8 Shtator 2024, 17:01
Nga E. D

TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, është zgjedhur drejtues politik i Diasporës. Balla përmes një reagimi në Facebook shprehet se për të është një detyrë e rëndësishme dhe se ndihet edhe më i motivuar sepse dhe sfida është më e vështira për zgjedhjet e pranverës.
Gjithashtu ministri shprehet se për herë të parë shqiptarët jashtë kufijve do të mund të votojnë nga vendi ku jetojnë dhe ku punojnë, ndërsa thekson se shqiptarët e diasporës diasporës janë kontributorët më të mëdhenj në ekonominë kombëtare prej 33 vitesh.
Postimi i Ballës:
Shumë i motivuar të ribashkohem me anëtarët e Asamblesë Kombëtare, të zgjedhur nga strukturat tona në diasporë. Një rifalenderim atyre mijëra bashkëatdhetarëve në Greqi dhe Itali, për takimet e mëdha në pranverë me Kryeministrin Rama.
Për herë të parë në pranverën e ardhshme shqiptarët jashtë kufijve do të mund të votojnë nga vendi ku jetojnë dhe ku punojnë, falë vulosjes së kësaj të drejte në Kodin zgjedhor të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë pak javë më parë.
Shqiptarët e diasporës janë kontributorët më të mëdhenj në ekonominë kombëtare prej 33 vitesh dhe më në fund ka ardhur dita ta ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes së anëtarëve të Kuvendit dhe për udhëheqjen e Shqipërisë. Shqipëria është shtëpia juaj jo vetëm për të ndihmuar por edhe për të votuar dhe nëse nuk vijnë për të votuar këtu, në pranverë 2025 do ta dërgojnë votën me postë për të vendosur së bashku si një familje e madhe se kush dhe si duhet t’i drejtojë dhe t’i ndjekë punët e atdheut tonë të përbashkët.
Dy fjalë për këtë detyrë të re në familjen time politike, Partinë Socialiste. E kam nisur karrierën në PS si një anëtar i thjeshtë në shtator 1994 (fiks 30 vite më parë) dhe hap pas hapi kam marrë nga kjo parti dhe votuesit e saj aq shumë mbështetje, duke kulmuar në zgjedhjet e fundit, nder që dua vetëm t’ia kthej çdo ditë me gjithë forcat e mia. Siç e kam thënë dhe herë të tjera, nuk i kam dashur dhe nuk i dua kurrë ata që e harrojnë nga janë nisur dhe nuk shikojnë sa vite e sa punë ka akoma përpara. Sot mu besua një detyrë tjetër e rëndësishme si Drejtues Politik i partisë më të madhe të gjithë shqiptarëve, kudo ku jetojnë shqiptarët në mbarë botën. Ndihem edhe më i motivuar se çdo herë tjetër sepse dhe sfida është më e vështira për zgjedhjet e pranverës. Mirënjohje pafund kryeqytetit të socialistëve, Qarkut Fier, për punët e mëdha dhe fitoret e bukura që realizuam sëbashku.
taulant balla drejtues politik per diasporen
Politike
8 Shtator 2024, 16:55
E. D
Ervin Saliajni
TIRANË- Deputeti i PD-së, Ervin Saliajni ka reaguar pas vendimit të Asamblesë Kombëtare të PS-s&eu...
Politike
8 Shtator 2024, 16:18
I.A
Blendi Klosi
DURRËS- Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi ka publikuar emrat e rinj të Kryesisë së PS-s&eu...
Politike
8 Shtator 2024, 15:44
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar Asamblenë Kombëtare t&eum...
Politike
8 Shtator 2024, 15:11
I.A
PS-PD
TIRANË- Zgjedhja e drejtuesve politikë të dy partive kryesore shqiptare Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, pritet të ...
Politike
8 Shtator 2024, 15:05
r.ll
edi rama dhe erion veliaj
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka kthyer ditën e sotme kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn rreth 4 vite pas, ...
Politike
8 Shtator 2024, 14:16
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shtatë burra dhe shtatë gra ishin 14 emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama, ku 10 prej tyre do të votohen...
Politike
8 Shtator 2024, 13:42
r.ll
foto ng mbledhja e asamblese
DURRËS- Kryeministri Edi Rama pas prezantimit të 14 kandidatëve për përbërjen e Kryesisë s&...
Politike
8 Shtator 2024, 13:38
r.ll
olta xhacka
DURRËS- Një tjetër "viktimë" e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste është Olta...
Politike
8 Shtator 2024, 13:30
r.ll
ditmir bushati
DURRËS- Lista e sotme me emrat e propozuar për anëtar Kryesie nga kryeministri Edi Rama në punimet e Asamblesë Komb...
Politike
8 Shtator 2024, 13:13
r.ll
erion veliaj
DURRËS- Asambleja e Partisë Socialiste nuk solli asnjë të mirë për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion ...