28 Gusht 2025, 13:51
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën e sotme ka akuzuar kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin se mbron krimet elektorale dhe nuk zbaton ligjet antimafie. Berisha tha se Dorian Beu kishte dy vite që jetonte i lirë, ndonëse ishte në kërkim nga SPAK.
Njësoj sipas Berishës, është edhe rasti i Altin Hajrit, që gjithashtu lëviz i lirë. Ai thotë se të gjitha këto ndodhin më dijeninë e politikës dhe Dumanit.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Pra, për të gjithë ata që kanë dyshimin edhe më të vogël se narkoshteti është vepër e kreut të organizatës kriminale, se enturazhi i tij është drogë dhe vetëm drogë, dhe se Altin Troplini është avokat kryesor i këtyre krimeve të shëmtuara. Ka dy vite që jeton i lirë ky Dorian Luca. Dy vite. Në kërkim gjoja. Nuk ekziston kund. Por lufta me drogën është një luftë shumë e vështirë.
Por ne jemi të vendosur absolutisht të qëndrojmë me vendosmëri absolute! Ne kemi një ligj shumë të mirë. Me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, ligji i Antimafies Italiane, i amenduar me disa sugjerime të dobishme. Ajo është një letër e vdekur. Ai ligj ka zero zbatim. Merrni ju Altin Hajrin, gjoja në kërkim, i lirë fare. Edi Rama me firmën e tij, i jep bashkëshortes të ndërtojë hotel në një kohë kur ajo, dhe e gjithë familja e tyre janë subjekt i ligjit antimafie.
Po kjo nuk ndodh se kështu duhet të konfiskosh pasuritë e Fatmir Faqezi Xhafës, se kështu duhet të konfiskosh pasuritë e Saimir Tahirit. Se kështu duhet të konfiskosh pasuritë e Taulant Ballës. Prandaj dhe krimi elektoral dhe ligji antimafie janë asgjësuar nga Altin Troplini. Dhe ky që u kap, ky që u arrestua mbrëmë, ky Eraldi, i rrezikshëm, ua them unë, është përdorur jo nga një grup, është përdorur nga dy-tre grupe. Ky ishte në burg. Kush e liroi? Politika e liroi atë. Kush e liroi. Ky u kap me fishek në fole, me të gjitha mjetet e krimit, u burgos, u lirua për të kryer krimin tjetër. Sepse vendimet i merr droga. Po kthehemi te dreka e drogës. Ja ku i keni. Dy peshkaqenë dhe kryepeshkaqeni i drogës.
sali berisha
Politike
28 Gusht 2025, 13:39
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur ditën e sotme se kryeministri Edi Rama i ka dhënë portin ...
Politike
28 Gusht 2025, 13:28
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka bërë thirrje në konferencën për mediat, FBI-së dhe Kongres...
Politike
28 Gusht 2025, 13:00
r.ll
foto e postuar nga rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vënë nën shënjestër një tjetër gjykatës lidhur me nd&...
Politike
28 Gusht 2025, 12:58
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë më mediat në...
Politike
28 Gusht 2025, 12:48
r.ll
dimal basha
KOSOVË- Kryetari i porsazgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e ka distancuar sërish veten nga një artikull q&e...
Politike
28 Gusht 2025, 12:29
r.ll
mirela kumbaro
TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha gjatë fjalës së saj në aktivitetin për ...
Politike
28 Gusht 2025, 12:14
r.ll
mirela kumbaro
TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka mbajtur fjalën e saj në aktivitetin për Reformën ...
Politike
28 Gusht 2025, 11:39
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar heqjen e të gjithë varrezave të makinave. Rama u shpreh se Shqipëria ...
Politike
28 Gusht 2025, 11:20
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se kapitulli i mjedisit është më sfiduesi në procesin e integr...
Politike
28 Gusht 2025, 11:14
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në aktivitetin e organizuar lidhur me temën e menaxhimit ë mbetjeve...