LIVE UPDATES
Politike

PD: Arrestimi i Arta Dollanit tregon se partia-shtet ka degraduar institucionet në çdo nivel

Përmes një deklarate për mediat, PD thekson se arrestimi i kreut të arsimit parauniversitar përbën një ngjarje të zezë për mësuesit, nxënësit dhe shoqërinë dhe kjo është dëshmi e degradimit të sistemit arsimor në vend. 

4 Shkurt 2026, 12:48 Nga I.A
PD: Arrestimi i Arta Dollanit tregon se partia-shtet ka degraduar institucionet
Lili Sula

TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula komentoi lidhur me arrestimin e Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar (AKAP), Arta Dollani. Përmes një deklarate për mediat, PD thekson se arrestimi i kreut të arsimit parauniversitar përbën një ngjarje të zezë për mësuesit, nxënësit dhe shoqërinë dhe kjo është dëshmi e degradimit të sistemit arsimor në vend. 

Në deklaratën e saj, Sula iu referua edhe karrierës së mëparshme të Dollanit, duke përmendur periudhën kur ajo drejtoi Institutin e Monumenteve të Kulturës. Sipas përfaqësueses së PD-së, gjatë asaj kohe janë ndërmarrë vendime të debatueshme në fushën e trashëgimisë kulturore.

Ajo pretendoi gjithashtu se, ndonëse ka qenë nën hetim për çështje që lidhen me detyrën, Dollani u emërua më pas në krye të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar.

Deklarata e Plotë:

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, Arta Dollani, është arrestuar, një tjetër skandal për këtë qeveri, e cila ka kaluar në statusin ‘e arrestuar’. Akuzat dhe arrestimi i kreut të arsimit parauniversiatr është ngjarje e zezë për mësuesit, nxënësit dhe shoqërinë, dhe dëshmi e rrënimit të plotë të sistemit tonë arsimor.

Fenomeni ‘Arta Dollani’ na flet për partinë-shtet, që prej 13 vitesh ka degraduar institucionet në çdo nivel- fenomen që mishëron ngritjen në karrierë nga hiçi në majë dhe fundin e paracaktuar sërish në hiç.

Nga punonjëse e thjeshtë e bashkisë, Dollani u katapultua në pozicionet më të rëndësishme të Ministrisë së Kulturës si Drejtoreshë e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Me firmën e saj u shembën godina me vlera historike e kulturore për t’u zëvendësuar me kulla betoni; u shemb Teatri Kombëtar, u përçudnuan hapësirat e Butrintit në biznese, u hoqën vepra të çmuara nga lista e trashëgimisë kulturore e të tjera bëma.

Për dëme të rënda ndaj kulturës dhe duke qenë nën hetim për shpërdorim detyre, Dollani nuk u ndëshkua, por u shpërblye nga Ministria e Arsimit, Mirela Kumbaro me këtë pozicion shumë të rëndësishëm në krye të arsimit, për të firmosur aktet e fundit të groposjes së sistemit edukativ.

Papërgjegjshmëria e Dollanit në krye të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar u shfaq qartazi edhe në mënyrën se si ajo e trajtoi institucionin që drejtonte. Që prej emërimit në detyrë, sipas të dhënave dhe dëshmive të punonjësve, ajo paraqitej në punë vetëm për një kohë simbolike, rreth një orë në ditë, ose në shumë raste mungonte plotësisht. Ndërkohë, për stafin vartës zbatohej një regjim presioni dhe kontrolli absurd, me apel dhe listëprezencë deri në tre herë në ditë.

Ky standard i dyfishtë, ku drejtuesja shkelte hapur rregullat që ua impononte punonjësve të tjerë, është tregues i arrogancës së pushtetit, i shpërfilljes së etikës administrative dhe i shkatërrimit të çdo parimi të barazisë dhe përgjegjshmërisë institucionale. Një sjellje e tillë jo vetëm minon funksionimin e institucionit, por jep edhe mesazhin më të keq të mundshëm në sistemin arsimor: se ligji dhe rregulli vlejnë vetëm për të vegjlit, jo për ata që mbrohen nga pushteti.

Dollani është simbol i degradimit qeverisës, një person i pakualifikuar dhe pa lidhje me arsimin por me lidhje të forta me pushtetin dhe vegël e tij për të nënshkruar çdo akt marrëzie qeveritare. Ajo u arrestua për kontrabandën e mbetjeve të rrezikshme dhe kjo është dëshmi tronditëse e nivelit të drejtimit të arsimit, modeli që asnjë mësues, prind e qytetar s’do donte t’ia përcillte fëmijëve.

Fëmijët tanë kanë nevojë për dije dhe arsim cilësor, për modele përkushtimi dhe integriteti, për shkolla që e shohin arsimin si themel i së ardhmes.

Shoqëria shqiptare nuk mund të vijojë më me korrupsionin, me institucione të shkatërruara dhe degradim të plotë, me drejtoresha që përfundojnë si viktima të pushtetit, me ministra në burg e zv/kryeministre që ka shpërdoruar miliarda lekë prej xhepave të shqiptarëve.

Iu ftoj t’i bashkoheni protestës kombëtare të 10 shkurtit, pa dallim partiake apo ideologjike; nuk mund të ketë dallime mes atyre që vidhen, helmohen dhe poshtërohen njësoj, nuk ka rëndësi në janë demokratë apo socialistë./Dosja.al

arta dollani pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet