All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Berisha: I bëj krahasimet me keqardhje, por s’mund të pranoj poshtërimin që Rama i bëri shqiptarëve sot

Po ashtu Berisha tha se Rama ka servirur ekipin e krimit para qytetarëve ditën e sotme. 

8 Shtator 2024, 18:33 Nga I.A
Berisha: I bëj krahasimet me keqardhje, por s’mund të pranoj
Sali Berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se krahasimet që i ka bërë emër për emër drejtuesve politikë të PD-së me ata të PS-së, i ka bërë me keqardhje. Berisha gjatë mbledhjes me 12 drejtuesit politikë të PD në qarqe, theksoi se ai nuk mund të pranojë poshtërimin që Rama u bëri shqiptarëve ditën e sotme. Po ashtu Berisha tha se Rama ka servirur ekipin e krimit para qytetarëve ditën e sotme. 

"Të dashur qytetarë dhe qytetare, e bëj këto krahasime dhe i bëj me keqardhje, por nuk mund të pranoj poshtërimin që bëri Edi Rama sot ndaj qytetarëve shqiptarë, duke servirur ekipin e krimit para jush.
Pa të shkojmë në Lezhë. Krahasoni pak publicistin, politikanin, intelektualin Agron Gjekmarkaj, që për intelektualitet e gjithë partia e krimit nuk ka as 1/3 e tij me Ulusiun. Ulusiu që e do Louis Vuittonin, i do çantat Louis Vuitton, por ia vjedh Damani. E kuptni ju, apo? Qytetarët do thonë që është gjuhë kodi, po po kodi është ua them dhe unë, se unë nuk mbaj gjëra të fshehta. Po më të pru Ulusiun të vjen turpi mor! Me të rekomandu Ulusiu për udhëheqës politik. Po Arben Ndoka ishte më trim. Po në hije janë vëllazën siamezë me Arben Ndokën. Po, po.

Shkojmë në Fier, Gazment Bardhi, një politikan i talentuar, i ri, i cili me guxim në emër të interesit publik u dëshmoi shqiptarëve se Edi Rama dhe vëllau i tij janë trafikantë të rrezikshëm ordinerë, dhe se Skapi i Edi Ramës mbyll dosjen e Olsi Ramës. Qytetarë dhe qytetare, po s’u ndamë nga kjo bande kriminale, ne kurrë nuk kemi të ardhme. Por ndarja me këtë bandë kërkon guxim, dhe Gazment Bardhi, ju garantoj se ka përfaqësuar dhe do të përfaqësojë me guxim interesat më të rëndësishme tuajat.

I kam këtu përpara, Ervin Salianji, Arbjan Mazniku. Arbjan Mazniku, kopja në vjedhje e Erion Velisë, është ortaku i Milo Rancit, mafiozit të Venecias. Arbjan Mazniku është i pangopuri, është zëvendësi i Erion veliajt te 5D. Është banor i Skapit të partisë. Po më thoni ju mua, çfarë do në Elbasan ky njeri? Çfarë merite ka ky përveç vjedhjeve të tmerrshme që ka bërë në Tiranë? Ervin Salianji ka meritën e madhe, sepse është përpjekur me të gjithë energjinë, guximin e tij të mbrojë interesat publike. Ervin Salianji, i dha një nga goditjet më të fuqishme njërit prej klaneve më të rrezikshme në Shqipëri dhe Ballkan mafies Xhafa.

Dhe sot e kësaj dite persekutohet. Nga kush? Nga mafiozi Xhafa dhe nga Edi Rama. Krahasoni atë. A janë të pakrahasueshëm këta dy persona? Më thoni? Ivi Kaso, një avokat, një jurist i shkëlqyer dhe një politikan i ri, i kthjellët, i vendosur. Një njeri që kudo që punoi, punoi me nder dhe dinjitet. Nuk të thotë dot kush gjysmë fjalë, çerek fjale. Krahasoni ju këtë me Peleshin. Të cilin mbiemri shpreh më mirë se çdo gjë tjetër për karakterin e tij. I cili nisi karrierën me vjedhje, me mashtrime, jo në një, por në disa afera të mëdha korruptive.

Merrni pak këto dy figura. Po, po do të bëni krahasimin, unë jam dakord të bëni krahasimin. Po harresa ka çmim. Flamur Hoxha dhe Pandeli Majko. Çfarë është Pandeli Majko, një kriminel elektoral i faktuar, i dokumentuar, banor i Skapit, me dosje, aferë krimi elektoral 800 mijë euro. E hoqi ky Çelën, se kanë qenë bashkëautorë në këtë krim të dy, po dosja aty është me Flamur Hoxhën. Një biznesmen të ndershëm, të guximshëm, i persekutuar në regjimin komunist, i persekutuar nga Edi Rama tani në narkoregjim.

Atëherë, kush i respektoi më shumë qytetarët? Kush respektoi më shumë procesin elektoral? Këta që i çojnë kriminelët elektoralë për të ëprsëritur krimet e tyre, apo ne që zotohemi se do të rikthejmë votën e lirë. Mirela Kumbaro, simboli i shkatërrimit. Mirela Kumbaro ka të paktën 20 dosje. Në qoftë se ka një neron ministër që shkatërron trashëgiminë kulturore dhe mjedisore është Mirela Kumbaro. Me kë rivalizon? Me doktor Tritan Shehun. Me një nga personalitetet më të shquara të mjekësisë shqiptare," tha Berisha.

sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet