LIVE UPDATES
Politike

Praktika për studentët ekselentë, Rama: Ky program ka punësuar rreth 1600 persona

Po ashtu ai foli edhe për një projekt në bashkëpunim me KE-në, atë të garancisë rinore, që sipas tij do të ofrojë 65 milionë euro për punësimin e të rinjve.

4 Shkurt 2026, 11:27 Nga I.A
Praktika për studentët ekselentë, Rama: Ky program ka
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në shpërndarjen e çertifikatave për studentët e ekselencës që kanë marrë pjesë në programin e praktikave të punës në administratën shtetërore. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ky program ka punësuar rreth 1600 persona në administratën e shtetit.

“Dua t’i uroj sukses atyre që kanë fituar mundësinë për të pasur një kontratë 1 vjeçare pune dhe synojnë që të përfshihen përfundimisht në administratën publike, ndërkohë që të tjerëve që nuk ek anë fituar, nuk duhet të ligështohen, humbasin besimin apo të dorëzohen. Ministri tha se ky është një proces, i cili kalon përmes meritës, por padashur të them që gjithçka në këtë proces shkon fjollë, se me siguri si çdo proces tjetër, ka edhe ky defektet e veta, keni parasysh se edhe vlerësimi i meritës përderisa jemi në rastin kur bëhet në vlerësim prapë janë njerëzit që vlerësojnë ka edhe anën e vet subjektive.

Kështu që pa vënë në dyshim ata që kanë mundësinë për një kontratë 1 vjeçare, e meritojnë këtë mundësi. Ata që s’e kanë fituar, të mos ndihen të përjashtuar dhe të mos mendojnë se janë më pak të zotë. Thjesht në një moment të caktuar nuk kanë mundur të jenë dukshëm më të mirë sesa të tjerë që ia kanë dalë. Duke marrë një jehonë pozitive nga ata që merren me organizimin e këtij programi, duke pasur një përshtypje pozitive nga ana e ministrave dhe drejtuesve të institucioneve për qasjen, seriozitetin dhe dëshirën tuaj për të mësuar, unë jam bërë besimtar i fortë i këtij programi. Ky program ka punësuar në mënyrë përfundimtare rreth 1600 persona. Po të kesh parasysh se administrata publike është një trupë jo shumë e madhe, këto numra nuk janë pak. Por ajo që i bën këto numra më të rëndësishëm akoma është se janë 1600 burime njerëzore që kanë potencialin të jenë nesër drejtuesit e sektorëve, departamenteve e drejtorive. Kjo praktikë ka qenë si fillim urë e ngritur me universitetin. Tani kemi kapërcyer edhe një ngërç, atë të eksperiencës, që faktikisht i ka penguar në të shkuarën shumë vajza e djem që të fitojnë konkurset e shërbimit civil. Ishte pak si pula vezën, veza pulën se të hyje në administratën publike duhet të kishe eksperiencë dhe në një farë mënyre programi e ka garantuar këtë tranzicion," tha Rama.

Po ashtu ai foli edhe për një projekt në bashkëpunim me KE-në, atë të garancisë rinore, që sipas tij do të ofrojë 65 milionë euro për punësimin e të rinjve.

"Në fund dua t’ju flas për një projektet të mëdha të qeverisë me KE, projekti i garancisë rinore. Ka si synim të identifikojë dhe aktivizojë të rinjtë që kanë potencial, por që nuk janë aktivë në kërkimin e rrugës së nxjerrjes së më të mirës nga vetja. Të ofrojë mbështetje ekonomike, trajnime dhe aftësim profesional për të rinjtë. Të sigurojë mundësi konkrete punësimi, vazhdimin e arsimit të formimit profesional dhe të fuqizojë pjesëmarrjen e të rinjve në jetën sociale dhe ekonomike të komunitetit. Do ju sugjeroja që të njiheni me këtë projekt, është rreth 65 mln euro dhe të shikoni se si mund të angazhoheni,“ u shpreh Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen