshmëria e Erion Veliajt, reflektohet kudo dhe kjo bëhet ende dhe më e ndjeshme në raport dhe me sjelljen e tij me këshillin bashkiak.

Bashkia e Tiranës gjatë drejtimit të Erion Veliajt është kthyer në një strukturë abuzimi në raport me qytetarët.
Në Tiranë, jetesa është e papërballueshme nga taksat dhe tarifat vendore shumë të larta nga korrupsioni i kryetarit të bashkisë dhe zyrtarëve në varësi të tij. Tirana është kthyer kryeqendrën e betonit, mungesës së hapërave publike dhe pastrimit të parave të pista nëpërmjet kullave që firmos vetë Erion Veliaj.

Tirana sot përballet me çmimet e papërballueshme të apartamenteve. Një çift të ri, i duhen 75 vite për të poseduar një apartament. Abuzimi me rritjen e taksës së infrastrukturës, abuzimi me taksën e strehimit social e cila në vend që të merrej në metra katrorë aty ku ndërtohet, Erion Veliaj e ka marrë në para, të cilat nuk ja ka kthyer qytetarëve që kanë nevojë për strehim. Nëse Erion Veliaj, me gjithë lejet e ndërtimit që ka firmosur, do t’a merrte 3% në metra katrorë ashtu sic thotë ligji, sot do të kishim 1 mijë apartamente për njerëzit në nevojë. Erion Veliaj është kampioni i premtimeve të pambajtura. Nga deklaratat që nuk do jepte kulla në Tiranë, deri tek premtimi për ujë të pijshëm 24 orë. Megjithë rritjen skandaloze dhe të njëanshmë të çmimit të ujit të pijshëm nga 45 lekë në 65 lekë për metër kub, Tirana sot vazhdon të vuajë në mënyrë të frikshme mungesën e ujit.
Tirana sot, jo vetëm që nuk ka 24 orë ujë, por në këto 8 vite të drejtimit të Erion Veliajt orari i furnizimit ka shkuar në 6 orë në ditë. Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore është kthyer në një barrë të rëndë, për çdo qytetar dhe biznes në Tiranë.

Erion Veliaj për 7 vite ka mbledhur nga kjo taksë rreth 45 milionë euro, premtoi 17 shkolla të reja, ka ndërtuar 9 dhe një pjesë e tyre është ndërtuar me PPP dhe nga donatorë të huaj.
Nëse nuk do të kishte vjedhur qytetarët e Tiranës, Erion Veliaj sot do kishtë ndërtuar të paktën 45 shkolla dhe do të merrte një herë e përgjithmonë fund, mankthi i shkollave me dy dhe tre turne. Denoncimi i aferës korruptive të shekullit, të inceneratorit të Tiranës nga Partia e Lirisë një ndër vjedhjet më të mëdha në vend ku Erion Veliaj përfshihet drejtëpërdrejtë.
Bashkia e Tiranës paguan miliona euro nga taksat e qytetarëve për inceneratorin që nuk ekziston. Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor për inceneratorin e Tiranës, është ai ideatori, urdhëruesi dhe zbatuesi i këtij projekti korruptiv.
Firma e tij në kundërshtim me ligjin duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak, i hapi rrugë koncesionit të inceneratorit.
Me autoritetin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nxjerrë disa urdhra mbi procedurat e inceneratorit të Tiranës. Ka mbi dy vite, që Erion Veliaj nuk dërgon përfaqësuesit e njësisë së zbatimit të projektit për të ndjekur nga afër ecurinë e zbatimit të kontratës.

Vetëm me këto fakte, sot Erion Veliaj duhet të ishte i pandehur para organeve të drejtësisë. Erion Veliaj në mbledhjen e muajit tetor, hoqi 4.3 milionë euro nga fondi i dedikuar për arsimin dhe i transferoi tek inceneratori i Tiranës që nuk ekziston. Fëmijët do të vazhdojnë të vuajnë mësimin me dy dhe tre turne sepse Veliaj, paratë e dedikuara arsimit i dërgon tek inceneratori.

Erion Veliaj ka përcaktuar në buxhetin e vitit 2024, që buron nga taksat e qytetarëve 29 milionë euro, i ndarë në dy zëra 16.7 milionë euro për pastrimin dhe 11.9 milionë euro shpenzime për ndërtimi landfilli, inceneratorit dhe rehabilitimit të venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike.
Pra, megjithëse inceneratori nuk ekziston dhe energji nuk prodhon Erion Veliaj, ka vendosur që të vijojë të paguajë 29 euro për ton. Erion Veliaj nuk ndalet vetëm me këtë vjedhje.
Prej vitesh, ai detyron ndërtuesit pa një vendim të këshillit bashkiak, por me urdhra të Policisë Bashkiake që të depozitojnë dherat në 15 hektarë ndërtim pa leje në territorin e Bashkisë së Tiranës. Nëse institucionet e shtetit do të funksionin, sot Erion Veliaj duhet të ishte në burg së bashku me shokët e tij, por qartazi ka një skemë të cilën e kam paralajmëruar.
Erion Veliaj do të shesë të gjithë drejtorët e tij, për t’i shpëtuar burgut. Ky skenar ka filluar të zbatohet.

Të nderuar qytetarë, Erion Veliaj do të menaxhojë një buxhet prej 330 milionë eurosh për vitin 2024. Fokusi i tij kryesor janë, shpenzimet për administratën, shpenzimet për transportin publik, shpenzimet për menaxhimin e mbetjeve të cilat zënë rreth 74% të buxhetit.
Ndërsa, shpenzimet për mbështetjen ekonomike, shpenzimet për bujqësinë, shpenzimet për kujdesin social, shpenzimet për strehimin social zënë rreth 16% të buxhetit. Sipas shpëndarjes së burimeve financiare del qartë që për Bashkinë e Tiranës prioritet mbetet, rritja e shpenzimeve të personelit, shërbimet administrative të bashkisë, shërbimet policore dhe ajo që është më kryesorja për Erion Veliajn, menaxhimi i mbetjeve.

Ky buxhet, nuk reflekton një bashki e cila prodhon ekonomi me iniciativa në shërbim të biznesit të vogël, të politikave bujqësore dhe agroturizmit, të arsimimit të të rinjve dhe promovimit të bizneseve të reja. Nuk ka në fokus qytetarin por një politikë fasadë që frymëzohet nga një administratë bashkiake shumë e fryrë, në interesin personal të Erion Veliajt.

Refuzimi amendamenteve nga ana juaj, të propozuara nga Partia e Lirisë që përfshin lehtësimin e barrës fiskale për qytetarët dhe bizneset, rritjen e eficencës dhe ndalimin e evazionit fiskal, rininë, infrastrukturën arsimore dhe strehimin social, bujqësinë dhe agroturizmin tregon qartë mungesën e vullnetit tuaj për t’i shërbyer qytetarëve. Nga buxheti i 2024, 1% e tij do të shpenzohet për qytetarët dhe 99% e buxhetit do të shkojë për ortakët dhe shpurën më të cilën ndan paratë Erion Veliaj.

 

bujar fandaj vannesa ballan

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje