LIVE UPDATES
Politike

Berisha i drejtohet ambasadorit të BE: Cilido që mohon narkoshtetin, me dashje ose pa dashje e mbështet Edi Ramën në platformën e tij

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD-së, Berisha u shpreh se Shqipëria është eksportuesi më i madh i krimit në Europë dhe botë.

11 Nëntor 2025, 14:18 Nga E.d
Berisha i drejtohet ambasadorit të BE: Cilido që mohon narkoshtetin,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partiisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se cildo që që mohon "narkoshtetin", mbështet sipas tij Kryeministrin Edi Ramën. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD-së, Berisha u shpreh se Shqipëria është eksportuesi më i madh i krimit në Europë dhe botë.

Lideri i opozitës u ndal sërish tek ligji mbi barazinë gjinore, duke thënë se 21 vende anëtare të BE, nuk e kanë miratuar këtë ligj për vendet e tyre. Në fund, Kryedemokrati tha se 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar për shkak të "narkoshtetit".

"Çfarë ka sjellë kjo ? Kjo ka sjellë tretjen e kombit shqiptar para syve tanë. Rënien e prodhimit. Rënien e punësimit. Largimin masiv të qytetarëve nga Shqipëria. Shqipëria eksportues madhor i krimit në Europë dhe në botë. Rrëmbimin e zgjedhjeve nga krimi. Kjo është e vërteta për çdo shqiptar. Në një kohë kur Shqipëria ka pasuri përrallore, më të pakrahasueshme me çdo lloj tjetër pasurie natyrore. Dhe çdo pasuri e ka. Nuk ka një vend të dytë të bekuar si Shqipëria që të ketë gjithë pasuritë. Ne jemi të bekuar me ujë, me naftë, me çdo gjë. Këto ditë një studiues serioz publikoi një studim të tij.
Çfarë gjeti ? Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 118 përqind më të larta se në BE. Po ky që jeton këtu me 300 euro, me 500 euro, pra ky shpenzon 18 përqind se sa po të ishte në Itali, Greqi apo ndonjë vend tjetër të BE. E vërteta është se ne kemi qëndruar kundër narkoshtetit. PD ka qëndruar. Por duhet të them këtu se ky nuk zbriti nga qielli. Natyrisht që Edi Rama ishte promotor, por Edi Rama u mbështet dhe vazhdon të mbështetet për narkoshtetin e tij. Vazhdon të mbështetet në një kohë kur nga Kakavija gjer në kufi me Plavën, Shqipëria u mboll me mijëra plantacione kanabis. Ju kujtohet ju se si Donald Lu mblodhi 1500 policë në Pallatin e Kongreseve dhe u thotë: përgëzime të mëdha për luftën e jashtëzakonshme që i bëni drogës. Unë e shihja se ajo ishte shkatërrimi i vendit. E takova dhe i thashë, ambasador, kjo që bëre ti, është mbështetje për vendosjen në Shqipëri të narkoshtetit. Jo, tha, ne nuk merremi me drogat e buta, merremi me drogat e forta. Ashtu, i thashë unë, të them një gjë tjetër, gjatë 8 viteve në pushtet, agjencitë tuaja të zbatimit të ligjit bënin nga 10-15 mbledhje në vit me përfaqësuesit tanë për të parë se mmos ka kund burime të financimit të terrorizmit dhe unë isha shumë mirënjohës. Tani që nja 200-300 shqiptarë luftojnë me ISIS për kauzën e gabuar, kalifi Al Bagdadi mund t’u thotë shkoni mbillni kanabis dhe na sillni paratë. Çfarë ndodhi? Trafikantët shqiptarë pushtuan Italinë dhe Europën me kanabis. U bënë një me Ndragetën dhe Kamorrën. Në 18 muaj, autoritetet italiane kanë konfiskuar 830 skafe, kanë arrestuar, që zakonisht kapen 10 përqind, 720 skafistë. Dhe ushtria e kanabistëve, bashkë me kumbarët e tyre, u vërsulën drejt Amerikës latine dhe kanë kapur sot majat. Përsëri sot mbështetet.


Ju e keni dëgjuar reagimin e ambasadorit të BE, reagimin e fundit. Unë duhet t’u them ju dhe shqiptarëve se kundërshtitë e mia me këtë zotëri, sigurisht që kishin lidhje me ligjin që nuk mund ta pranoj kurrë, një ligj të cilin nuk e kanë pranuar 21 vende anëtare të BE. Një ligj, të cilin Gjykata Kushtetuese franceze e ka hedhur poshtë në vitin 2016. Një ligj, të cilin Gjykata Supreme e SHBA e hodhi poshtë para dy ditësh. Një ligj, për të cilin Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg, ka shkruar se çështja e gjinisë është një çështje e vendeve anëtare dhe nuk buron nga e drejta e Bashkimit. Dhe e morën dhe e vunë me urgjencën më të madhe. Por unë pranoj, secili duhet të mbajë pikëpamjet që ka dhe të mbrojë atë që mendon.
Por atë me të cilën nuk bie dakord kurrë me të, është sepse ky zotëri së pari u thotë deputetëve të PD, dhe jo vetëm, se ai narkoshteti për të cilin flet Berisha, nuk e beson njeri as këtu as në Luksemburg. Sigurisht se ti çon ato informacione, të cilat janë absolutisht të pavërteta, se narkoshteti është realiteti më dramatik, më tragjik i shqiptarëve. Atëherë unë i drejtoj pyetjen: na thuaj pse ikën 1 milion e 99 mijë shqiptarë gjatë viteve në narkoshtetit ? Na thuaj çfarë janë këto kulla, të cilat vetëm 20 përqind i kanë nga bankat? Na thuaj çfarë përfaqëson Adelajda Roko, motra e vëllezërve Roko, drejtoreshë e planifikimit dhe urbanistikës së përgjithshme, zëvendëse e Edi Ramës në këto funksione ? Na thuaj çfarë do të thotë ky kurs me 35 përqind, i rrëzuar përtokë ? Unë, zotërisë së tij dhe cilido që mohon narkoshtetin, i them me dashje ose pa dashje e mbështet Edi Ramën në platformën e tij." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj