LIVE UPDATES
Politike

"Gjyqtarët kanë të drejtë"/ Berisha: Piramidën e pagave e përmbysi Edi Rama me Vllahicën e tij

Gjatë deklaratës për mediat, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka përmbysur piramidën e pagave në shtet përmes vendimeve arbitrare dhe klienteliste.

4 Shkurt 2026, 13:42 Nga I.A

"Gjyqtarët kanë të drejtë"/ Berisha:

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se gjyqtarët dhe prokurorët kanë të drejtë të plotë në pretendimet e tyre për pagat. Gjatë deklaratës për mediat, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka përmbysur piramidën e pagave në shtet përmes vendimeve arbitrare dhe klienteliste.

Berisha theksoi se ndërhyrja e qeverisë në hierarkinë e pagave ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin, duke krijuar pabarazi të thella brenda sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të shtetit.

"Tani, që janë të Edi Ramës, lexoji, që të gjithë janë të emëruar prej tij. Të gjitha pa përjashtim. Një që ishte nga Ilir Meta, e përzunë. Çështja e pagave, unë e kam sqaruar, pagat dhe piramida e pagave janë e drejtë absolute ekskluzive për të gjithë shtetin dhe institucionet e tij e ekzekutivit, përveç ndërmarrjeve publike, që funksionojnë me mekanizëm tjetër. Ndërtimi i piramidës së pagave është një detyrë me shumë përgjegjësi dhe jashtëzakonisht e rëndësishme. Ndërtuesi i saj, në piramidën e pagave pasqyron përparësitë që ka kombi në rrugën e zhvillimit.
Të jap një shembull, për qeverinë 2005-2013, meqenëse ishte në fund të shkallares së pagave, u përparësuan arsimi dhe shëndetësia dhe u nxorën në një të tretën e sipërme të shkallares. Sot janë në fund prapë, shih si janë sektorët, copë, copë, të shkatërruar. Vijmë tek gjyqësori. Gjyqësori ka pasur në ligj të përcaktuar normat dhe mënyrën e rritjes së pagave. Ligji i impononte qeverisë, pasi e kishte votuar atë ligj, që të respektonte ligjin. Për hir të së vërtetës.
Në atë shkallare pagash, një prokuror i antikorrupsionit që në statistikë reale ka qenë tre herë më eficent se sa Troplini i sotëm, merrte gjithsej pothuajse pesë herë më pak se sa Altin Troplini sot. Merrte rreth 1400-1600 euro.

Po kështu gjykatësit dhe asnjëherë nuk kishin shfaqur, ja ku janë të gjitha, asnjë pretendim. Pse? Sepse ata kishin në ligj të sanksionuar se si u rriteshin rrogat atyre. Kam dashur të bëj njëherë ndërhyrje në favor se kishte mundësi. Jo, thanë, se ne e kemi të mirë ligjin. Sepse ligjin e kishin ndërtuar mbi bazën e eksperiencës, meritës. Ishte një ligj shumë i mirë dhe e rriste pagën çdo vit.
Atyre u amortizoheshin çdo vit pasojat e inflacionit. Tani erdhi ky me Vllahicë dhe stër-Vllahicë, përmbysi piramidën e pagave. Ky shakaxhi shkarravitës që ka zero ide për shtetin, nuk e kuptoi se po i vinte kazmën në themel piramidës së pagave, duke caktuar rrogat që i thoshte Vllahica, që raportet që dërgonte në Komision, i merrte nga zyra e tij. Çdo gjykatës sot ka 100 përqind të drejtë të mos pranojë piramidën ekzistuese. Nuk është këtu çështja e niveleve. Është çështja sepse ky një prokurori në prokurorinë speciale i jep një rrogë dy herë më të madhe se gjykatësit kushtetues. Ju më dëgjuat se çfarë thashë për ta, por këtë nuk mund ta bëjë shteti. Shteti është i detyruar t’i qëndrojë hierarkisë. Dhe kjo hierarki përcakton rrogën më të lartë në republikën e Shqipërisë, presidenti i Republikës.

Pastaj tjetri e tjetri me radhë. Kurse ky vetë ka votuar piramidën, vetë ka votuar në Kushtetutë ligjin. Ç’po kërkojnë Gjykata e Gjyqtarëve? Të zbatojnë ligjin.
Prandaj dhe unë nuk do isha kurrë në mbështetje të tyre po të mos ishte kjo.
Ky e ka përmbysur piramidën. Ky është përgjegjësi kryesor. Hajde zgjidhe tani.
Nuk luhet me piramidën e rrogave. Urdhëro çfarë ndodh tani. Të na thotë pak si do ta zgjidhë? Ata kanë të drejtën e Zotit, kanë të drejtën e Kushtetutës, kanë të drejtën e ligjit në pretendimin e tyre. Ndaj dhe ato të zeza që i bëri vendit Edi Rama, ato duhet t’i paguajë një minutë e më parë, të largohet. Nuk do mbështesja unë kurrë, por unë mbështes të drejtën. E drejta është që piramida është përmbysur dhe është përmbysur vetëm e vetëm për të paguar një grup mercenarësh për qëllime politike. Hajde zgjidhe tani. Hajde zgjidhe. Prokurori i përgjithshëm merr gjysmën e rrogës së një prokurori në Skap. Shtet është ky?
Leckë është ky, nuk është shtet. Kur u bëra unë president që ta dish ti. Këshilltari im, meqenëse ishte ushtarak merrte një rrogë 60 përqind më të lartë se unë. Po, ekzakt. Kështu që këto janë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj